Transporti i Mallrave

You are here

Licencë për Transport të Mallrave me Mjete Jashtë Norme

Lëshohet nga DPSHTRR vetëm për subjektet juridike, Neni 15, 16, 32, Udhëzimi 15, datë 27.7.2007, i ndryshuar.

Dokumentat që nevojiten janë:
1. Certifikatë e Kontrollit Fizik të mjetit.
2. Certifikatë e Kompetencës Profesionale në transportin rrugor të mallrave (mbahet fotokopje).
3. Kontratë pune me Drejtuesin Teknik (nëse është i punësuar me kohëzgjatje të paktën 1-vjeçare).
4. Kontratë qiraje (kur mjeti është marrë me qira).
5. Garanci për qëndrueshmërinë financiare të subjektit.

Afati i Licencës është 5-vjeçar, pagesa është 20 000 Lekë.

Licencë për Transport Ndërkombëtar Mallrash për të Tretë dhe me Qira

Kjo licencë lëshohet në zbatim të VKM-së, Nr. 538, datë 26.05.2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga po ato nëpërmjet QKB dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, i ndryshuar, VKM-së Nr. 325, datë 19.03.2008, “Për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe njohjen e dokumentave zyrtare, të caktuara për këta operatorë”, i ndryshuar, si dhe udhëzimi Nr. 15, datë 27.7.2007, i ndryshuar.

Dokumentat që nevojiten janë:
1. Formulari i autodeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti).
2. Ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB), i cili verifikohet dhe përpunohet nga nëpunësi i autorizuar i DPSHTRR-së.
3. Certifikatë e Kompetencës Profesionale në transportin rrugor ndërkombëtar të mallrave për drejtuesin teknik të subjektit.
4. Kontratë pune me Drejtuesin Teknik (nëse është i punësuar me kohëzgjatje të paktën njëvjeçare).
5. Garanci për qëndrueshmërinë financiare të subjektit (9 000 Euro për mjetin e parë dhe 5 000 Euro për çdo mjet shtesë).

Licenca është pa afat, pagesa është 30 000 Lekë.

Kujdes: Me pajisjen me Licencë subjekti i transportit, ka të drejtë të pajisë mjetet me certifikatë brenda 60 ditëve nga data e lëshimit, duke paraqitur lejen e qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje), pasi në rast se nuk tërheq licencën, autorizimin ose certifikatën, atëherë këtij i anulohet licenca, autorizimi ose certifikata.

Certifikatë për Transport Ndërkombëtar Mallrash për të Tretë dhe me Qira

Pajisja për herë të parë me Certifikatë për Transport Ndërkombëtar Mallrash për të Tretë dhe me Qira bëhet pranë DPSHTRR. Për secilin nga mjetet që subjekti kërkon të pajisë me certifikatë, kërkohet Licencë për Transport Rrugor Ndërkombëtar Mallrash për të tretë e me qira.

Dokumentat që nevojiten janë:
1. Formulari i autodeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti).
2. Ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB), i cili verifikohet dhe përpunohet nga nëpunësi i autorizuar i DPSHTRR-së.
3. Certifikatë e Kompetencës Profesionale në transportin rrugor ndërkombëtar të mallrave për drejtuesin teknik të subjektit.
4. Kontratë pune me Drejtuesin Teknik (nëse është i punësuar me kohëzgjatje të paktën njëvjeçare).
5. Garanci për qëndrueshmërinë financiare të subjektit (9 000 Euro për mjetin e parë dhe 5 000 Euro për çdo mjet shtesë).


Rinovimi i kësaj Certifikate, pas (pas përfundimit të vlefshmërisë), bëhet në zbatim të Udhëzimit Nr. 15, datë 27.7.2007, i ndryshuar.

