Autoshkolla

You are here

Marrja e licencës dhe kushtet e veprimtarisë

Subjektet Autoshkollë, për t'u pajisur me licencë të nënkategorisë VII.3.A “Autoshkollë, duhet të paraqesin pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB):

  1. DAP (Dëshminë e Aftësisë Profesionale) të mësuesit të teorisë. Në mungesë të kësaj të fundit nevojitet kontrata e aplikuesit me një person të pajisur me këtë dëshmi, i cili do të jetë edhe drejtuesi teknik i autoshkollës.
  2. DAP për instruktorët e praktikës dhe kontratat që provojnë marrëdhëniet e kërkuara të punës.
  3. Dokumentat e pronësisë, ose të marrjes me qira të një klase për zhvillimin e mësimit të teorisë.
  4. Dokumentat e pronësisë të subjektit kërkues, për çdo mjet rrugor, të çdo kategorie lejedrejtimi apo dëshmie dhe certifikate profesionale, për të cilat kërkon licencën.
  5. Rregullore e brendshme e funksionimit të autoshkollës.
  6. Mandat pagesë e tarifës për pajisjen me licencë në QKB.

Licenca që lëshohet nga QKB, VII.3.A “Autoshkollë”, është pa afat dhe ka kategoritë:

  • VII.3.A.1  “Autoshkollë për dhënien e lejes së drejtimit” ku futen kategoritë e lejeve të drejtimit.
  • VII.3.A.2  “Autoshkollë për dhënien e Certifikatave të Aftësive Profesionale (CAP)”, ku futen kategoritë e CAP.
  • VII.3.A.3  “Autoshkollë për dhënien e Dëshmisë së Aftësisë Profesionale” ku futen: Automakinist; eskavatorist; buldozierist.

Autoshkollat zhvillojnë veprimtari mësimore, edukuese dhe instruktuese për formimin e drejtuesve të mjeteve me motor, sipas përcaktimeve të licencës.

Ambientet, pajisjet mësimore, materialet didaktike për mësimin e teorisë

Për mësimin e teorisë, Autoshkolla duhet të ketë:

  1. një klasë me ambient të mjaftueshëm dhe funksional me kapacitet jo më pak se 20 vende, të ndarë nga zyrat e tjera ose nga zyra e pritjes së publikut. Klasa duhet të ketë ndriçim dhe ventilim të mjaftueshëm si dhe mjetet e nevojshme për mbrojtjen nga zjarri (MNZ),
  2. ambient hidrosanitar sipas rregullave në fuqi dhe me ujë të vazhdueshëm, brenda ambientit të autoshkollës.

Sipërfaqet e të gjitha ambienteve (klasa, zyra e pritjes së publikut, ambienti hidrosanitar) nuk duhet të jenë më pak se 30 m2.

Pajisjet e klasës së mësimdhënies, minimalisht, duhet të përfshijnë:

  1. një tavolinë për mësuesin e teorisë;
  2. një tabelë shkrimi, prej dërrase ose xhami, me përmasa minimale 1.1m x 0.8 m;
  3. tavolina dhe ndenjëse të përshtatshme të vendosura në distancë të përshtatshme;
  4. të paktën 5 kompjutera për kandidatët për prova testimi dhe projektor.

Materialet didaktike për mësimin e teorisë përfshijnë:

       a) një seri tabelash me sinjalet rrugore (sinjalet vertikale, sinjalet horizontale, sinjalet e ndritshme dhe sinjalet e policëve të trafikut),

       b) tabela mbi sjelljen në rast aksidentesh, si dhe qendrimi e masat që duhen marrë në këto raste,

       c) maket elektrik i ndriçuar, për motor dhe automjet,

       d) një vend të përshtatshëm ku të vendoset një sedilje me rripa sigurimi dhe kaska mbrojtëse që shërbejnë për të treguar funksionimin e tyre,

       e) një vend të përshtatshëm ku të vendosen pajisje që shërbejnë për zvogëlimin e ndotjes mjedisore,

       f) një vend të përshtatshëm ku të vendoset kutia e ndihmës së shpejtë,

       g) tabela të përshtatshme për njohjen e mallrave dhe ngarkesave të rrezikshme,

     h) maket automjeti ku të tregohen sistemet kryesore të motorit (sistemi i ftohjes, i lubrifikimit, i ndezjes, i ushqimit), sistemi i drejtimit, sistemi i frenimit, amortizatorët, struktura e karrocerisë. Për rastet kur maketi është i pakompletuar me sistemet dhe elementet e mësipërm atëherë këto duhet të tregohen me tabela,

      i) tabela shpjeguese për lidhjen e rimorkiove dhe pjesët e frenimit të rimorkiove.

