Tahografi

You are here

Aplikim për Kartë Tahografi Digjital

Baza ligjore:

  • Akt Normativ Nr. 9, datë 11.12.2009 “Për mënyrën e financimit të sistemit të tahografit dixhital në Shqipëri”.
  • Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.1054, datë 22.12.2010 për miratimin e rregullores “Për pajisjet e regjistrimit në transportin rrugor”.
Aplikim për Kartë Tahografi Digjital për ofiçinën

Baza ligjore:

  • Ligj Nr. 9514 datë 18.04.2006 për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen europiane “Për punën e ekuipazheve të mjeteve të përfshira në transportin ndërkombëtar rrugor (AETR) dhe në protokollin e nënshkrimit e në amendamentin Nr. 4 të saj”.
  • Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1054 datë 22.12.2010 për miratimin e rregullores “Për pajisjet e regjistrimit në transportin rrugor”.
  • Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1243 datë 10.09.2008 “Mbi miratimin e rregullores për organizimin e kohës së punës të personave që kryejnë transport rrugor, për orët e drejtuesve të mjeteve dhe pajisjet e regjistrimit”.
  • Udhëzimi Nr. 4 datë 27.05.2014 “Mbi kërkesat teknike dhe standardet e operimit të ofiçinës (Qendrës Teknike) së autorizuar të Tahografit”, i ndryshuar.

Qendrat Teknike në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës, Vlorë, Gjirokastër dhe Fier, kryejnë aktivizimin, instalimin, inspektimin dhe kalibrimin e Tahografit Analog dhe Digjital.

Titullari i Qendrës Teknike të miratuar aplikon pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në të cilën përfshihet, për lëshimin e kartës së memories së drejtuesit teknik dhe teknikëve të certifikuar.

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Kërkesë, autorizim për miratimin e qendrës teknike ose rinovimin e dokumentit të noterizuar - nga Titullari i Qendrës Teknike.
  • Certifikatë e trajnimit për drejtuesin teknik dhe teknikët e certifikuar.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Fotografi (2 copë).
  • Mandat pagesë 100 Euro.

Aplikuesi i cili kërkon të pajiset me Kartë Tahografi Digjital për të gjitha llojet duhet të paraqitet pranë DRSHTRR që përfshin vendbanimin e tij, shoqëruar me dokumentat e lartpërmendura.


Afatet kohore, rinovimi dhe zëvendësimi i kartave:

Kartat e Tahografit Digjital për drejtues mjeti, shoqërie, për kontrollor nominal si dhe për kontrollor në grup, jepen me afat 5-vjeçar. Periudha e vlefshmërisë administrative të Kartës për Ofiçinat dhe Teknikun e Autorizuar ka afat 1-vjeçar.

Zëvëndësimi bëhet:

  • në rast dëmtimi ose mosfunksionimi - kundrejt pagesës dhe ka afat vlefshmërie të njëjtë nëse bëhet deri në 3 muaj para afatit të skadencës.
  • në rast humbje ose vjedhje - kundrejt pagesës dhe ka afat vlefshmërie të njëjtë nëse bëhet deri në 3 muaj para afatit të skadencës, pas denoncimit pranë autoriteteve kompetente nga mbajtësi i kartës.

Kushtet që duhet të plotësojë mjeti përpara kryerjes së shërbimit në Qendrën Teknike Tahograf:

  • mjeti është i pangarkuar dhe në kushte normale operimi,
  • gomat janë në përputhje me rregulloret e konstruksionit dhe përdorimit në zbatim të thellësisë së sipërfaqes së gomës,
  • gomat janë fryrë sipas presionit të rekomanduar nga prodhuesi i mjetit,
  • ofiçina nuk operon në mjetet që, gjatë kontrollit paraprak konstatohen me ndërhyrje të paligjshme në sistemin e pajisjes së kontrollit (Tahografit),
  • teknikët e ofiçinës nuk janë të detyruar të punojnë mbi mjete që sipas mendimit të tyre, duken të jenë të pasigurt.

Tahografët Analog

Procedurat:

  • instalimi i pajisjes së regjistrimit,
  • vulosja,
  • kontrollet dhe inspektimet,
  • inspektimi periodik 2-vjeçar,
  • procedura e inspektimit 6-vjeçare.

Tarifat maksimale për operacionet që kryhen nga ofiçinat e autorizuara të tahografit:

  • e kalibrimit - 8 500 Lekë,
  • e inspektimit me afat 2-vjeçar - 6 500 Lekë,
  • e inspektimit me afat 6-vjeçar - 7 800 Lekë.

Tahografët Digjital

Procedurat:

  • instalimi,
  • aktivizimi,
  • kalibrimi,
  • inspektimi periodik,
  • transferimi i të dhënave,
  • lëshimi i certifikatës së mos transferimit të të dhënave.

Tarifat maksimale për operacionet që kryhen nga ofiçinat e autorizuara të tahografit:

  • e kalibrimit - 8 500 Lekë,
  • e inspektimit me afat 2-vjeçar - 6 500 Lekë,
  • për heqjen e pajisjes së regjistrimit - 7 800 Lekë.

Tarifat e mësipërme për të dyja kategoritë përfshijnë instalimin e pllakës dhe vulosjen.

Aplikim për Kartë Tahografi Digjital për kontrollor në grup

Kartat e memories Tahograf lëshohen nga DPSHTRR për çdo administratë të ngarkuar me grupet e kontrollit të mëposhtëm:

  • Policia Rrugore.
  • Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.
  • Policia Tatimore.

Dokumentacioni i nevojshëm:  

  • Fotokopje e njësuar me vulë të njomë të NIPT-it të institucionit.
  • Autorizim nga institucioni përkatës për personin si përgjegjës i grupit të kontrollit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit të përgjegjësit të grupit.
Aplikim për Kartë Tahografi Digjital për kontrollor nominal

Kartat e Tahografit Digjital për kontrollorin, lëshohen nga DPSHTRR, për çdo inspektor të DRSHTRR dhe DKTRR.

Dokumentacioni i nevojshëm:  

  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Vërtetim banimi.
  • Fotografi (2 copë) të aplikantit.
  • Autorizimi nominal.
Aplikim për Kartë Tahografi Digjital për shoqëri

Kartat e memories Tahograf lëshohen nga DPSHTRR, bazuar në kërkesën e pronarit/administratorit të shoqërive të vendosura në Shqipëri.

Dokumentacioni i nevojshëm:   

  • Ekstrakti i regjistrit tregtar, lëshuar nga QKB, në origjinal ose njehsimi me origjinalin.
  • Fotokopje e kartës së identitetit të përfaqësuesit ligjor të shoqërisë.
  • Autorizim për aplikantin, nëse nuk është përfaqësuesi ligjor i shoqërisë.
  • Mandat pagesë 100 Euro.
Aplikimi për Kartë memorie Tahografi Digjital për drejtues mjeti

Karta e Tahografit Digjital lëshohet nga DPSHTRR-ja nëse kërkuesi:

  • Ka vendbanimin e tij në Shqipëri.
  • Është mbajtësi i një lejedrejtimi të vlefshëm i cila mundëson drejtimin e një mjeti që i nënshtrohet marrëveshjes europiane “AETR”.

Dokumentacioni i nevojshëm:  

  • Fotokopje e lejedrejtimit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Vërtetim banimi.
  • Fotografi (2 copë).
  • Mandat pagesë 100 Euro.