Dokumentat që nevojiten janë:

1.Formular i Autodeklarimit

  • Administratori (përfaqësuesi ligjor)
  • Drejtuesi teknik është mbajtësi i Certifikatës së Kompetencës Ndërkombëtare të Mallrave (CKP)
  • Administratori është edhe Drejtues teknik

2. Ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB), i cili verifikohet dhe përpunohet nga nëpunësi i autorizuar i DPSHTRR-së.
3. Leje qarkullimi për çdo mjet (mbahet fotokopje).
4. Kontratë pune me Drejtuesin teknik (nëse është i punësuar me kohëzgjatje të paktën 1 vjeçare).
5. Kontratë qiraje për mjetet me qira.
6. Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim.
7. Garanci për qëndrueshmërinë financiare të subjektit.

Afati i licencës është 5 vjet.

 

Tarifa                                                  Afati për 5 vjet

1.Certifikatë e tërheqësit                    10 000 Lekë /5 vjet

2. Kamion/rimorkio/1/2 rimorkio         Ton/kapacitet 10 Lekë/në vit

Certifikatë e Kontrollit Teknik të Sigurisë për Mjetet Motorike, Rimorkiot ose Gjysëm Rimorkiot, ndërmjet dy ose më shumë vendeve anëtare ECMT_CEMT

Kjo Certifikatë kërkohet për çdo mjet që bën transport ndërkombëtar të mallrave.

Dokumentat që nevojiten janë:

1. Leje qarkullimi për çdo mjet (mbahet fotokopje).
2. Kontrolli teknik për çdo mjet SGS (mbahet fotokopje).
3. CEMT, Euro III, IV, V, VI për mjetet motorike lëshuar nga prodhuesi (mbahet fotokopje).
4. CEMT, për rimorkiot dhe ½ rimorkiot lëshuar nga prodhuesi ose e njëjta zyrë e DPSHTRR (mbahet fotokopje).
5. Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim.

Afati është 1 vit, pagesa është 1500 Lekë.

Apliko online për këtë Certifikatë duke klikuar këtu.

Certifikatë Miratimi ADR për Mjetet që Transportojnë disa Mallra të Rrezikshme

Kjo Certifikatë kërkohet për të gjitha mjetet që bëjnë transportin ndërkombëtar të disa mallrave të rrezikshme (vetëm brenda vendit), në zbatim të Udhëzimit Nr. 6, datë 27.05.2015, në përputhje me Marrëveshjen Europiane “Për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave të rrezikshme (ADR)”.
Subjektet aplikojnë me kërkesë pranë DPSHTRR-së, si autoriteti përgjegjës për shqyrtimin e dokumentacionit, sipas kreut II dhe III të udhëzimit.

Dokumentat që nevojiten janë:

1. Modeli i aplikimit për certifikatën ADR, sipas aneksit 1, të shtojcës 1, për secilin mjet më vete.
2. Certifikatë/ dëshmi e pronarit ose operatorit të autorizuar sipas aneksit 2, të shtojcës 1.
3. Certifikatë e kontrollit teknik vjetor SGS, e lëshuar jo më shumë se 40 ditë para ditës së caktuar për inspektim.
4. Dokumentat e çisternës, për mjetet-çisternë, sipas modelit 013, të paraqitur në aneksin 9, të shtojcës 1.
5. Certifikatën e miratimit ADR, të vitit paraardhës, nga prodhuesi, deklaratën e kombinuar të konformitetit që i bashkëlidhet formularit të aplikimit sipas aneksit.
6. Certifikatë e miratimit ADR në 3 kopje së bashku me dokumentacionin përcillen në qendrën e inspektimit të zgjedhur nga subjekti, ku dërgohet dhe mjeti që do inspektohet në datën e caktuar në aneksin 1, të shtojcës 1.

Qendrat e inspektimit ADR të licencuara nga Ministria Përgjegjëse për Transportin Rrugor:

1. LICENCË NR: 001 – Zotëruesi i kësaj licence: Shoqëria “AUTO TEKNO - TEST” SHPK
2. LICENCË NR: 002 – Zotëruesi i kësaj licence: Shoqëria “ALMETA GMBH” SHPK
3. LICENCË NR: 003 – Zotëruesi i kësaj licence: Shoqëria “ORLU” SHPK
4. LICENCË NR: 004 – Zotëruesi i kësaj licence: Shoqëria “SHPRESA - AL” SHPK
5. LICENCË NR: 005 – Zotëruesi i kësaj licence: Shoqëria “KASTRATI” SHPK

Afati i Certifikatës ADR për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshme është 1 vit nga data e lëshimit. Vlera e tarifës së shërbimit të shqyrtimit të dokumentacionit nga DPSHTRR për të gjitha llojet e mjeteve është 4 000 Lekë.

