Transporti i udhëtarëve

You are here

Licencë për Transport Rrugor Ndërkombëtar të Udhëtarëve

Kjo licencë, lëshohet në zbatim të VKM-së, Nr.538, datë 26.05.2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga po ato nëpërmjet QKB dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, të ndryshuar, si dhe VKM-së nr.325, datë 19.03.2008, “Për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe njohjen e dokumentave zyrtare, të caktuara për këta operatorë”, të ndryshuar.

Aplikimi bëhet pranë sporteleve të QKB me dokumentat e mëposhtme:

  1. Formulari i autodeklarimit për Administratorin
  2. Formulari i autodeklarimit për Drejtuesin Teknik
  3. Certifikata e Kompetencës Profesionale në Transportin Rrugor Ndërkombëtar të Udhëtarëve, për Drejtuesin Teknik
  4. Kontratë pune me drejtuesin e veprimtarisë (nëse Administratori nuk plotëson kërkesën e kompetencës profesionale)
  5. Dokumentacion për marrëdhënien e qerasë/huapërdorim të mjetit jo në pronësi
  6. Kushtin për qëndrueshmërinë financiare
  7. Dokument identifikimi për administratorin/drejtuesin teknik

Licenca është pa afat dhe jep të drejtën e pajisjes me:
a) Certifikatë për Transport Rrugor Ndërkombëtar të Udhëtarëve (të rastit)

Licencë për Transport Rrugor të Rregullt Ndërqytetas

Kjo licencë, lëshohet në zbatim të Udhëzimit Nr. 5627, datë 18.11.2016 "Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit."

Certifikatë për Transport Rrugor Ndërkombëtar të Udhëtarëve (të rastit)

Aplikimi për herë të parë dhe rinovimi i Certifikatës për Transport Rrugor Ndërkombëtar të Udhëtarëve (të rastit) bëhet vetëm online në linkun: Kliko këtu.

Certifikatë për kryerjen e Shërbimeve të Rregullta Ndërqytetëse

Për pajisjen me këtë Certifikatë subjekti duhet të paraqitet pranë DPSHTRR me dokumentat e mëposhtme:

  1. Kërkesë për certifikim nga Administratori ose Drejtuesi Teknik
  2. Dokumentacionin për marrëdhënien e qirasë/huapërdrorimit të mjetit jo në pronësi
  3. Dokument identifikimi për administratorin/drejtuesin teknik
  4. Kontrollin Teknik Vjetor (SGS)
  5. Kontrollin Teknik të Tahografit (Institucion privat)
  6. Aktin e kushteve të komoditetit
  7. Siguracionin e detyrueshëm për udhëtarët (Institucion privat)
  8. Policë për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (TPL)
  9. Sigurim kontrate me vlerë 70 000 Lekë të reja, në rastin e shtimit të mjetit në linjë

 

Kjo Certifikatë është me afat nga 1-5 vjet.

Akt-Vlerësimi për kushtet e Komoditetit në Transportin Rrugor të Udhëtarëve

Komoditetit në Transportin Rrugor Kombëtar

Autobusë / Taksi

- Pajisja për herë të parë me Akt-Vlerësimin për kushtet e Komoditetit në Transportin Rrugor Kombëtar të Udhëtarëve bëhet vetëm pranë Drejtorisë Rajonale ku subjekti ka selinë duke paraqitur fizikisht mjetin dhe dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Dokument identifikimi
  • Formular i Vetëdeklarimit
  • Certifikatë e Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore – SGS
  • Licenca e Ushtrimit të Aktivitetit

- Rinovimi i Akt-Vlerësimit për kushtet e Komoditetit në Transportin Rrugor Kombëtar të Udhëtarëve bëhet online ose pranë Drejtorisë Rajonale përkatëse me vetëdeklarim. Linku për aplikim online: Kliko këtu.

 

Komoditetit në Transportin Rrugor Ndërkombëtar

Autobusë / Taksi

- Pajisja për herë të parë me Akt-Vlerësimin për kushtet e Komoditetit në Transportin Rrugor Ndërkombëtar të Udhëtarëve bëhet vetëm pranë Drejtorisë Rajonale ku subjekti ka selinë duke paraqitur fizikisht mjetin dhe dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Dokument identifikimi
  • Formular i Vetëdeklarimit
  • Certifikatë e Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore – SGS
  • Licenca e Ushtrimit të Aktivitetit

- Rinovimi i Akt-Vlerësimit për kushtet e Komoditetit në Transportin Rrugor Ndërkombëtar të Udhëtarëve bëhet online ose pranë Drejtorisë Rajonale përkatëse me vetëdeklarim. Linku për aplikim online: Kliko këtu.