*Materiali didaktik i përmendur në germat b, c, d, f, g dhe h mund të zëvëndësohet me pajisje audiovizive ose multimediale të përshtatshme, të miratuara nga DPSHTRR-ja.

Mjetet për ushtrimin e praktikës

Mjetet për ushtrimin e praktikës përfshijnë mjetet e nevojshme për pajisjen me lejedrejtimi të kategorive A1, A2, A, B1, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Mjetet rrugore që përdoren gjatë përgatitjes praktike dhe provave për lejedrejtimi e Certifikata të Aftësisë Profesionale, duhet të plotësojnë kushtet teknike si më poshtë:

  • Për kategorinë A1, motor pa kosh, me cilindratë prej të paktën 120 cm3 dhe të aftë për një shpejtësi të paktën 90 km/orë. Për lejedrejtimi të posaçme të kësaj kategorie, prova bëhet me motor me 3 dhe 4 rrota dhe që arrin shpejtësinë të paktën 60 km/orë.
  • Për kategorinë A2, motor pa kosh, me cilindratë të paktën 400 cm3 dhe një fuqi të paktën 25 kw.
  • Për kategorinë A, motor pa kosh, me cilindratë të paktën 600 cm3 dhe një fuqi të paktën 40 kw.
  • Për kategorinë B, automjet me 4 rrota, i kategorisë B, i aftë të arrijë shpejtësinë të paktën prej 100 km/orë.
  • Për kategorinë BE, kombinim i një automjeti të kategorisë B dhe një rimorkioje, me masë maksimale të autorizuar prej të paktën 1000 kg, me kapacitet shpejtësie prej të paktën 100 km/orë, që nuk përfshihet në kategorinë B; pjesa e ngarkesës së rimorkios do të përbëhet nga një trup i mbyllur, i cili është të paktën aq i gjerë dhe i lartë sa mjeti motorik; trupi i mbyllur mundet gjithashtu, të jetë pak më i gjerë sesa mjeti motorik, duke u siguruar që pamja nga prapa është e mundur vetëm nga përdorimi i pasqyrave të jashtme me pamje nga prapa, të mjetit motorik; rimorkioja duhet të jetë me një masë të përgjithshme minimale reale prej 800 kg.
  • Për kategorinë B1, motomjet me 4 rrota (kategoria L7), që arrin të paktën 60 km/orë.
  • Për kategorinë C, një mjet i kategorisë C, me një masë maksimale të autorizuar prej të paktën 12 000 kg, me një gjatësi prej të paktën 8 m, me një gjerësi prej të paktën 2,40 m dhe një kapacitet shpejtësie prej të paktën 80 km/orë, i pajisur me frena kundra bllokimit, i pajisur me një kuti shpejtësie që ka të paktën 8 shkallë të lëvizjes përpara dhe pajisjen e regjistrimit, siç është përcaktuar nga legjislacioni në fuqi; karroceria duhet të jetë në formën e një trupi të mbyllur, i cili është të paktën aq i gjerë dhe i lartë sa kabina; mjeti, gjatë provës, duhet të ketë një masë të përgjithshme minimale reale prej 10 000 kg.
  • Për kategorinë CE, mjet i artikuluar ose një kombinim i mjetit të provës së kategorisë C dhe një rimorkio me gjatësi të paktën 7,5 m; si mjet i artikuluar dhe i kombinuar duhet të ketë një masë maksimale të autorizuar prej të paktën 20 000 kg, një gjatësi prej të paktën 14 m dhe një gjerësi prej të paktën 2,40 m dhe duhet të arrijë shpejtësinë prej të paktën 80 km/orë, e pajisur me frena kundra bllokimit, e pajisur me një kuti shpejtësie që ka të paktën 8 shkallë të lëvizjes përpara dhe me pajisje regjistruese, siç është përcaktuar nga legjislacioni në fuqi; karroceria duhet të jetë në formën e  një trupi të mbyllur, i cili është të paktën aq i gjerë dhe i lartë sa kabina; si mjeti me rimorkio, edhe ai i kombinuari, duhet të jenë me një masë të përgjithshme minimale reale prej 15 000 kg.
  • Për kategorinë C1, një mjet i kategorisë C1, me një masë maksimale të autorizuar prej të paktën 4 000 kg, me një gjatësi prej të paktën 5 m dhe duhet të arrijë shpejtësinë prej të paktën 80 km/orë; i pajisur me frena kundra bllokimit dhe me pajisje regjistruese, siç është përcaktuar nga legjislacioni në fuqi; karroceria duhet të jetë në formën e një trupi të mbyllur, i cili është të paktën aq i gjerë dhe i lartë sa kabina.
  • Për kategorinë C1E, një kombinim i përbërë nga një mjet i kategorisë C1 dhe një rimorkio, me një masë maksimale të autorizuar prej të paktën 1 250 kg; ky kombinim duhet të jetë të paktën 8 m i gjatë dhe që arrin shpejtësinë prej të paktën 80 km/orë; karroceria duhet të jetë në formën e një trupi të mbyllur, i cili është të paktën aq i gjerë dhe i lartë sa kabina; karroceria mundet gjithashtu, të jetë pak më e gjerë se kabina, duke u siguruar që pamja prapa është e mundur vetëm nga përdorimi i pasqyrave të jashtme, me pamje nga prapa, të mjetit motorik; rimorkioja duhet të jetë me një masë të përgjithshme minimale reale prej 800 kg.
  • Për kategorinë D, një mjet i kategorisë D, me një gjatësi prej të paktën 10 m, një gjerësi prej të paktën 2,40 m dhe që arrin një shpejtësi prej të paktën 80 km/orë; i pajisur me frena kundra bllokimit dhe me pajisje regjistruese, siç është përcaktuar në legjislacionin në fuqi.
  • Për kategorinë DE, një kombinim i përbërë nga një mjet i kategorisë D dhe një rimorkio me një masë maksimale të autorizuar prej të paktën 1 250 kg, një gjerësi prej të paktën 2,40 m dhe që arrin një shpejtësi prej të paktën 80 km/orë; karroceria duhet të jetë në formën e një trupi të mbyllur, i cili është të paktën 2 m i gjerë dhe 2 m i lartë; rimorkioja duhet të jetë me një masë të përgjithshme minimale reale prej 800 kg.
  • Për kategorinë D1, një mjet i kategorisë D1, me një masë maksimale të autorizuar prej të paktën 4 000 kg, me një gjatësi prej të paktën 5 m dhe që arrin shpejtësinë prej të paktën 80 km/h; i pajisur me frena kundra bllokimit dhe me pajisje regjistruese, siç është përcaktuar nga legjislacioni në fuqi.
  • Për kategorinë D1E, një kombinim i një mjeti të kategorisë D1 dhe një rimorkioje, me një masë maksimale të autorizuar prej të paktën 1 250 kg dhe që arrin shpejtësinë prej të paktën 80 km/orë; karroceria duhet të jetë në formën e një trupi të mbyllur, i cili është të paktën 2 m i gjerë dhe 2 m i lartë; rimorkioja duhet të jetë me një masë të përgjithshme minimale reale prej 800 kg.