Certifikatë për Transport Ndërkombëtar Mallrash për Llogari të Vetë

*Kamionët me kapacitet transportues nën 1500 kg nuk certifikohen për veprimtarinë e transportit ndërkombëtar të mallrave për llogari të vet.

Veprimtaria e transportit ndërkombëtar të mallrave për llogari të vet ushtrohet kundrejt Certifikatës. Ky certifikim lëshohet për subjekte fizike ose juridike.

 Dokumentat që nevojiten janë:

1. Formulari i autodeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti).
2. Ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB), i cili verifikohet dhe përpunohet nga nëpunësi i autorizuar i DRSHTRR-së.
3. Leje e Qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje).
4. Kontratë qiraje për mjetet me qira.
5. Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim.
6. Kontolli Teknik Periodik Vjetor - SGS.

 

Tarifa                                                  Afati 5 vjet                                    

1.Certifikatë e tërheqësit                    10 000 Lekë /5 vjet
2.Kamion/rimorkio/1/2 rimorkio          Ton/kapacitet 100 Lekë/në vit

Shënim: Aplikimi dhe marrja e Certifikatës bëhet pranë DRSHTRR-së ku subjekti ka selinë.

Certifikatë për Transport Mallrash të Rrezikshme Brenda Vendit

*Kamionët me kapacitet transportues nën 1500 kg nuk certifikohen për transport mallrash brenda vendit.

Certifikata për Transport Mallrash të Rrezikshme Brenda Vendit lëshohet për subjekte fizike ose juridike.

Dokumentat që nevojiten janë:

1. Formulari i autodeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti).
2. Ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB), i cili verifikohet, përpunohet nga nëpunësi i autorizuar i DRSHTRR-së.
3. Leje e Qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje).
4. Kontratë qiraje për mjetet me qira.
5. Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim.
6. Kontolli Teknik Periodik Vjetor, SGS (mbahet fotokopje).
7. Certifikatë e miratimit për mjetet (vetëm brenda vendit) që transportojnë disa mallra të rrezikshme ADR, (Udhëzimi Nr. 6, datë 27.5.2015).
8. Certifikatën e kontrollit të pajisjes së transportueshme për mallra të rrezikshme, lëshuar nga Instituti i Enëve nën Presion (model 13).

 

Tarifa                                                  Afati 5 vjet                                                

1.Certifikatë e tërheqësit                    10 000 Lekë /5 vjet
2.Kamion/rimorkio/1/2 rimorkio          Ton/kapacitet 100 Lekë/në vit

Shënim: Aplikimi dhe marrja e certifikatës bëhet pranë DRSHTRR-së ku subjekti ka selinë.

Certifikatë për Transport Ndërkombëtar Mallrash të Rrezikshme

Kamionët me kapacitet transportues nën 1500 kg nuk certifikohen për transportin ndërkombëtar të mallrave të rrezikshme.

Certifikata për Transport Ndërkombëtar Mallrash të Rrezikshme lëshohet për subjekte fizike ose juridike.

Dokumentat që nevojiten janë:

1. Formulari i autodeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti).
2. Ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB), i cili verifikohet, përpunohet nga nëpunësi i autorizuar i DRSHTRR-së.
3. Leje e Qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje).
4. Kontratë qiraje për mjetet me qira.
5. Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim.
6. Kontolli Teknik Periodik Vjetor, SGS (mbahet fotokopje).
7. Certifikatë e miratimit për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshme ADR (udhëzimi Nr. 6, datë 27.5.2015).
8. Certifikatën e kontrollit të pajisjes së transportueshme për mallra të rrezikshme, lëshuar nga Instituti i Enëve nën Presion (model 13).