Për rastet kur kandidati kërkon të pajiset me lejedrejtimi, me kuti shpejtësie automatike, mjeti për ushtrimin e praktikës duhet të jetë me kuti shpejtësie automatike.

Mjetet rrugore mësimore, me kuti shpejtësie manuale, përveç atyre të kategorisë “A1, A2 dhe A”, duhet të jenë të pajisura me pedale të dyfishta (gaz, friksion, frena), ndërsa mjetet rrugore mësimore me kuti shpejtësie automatike, përveç atyre të kategorisë “A1, A2 dhe A”, duhet të jenë të pajisura me pedale të dyfishta për gaz dhe frena. Pedalet e dyfishta dhe hapësira ndërmjet instruktorit e drejtuesit të mjetit duhet të jenë të përshtatshme me qëllim që të mundësojnë ndërhyrjet e instruktorit në drejtimin e mjetit rrugor. Mjetet rrugore mësimore duhet të jenë me pamje të jashtme të rregullt dhe në gjendje të mirë teknike.

Mjetet për ushtrimin e praktikës janë pronë e autoshkollës dhe të miratuara me autorizim të veçantë nga DRSHTRR-ja.

Autoshkolla mund të ketë edhe mjete të përshtatshme për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë B me kodin e harmonizuar 96.

Mjetet duhet të jenë të pajisura me shenjën dalluese “AUTOSHKOLLA” që është një panel katërkëndor, me kënde të rrumbullakosura, që përmban shkrimin AUTOSHKOLLA, në ngjyrë të zezë mbi sfond të bardhë, prapareflektues, i cili vendoset mbi kabinë për autoveturat dhe para dhe prapa për motorat, kamionët e autobusët. Shenja duhet të jete e lexueshme, ditën dhe natën, nga të dyja anët. Në pjesët anësore të mjetit të shkruhen fjalët AUTOSHKOLLA dhe emri i subjektit, të inkuadruar brenda formave të rregullta gjeometrike dhe të jetë e kufizuar në sipërfaqet larg sinjaleve pamore dhe ndriçuese, si dhe nga targat të paktën 20 cm, duke u reduktuar në 10 cm në pjesët anësore. Përmasat e shenjës dalluese dhe ato të shkrimit përcaktohen sipas rasteve për të cilat nevojiten (figurat IV. 1, IV. 2).