Afati i Certifikatës është nga 1 deri në 5 vjet.

 

Tarifa                                                  Afati 5 vjet                                                

1. Certifikatë e tërheqësit                    10 000 Lekë /5 vjet
2. Kamion/rimorkio/1/2 rimorkio          Ton/kapacitet 100 Lekë/në vit

Shënim: Aplikimi dhe marrja e Certifikatës bëhet pranë DRSHTRR-së ku subjekti ka selinë.

Llojet e mjeteve dhe mallrave që nuk kanë nevojë për licencim/certifikim

(Sipas Udhëzimit Nr.1648, datë 16.08.1999 të MPPTT)

  1. Në llojet e mjeteve me qira dhe për të tretë, për të cilat nuk kanë nevojë për licencë, përfshihen mjete të:
  • Sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Brendshme dhe të Ministrisë së Drejtësisë.
  • Kryqit të Kuq dhe ato mjete që transportojnë ndihma ushqimore e mjekësore në rastet e fatkeqësive natyrore.
  • Që transportojnë mallrat e rastit për ose nga aeroportet.
  • Transportit të kafshëve të gjalla me kamina të specializuar për këtë qëllim.
  • Që transportojnë pjesë këmbimi për mjetet e difektuara në rrugë, për anije ose për aeroplanë.
  • Që shkojnë për të zëvendësuar një mjet të difektuar në rrugë.
  • Që transportojnë objekte ose materiale për shfaqje teatrale, sportive, cirku, për regjistrime në radio, në televizion dhe për prodhime filmike.
  • Shërbimeve funerale.
  • Shërbimeve bankare.
  • Shërbimeve komunale.
  • Transportit të ujit të pijshëm.
  • Autoriteteve lokale për mbrojtjen Civile (MCR), të policisë, zjarrfikësve, autoambulancve, avaro-shpëtueseve të minierave.
  • Urgjencës së elektrikut, ujit të pijshëm, telekomit, të aeroporteve brenda tyre.
  • Të provës nga prodhuesi, autoshkollave.
  • Pastrimit të borës dhe shpërndarjes së kripës dhe rërës në rrugë.
  • Që lëvizin të pajisur me mekanizma ngarkim-shkarkimi, trajlera ose rimorkio që nuk shërbejnë për transport mallrash por që lidhen me konstruksionin e mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve, rulat rrugore dhe rimorkiot e tyre.

 

  1. Në llojet e mallrave për transport brenda vendit që nuk kanë nevojë për certifikatë përfshihen: 
  • Mallrat që transportohen me mjete që përfshihen në pikën 1, kur ato punojnë për llogari të vet.
  • Transporti mbeturinave që dalin nga pastrimi i qyteteve dhe shërbimeve të tjera publike në qytete.
  • Çimento rifuxho nga fabrika për në objektet e ndërtimit.
  • Furnizimi i njësive tregtare me vezë, peshk i freskët, perime të freskëta, qumësht e prodhime të tij, kur ato ndodhen brenda qytetit.
  • Furnizimi i farmacive ose spitaleve me barna mjekësore brenda qytetit.
  • Transporti i postës, kur mjetet janë pronë e Drejtorisë së Përgjithshme të Postave.
  • Transporti i prodhimeve nga fermat bujqësore e blegtorale për në fabrikat e përpunimit.
  • Transporti i orendive, mobiljeve dhe sendeve të tjera shtëpiake si dhe orendi e pajisje zyrash.
  • Transporti i sendeve apo lëndëve të konsumit publik si libra, pajisje shkollash, spitalesh apo qëndra shëndetësore, ose qëndra kërkimore shkencore.
  • Transporti i sendeve dhe lëndëve të forcave të armatosura.
  • Në të gjitha rastet e mësipërme, subjekti pronar i mjetit, vërteton me dokumenta zyrtare të lëshuara prej tij llojin dhe destinacionin e mallrave me përjashtim të forcave të armatosura.