Dokumentat që administrohen nga Autoshkolla

Dokumentat që administrohen nga autoshkolla janë:

  1. Licenca e veprimtarisë për autoshkollë, të marrë nga QKB.
  2. Dokumenti i identifikimit të titullarit të licencës dhe i drejtuesit teknik.
  3. Rregullorja për funksionimin e autoshkollës ku janë përcaktuar:
    • orari ditor dhe ditët e veprimtarisë,
    • orët e zhvillimit të seancave të teorisë dhe të praktikës,
    • detyrat dhe të drejtat e personelit,
    • detyrat dhe të drejtat e kandidatit,
    • kushtet e marrëveshjes me kandidatin dhe përcaktimi i tarifave të shërbimit.
  4. Leje për ushtrimin e aktivitetit për përgatitjen e kandidatëve për drejtues mjeti, model D/LAU.
  5. Autorizim mjeti për ushtrim praktike dhe marrje në prova, model D/AMP.
  6. Dëshmitë e Aftësive Profesionale (DAP) për mësuesit e teorisë dhe të instruktorit të praktikës dhe dokumentat e identifikimit të tyre.
  7. Autorizim për instruktorin e praktikës të lëshuar nga Drejtoria Rajonale, model D/AIP.
  8. Kontratat e punësimit (të lidhur midis titullarit të licencës dhe personelit).
  9. Leja e përgatitjes teorike, model DD/T, ose autorizimi i praktikës të kandidatit, model DD/P.
  10. Regjistri i kandidatëve për drejtues mjeti (amza), model DD-Amza.
  11. Regjistri i zhvillimit të mësimit të teorisë, model DD-RT. Regjistri plotësohet nga mësuesi i teorisë.
  12. Regjistri i zhvillimit të mësimit të praktikës, model DD-RP. Regjistri plotësohet nga instruktori i praktikës.
  13. Dokumentat ligjore të pronësisë ose të marrjes me qira të ambientit të autoshkollës shoqëruar me planimetrinë e klasës, pjesë e dokumentacionit ligjor të pronësisë.
  14. Dokumentat ligjore të mjeteve (leje qarkullimi, siguracion, kontroll teknik).
  15. Kontrata e lidhur ndërmjet titullarit të autoshkollës dhe kandidatit, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrat e secilës palë.

Kandidati ka të drejtë të anullojë kontratën në rast se autoshkolla nuk e pajis atë me Leje për kursin e teorisë apo me Autorizimin për ushtrimin e praktikës, brenda 10 ditëve, nga data e kërkesës ose nga data e fitimit të provimit të teorisë.

Në rastin e anullimit të kontratës me autoshkollën, apo me kërkesën e njërës prej palëve, kandidati mund të regjistrohet në një autoshkollë tjetër.

Regjistrimi i Autoshkollës në DPSHTRR, vendndodhja dhe transferimi

Regjistrimi i Autoshkollës në DPSHTRR

Me dorëzimin e dokumentave nga autoshkolla, DRSHTRR bën verifikimin nëse ky subjekt plotëson kriteret teknike dhe profesionale për të ushtruar veprimtarinë sipas përcaktimeve të licencës. Verifikimi bëhet nga një komision me kryetar Drejtorin e Drejtorisë Rajonale dhe dy anëtarë të tjerë inxhinierë mekanik, brenda 30 ditëve.

Në përfundim, komisioni harton procesverbalin e verifikimit, model D/PKA, ku përcaktohet plotësimi i kritereve teknike dhe profesionale. Në qoftë se autoshkolla nuk plotëson kriteret teknike dhe profesionale sipas licencës për një kategori të caktuar, atëherë kjo kategori nuk regjistrohet në sistemin e të dhënave të autoshkollave në DPSHTRR. Mbi bazën e licencës dhe të procesverbalit “Mbi verifikimin e kushteve për autoshkollë” lëshohet, nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale, “Leje për ushtrim aktiviteti”, model D/LAU.


Vendndodhja dhe Transferimi

Autoshkolla duhet të afishojë në selinë e saj ditët dhe orët e punës për mësimet teorike dhe praktike.

Ndryshimi i vendndodhjes së autoshkollës bëhet duke paraqitur kërkesë me shkrim pranë QKR, QKB dhe DRSHTRR, 30 ditë përpara se të bëhet transferimi. Ndryshimi i vendndodhjes së autoshkollës bëhet sipas ndryshimeve që bëhen në licencën e zhvillimit të veprimtarisë në QKR dhe QKB.

Titullari ose Drejtuesi Teknik i autoshkollës duhet të informojë Drejtorinë Rajonale për çdo ndryshim të vendndodhjes të autoshkollës.

Në rast ndryshimi të vendndodhjes së aktivitetit të autoshkollës pa bërë ndryshimet në QKR dhe QKB dhe pa u verifikuar nga DRSHTRR aktiviteti i autoshkollës pezullohet për një periudhë 1-3 muaj.

Mësuesit e teorisë dhe instruktorët e praktikës

Autoshkolla duhet të ketë të paktën një mësues teorie dhe të paktën një instruktor për ushtrimin e praktikës.

Mësuesit e teorisë duhet të jenë të pajisur me diplomën e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike ose të jenë Oficerë Transporti të diplomuar në Akademinë e Forcave Tokësore si dhe të jenë të pajisur të paktën me lejedrejtimi të kategorisë B. Mësuesit e teorisë duhet të jenë të pajisur me Dëshmi të Aftësisë Profesionale - DAP “Mësues teorie”, e cila është e vlefshme si për përgatitjen e kandidatëve për lejedrejtimi edhe për kandidatët për Certifikatë të Aftësisë Profesionale (CAP). DAP e mësuesit të teorisë është pa afat. Rinovimi i saj bëhet për rastet kur ajo dëmtohet, humbet ose kur poseduesi i saj ndryshon vendbanimin.

Instruktorët e praktikës duhet të jenë të pajisur me Dëshmi të Aftësisë Profesionale - DAP për lejedrejtimi dhe kur përgatit kandidatë për CAP duhet të ketë edhe Certifikatën e Aftësimit Profesional (CAP) në varësi të kandidatëve që përgatit. Instruktorët e praktikës duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm si dhe duhet të plotësojnë kërkesat për moshën, kualifikimin dhe eksperiencën.

Kushti i moshës: Instruktori i praktikës duhet të jetë me moshë jo më të madhe se 65 vjeç dhe jo më të vogël se 30 vjeç.


Kushti i kualifikimit dhe eksperiencës:

  • Për kategorinë A1, A2, A duhet të jetë i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë A prej të paktën 10 vjet.
  • Për kategorinë A1, B1, B duhet të jetë i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë B prej të paktën 10 vjet ose çdo kategori më e lartë se B.
  • Për kategorinë B96, BE duhet të jetë i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë BE prej të paktën 10 vjet ose çdo kategori më e lartë se BE.
  • Për kategorinë C1, C duhet të jetë i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë C prej të paktën 10 vjet ose çdo kategori më e lartë se C.
  • Për kategorinë C1E, CE duhet të jetë i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë CE prej të paktën 10 vjet ose çdo kategori më e lartë se CE.
  • Për kategorinë D1, D duhet të jetë i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë D prej të paktën 10 vjet.
  • Për kategorinë D1E, DE duhet të jetë i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë DE prej të paktën 10 vjet.
  • Për CAP duhet të jetë i pajisur me CAP përkatës.

DAP e instruktorit të praktikës, lëshohet për një afat 5-vjeçar, me të drejtë rinovimi, nëse poseduesi zotëron aftësitë e kërkuara fizike e psikike dhe shfrytëzohet vetëm për ato qëllime, për të cilat ajo është lëshuar. DPSHTRR-ja pajis me autorizim të veçantë instruktorin e praktikës për përgatitjen e kandidatëve të autoshkollës në të cilën ai është i punësuar. Në asnjë rast, instruktori i praktikës nuk mund të përgatisë kandidatë të cilët nuk i përkasin autoshkollës për të cilën është autorizuar. Të drejtën e anullimit të Dëshmisë së Aftësisë Profesionale, kur mbajtësi i saj kryen shkelje, në mënyrë të përsëritur, të legjislacionit rrugor ose kur shpërdoron detyrën apo nuk merr pjesë në kurset periodike të formimit profesional, të organizuara nga DPSHTRR-ja, e ka organi që e ka lëshuar atë, Autoshkolla nuk mund të programojë më shumë se 6 orë mësimi teorik për një mësues teorie e 8 orë mësimi praktik në ditë për një instruktor praktike.

Regjistrimi i kandidatëve për lejedrejtimi

Regjistrimi i personave të interesuar për t’u pajisur me lejedrejtimi bëhet në autoshkolla.

Para lëshimit të Lejes apo Autorizimit bëhet pagesa përkatëse sipas kategorisë së lejedrejtimit. Pagesa mund të bëhet në një bankë të nivelit të dytë ose pranë zyrave përkatëse të DRSHTRR.

Data e regjistrimit është data e pajisjes me “LEJE” për përgatitjen e njohurive teorike ose “AUTORIZIM” për përgatitjen e aftësive drejtuese e të sjelljes.


Regjistrimi i kandidatit për zhvillimin e kursit të teorisë

Zyra përkatëse e DRSHTRR-së, pas dorëzimit të dokumenteve nga përfaqësuesi i autoshkollës, miraton regjistrimin e kandidatit në kursin e përgatitjes teorike pasi shqyrton plotësimin e kritereve si më poshtë:

Për kandidatin:

  • të plotësojë kërkesat e moshës minimale dhe maksimale në varësi të kategorisë së lejedrejtimit siç përcaktohet në Udhëzim dhe në dispozitat e Kodit Rrugor për moshën maksimale,
  • të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente për ndalim pajisje të kandidatit me lejedrejtimi,
  • të jetë i pajisur me kategorinë e duhur të lejedrejtimit që mundëson kalimin në kategorinë e lejedrejtimit që kërkohet siç parashikohet në Lidhjen 2 të Udhëzimi Nr. 682/4, datë 1.4.2017,
  • të mos jetë në proces përgatitje teorike për kategori tjetër,
  • të mos jetë në proces përgatitje praktike për asnjë kategori tjetër, përveç kategorisë A1, A2 dhe A,
  • të ketë minimalisht një pikë nga gjendja e pikëve si dhe të mos ketë lejedrejtimi të hequr.

Për autoshkollën:

  • të ketë licencë të vlefshme për kategorinë që kërkohet,
  • të ketë Drejtues Teknik me kontratë pune të vlefshme (data e përfundimit të kontratës të jetë më e vonshme se data kur bëhet regjistrimi),
  • të ketë mësues teorie (mësuesi i teorisë mund të jetë njëkohësisht dhe Drejtues Teknik) si dhe të jetë:

                     - i punësuar me kontratë pune të vlefshme (data e përfundimit të kontratës të jetë më e vonshme se data kur bëhet regjistrimi),

                     - me DAP të vlefshëm.

Në rast se kontrata e punës përfundon brenda periudhës së zhvillimit të kursit të teorisë, autoshkolla duhet të marrë masa për mosndërprerje të procesit mësimor. Këto kushte duhet të jenë të vlefshme për çdo ditë përgatitje të kandidatit.

Për çdo ndryshim, përfaqësuesi ligjor i autoshkollës, duhet të njoftojë me shkrim DRSHTRR-në për marrjen e masave të nevojshme.

Në përfundim të këtij miratimi DRSHTRR lëshon “LEJE”, model DD/T, të vlefshme për provën e teorisë për 6 muaj nga data e lëshimit të Lejes.


Regjistrimi i kandidatit për zhvillimin e kursit të praktikës

DRSHTRR lëshon Autorizimin e praktikës së kandidatit me kërkesë të autoshkollës. Kërkesa mund të bëhet me shkrim ose në rrugë elektronike.

Autorizimi lëshohet pasi shqyrtohet plotësimi i kritereve si më poshtë:

Për kandidatin

  • të ketë teori të vlefshme ose të ketë dorëzuar dokumentet e nevojshme,
  • të plotësojë kërkesat e moshës minimale dhe maksimale, në varësi të kategorisë së lejedrejtimit siç përcaktohet në Udhëzim dhe në dispozitat e Kodit Rrugor për moshën maksimale,
  • të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente, për ndalim pajisje  të kandidatit me lejedrejtimi,
  • të jetë i pajisur me lejedrejtimin e duhur që mundëson kalimin në kategorinë e lejedrejtimit që kërkohet,
  • të mos jetë në proces përgatitje praktike për kategori tjetër,
  • të ketë minimalisht një pikë nga gjendja e pikëve si dhe të mos ketë lejedrejtimi të hequr.

Për autoshkollën

  • të ketë licencë të vlefshme për kategorinë që kërkohet,
  • të ketë drejtues teknik me kontratë pune të vlefshme (data e përfundimit të kontratës të jetë më e vonshme se data kur bëhet regjistrimi),
  • të ketë instruktor praktike:

                   - i punësuar me kontratë pune të vlefshme,

                   - me dëshmi të vlefshme si “instruktor praktike” për kategorinë përkatëse,

  • me lejedrejtimi të vlefshme për kategorinë përkatëse,
  • me jo më shumë se 12 kandidatë në ditë,
  • me autorizim për ushtrim praktike për autoshkollën.

Data e përfundimit të vlefshmërisë së këtyre dokumenteve të jetë më e vonshme se data kur bëhet regjistrimi në praktikë.

Instruktori i praktikës duhet të jetë jo më i madh se 65 vjeç dhe jo më i vogël se 30 vjeç i pajisur me lejedrejtimi të vlefshme për të njëjtën kategori mjeti, të marrë të paktën prej 10 vjetësh, ose lejedrejtimi të vlefshme për një kategori më të lartë.

Një instruktor praktike mund të përdorë çdo mjet të autoshkollës, sipas kategorisë përkatëse që disponon instruktori, por nuk mund të punojë në 2 autoshkolla të ndryshme njëkohësisht.

  • të ketë një mjet praktike të kategorisë përkatëse,
  • me autorizim të vlefshëm si mjet autoshkolle i kategorisë përkatëse,
  • me siguracion të vlefshëm,
  • me kontroll teknik të vlefshëm.

Me një mjet autoshkollë nuk mund të ushtrohen në praktikë më shumë se 12 kandidatë në ditë. Me kërkesë të drejtuesit teknik të autoshkollës, DRSHTRR miraton ndryshimin e instruktorit të praktikës apo të mjetit me të cilin përgatitet kandidati, me kusht që të plotësohen kërkesat për instruktor praktike dhe të ketë mjet praktike të kategorisë përkatëse.

Këto kushte duhet të jenë të vlefshme për çdo ditë përgatitje të kandidatit.

Autoshkolla duhet të ketë të paktën një mjet për çdo kategori lejedrejtimi për të cilat është licencuar.

Në rast se vlefshmëria e ndonjë prej dokumentave të mësipërme përfundon brenda periudhës së zhvillimit të kursit të praktikës, autoshkolla duhet të marrë masat e duhura për mosndërprerje të procesit mësimor.

Me përfundimin e regjistrimit të kandidatit në praktikë, DRSHTRR lëshon Autorizimin përkatës, model DD/P.

Autorizimet DL/P të miratuara nga DPSHTRR janë:

Transferimi i regjistrimit të kandidatëve

Procedurat që ndiqen për kandidatët për drejtues mjeti kur ata transferohen nga një autoshkollë në një tjetër kur:

  • aktiviteti i autoshkollës pezullohet ose ndërpritet,
  • prishet kontrata midis kandidatit dhe autoshkollës,
  • me kërkesë të tij në DRSHTRR.

DRSHTRR njofton autoshkollën për transferimin e kandidatit në rastin kur kandidati:

  1. I pajisur me “LEJE” model DD/T, nuk e ka përfunduar kursin e përgatitjes teorike, kjo leje anullohet. Kandidati pajiset me “LEJE” të re sipas regjistrimit në autoshkollën tjetër dhe e fillon kursin nga e para. Certifikata mjekësore e kandidatit duhet të jetë e vlefshme në datën e regjistrimit të ri.
  2. Ka kryer kursin e përgatitjes së teorisë, por nuk është marrë në prova ose nuk e ka fituar provën e teorisë, ai do të vazhdojë serinë e provave të teorisë, të pakryera.
  3. Është shpallur “Fitues” në provat e kontrollit të njohurive teorike, ose është pajisur me autorizimin e praktikës, model DD/P por nuk e ka përfunduar kursin e përgatitjes praktike, autorizimi anullohet, kandidati pajiset me autorizim të ri dhe fillon nga e para kursin e praktikës në autoshkollën tjetër.
  4. Ka kryer kursin e përgatitjes praktike, por nuk është marrë në prova ose, është marrë në prova por nuk e ka fituar, ai do të vazhdojë serinë e provave, të pakryera me një mjet dhe instruktor praktike të një autoshkolle tjetër.

Lejet dhe autorizimet e reja lëshohen pas kryerjes së pagesave përkatëse.

Pagesat për regjistrimet e mëparshme nuk kthehen.

Kategoritë e lejedrejtimit dhe moshat minimale të kandidatëve
Lejedrejtimi Aftësia për të drejtuar

Kategoria A1

Mosha minimale 18 vjeç

• motor pa kosh (kategoria L3) me cilindratë deri 125 cm³ dhe fuqi max deri 11 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.1 kw/kg.

• motor me kosh (Kategoria L4) me cilindratë deri 125 cm³ dhe fuqi max deri 11 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.1 kw/kg.

• triçikël (motomjete me tre rrota, simetrike ndaj aksit gjatësor, kategoria L5), me fuqi deri 15 kw.

• makina bujqësore dhe komplekset e mjeteve bujqësore që nuk i kalojnë kufijtë e përcaktuar në nenin 53, pika 4 e Kodit Rrugor (gjerësia: 1.6 m, gjatësia: 4m, lartësia 2.5 m, masa maksimale e autorizuar me ngarkesë: 2.5 ton, shpejtësia: 40 km/orë).

Kategoria A2

Mosha minimale 18 vjeç

• motor pa kosh (Kategoria L3), me fuqi maksimale deri 35 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.2 kw/kg dhe që nuk rrjedh nga një mjet me më shumë se dyfishi i fuqisë së tij.

• motor me kosh (Kategoria L4) me fuqi maksimale deri 35 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.2 kw/kg dhe që nuk rrjedh nga një mjet me më shumë se dyfishi i fuqisë së tij.

Kategoria A

Të paktën 2 vjet pas A2

• motomjete me fuqi më të madhe se 15 kw (motomjete me tre rrota, simetrike ndaj aksit gjatësor) dhe me kusht që të jenë mbi 21 vjeç.

• motor pa kosh (L3) ose me kosh (L4) që nuk i përkasin kategorive A1 dhe A2.

Kategoria B1

Mosha minimale 18 vjeç

• motomjete me katër rrota, të ndryshëm nga ata AM, masa pa ngarkesë e të cilave është më e vogël ose e barabartë me 400 kg ose 550 kg për mjetet e destinuara për transport mallrash (kategoria L7), përjashtuar masën e baterive për mjetet elektrike, të cilat fuqinë maksimale neto të motorit e kanë më të ulët ose të barabartë me 15 kw.

• mjete të tjera që konsiderohen motomjete me tre rrota simetrike ndaj aksit gjatësor (të kategorisë L5).

Kategoria B

Mosha minimale 18 vjeç

• automjete me masë maksimale të autorizuar jo më të madhe se 3 500 kg dhe me jo më shumë se 8 ndenjëse, përjashtuar ndenjësen e drejtuesit të mjetit. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio të lehtë ose një gjysmërimorkio që nuk e kalon masën maksimale të autorizuar 750 kg.

• motomjete me tre rrota simetrike ndaj aksit gjatësor, me fuqi më të madhe se 15 kw.

• motomjete të kategorisë A1 me kusht që mbajtësi i lejedrejtimit të jetë të paktën 21 vjeç.

•  makinat bujqësore.

•  makinat teknologjike.

Kategoria B me kodin 96

Të paktën 1 vit pas B

• kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkio ose gjysmërimorkioje që i kalon 750 kg, kur masa maksimale e autorizuar e një kombinimi të tillë është sidoqoftë më i vogël se 4 250 kg.

Kategoria BE

Të paktën 1 vit pas B

• kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkio ose gjysmërimorkioje, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios nuk i kalon 3 500 kg.

Kategoria C1

Të paktën 1 vit pas B

• automjete të ndryshëm nga ato të kategorive D1 e D, masa maksimale e autorizuar e të cilëve i kalon 3 500 kg, por jo më shumë se 7 500 kg ose i projektuar dhe i konstruktuar për transportin e jo më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk e kalon 750 kg.

• autokampe.

Kategoria C1E

Të paktën 1 vit pas C1

• kombinimi i një mjeti motorik të kategorisë C1 dhe një rimorkioje ose gjysmërimorkioje, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg, por masa maksimale e autorizuar e kompleksit të formuar nuk i kalon 12 000 kg.

• kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkioje apo gjysmërimorkioje, masa e autorizuar e të cilave i kalon 3 500 kg, me kusht që, në masë, kombinimi i autorizuar të mos i kalojë 12 000 kg.

Kategoria C

Të paktën 3 vjet pas B

• automjete të ndryshëm nga ato të kategorive D1 e D, masa maksimale e autorizuar e të cilëve i kalon 3 500 kg  dhe të projektuar e konstruktuar për transportin e jo më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk e kalon 750 kg.

Kategoria CE

Të paktën 1 vit pas C

• kombinimi i një mjeti të kategorisë C me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.

Kategoria D1

Të paktën 1 vit pas C

• automjet i projektuar dhe konstruktuar për jo më shumë se 16 pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit, dhe me gjatësi maksimale që nuk i kalon 8 m. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg.

Kategoria D1E

Të paktën 1 vit pas D1

• kombinim i një mjeti të kategorisë D1 me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.

Kategoria D

Të paktën 3 vjet pas C

• automjete të projektuar dhe konstruktuar për transportin e më shumë se 8 pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg.

Kategoria DE

Të paktën 1 vit pas D

• kombinimi i një mjeti të kategorisë D me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.
Marrja e Lejedrejtimit dhe kalimi nga një Lejedrejtimi në një tjetër

Lejedrejtimet e kategorisë A1, A2, B1, B mund të merren pa patur lejedrejtimi ose nga kategoria AM me provë teorie dhe provë praktike.

KALIMI NGA NJË LEJEDREJTIMI EKZISTUESE NË NJË LEJEDREJTIMI TË KATEGORISË TJETËR

Lejedrejtimi për mjetet me kuti Shpejtësie Automatike

Programi i përgatitjes teorike dhe praktike, kohëzgjatja e nevojshme dhe provimet për marrjen e lejedrejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie automatike (kodi 78) është i njejtë me ato të lejedrejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie manuale për kategoritë përkatëse.

  • Për kalimin nga një lejedrejtimi me kodin 78 në lejedrejtimi me kuti shpejtësie manuale brenda të njejtës kategori, kandidati duhet t’i nënshtrohet kursit të përgatitjes praktike në autoshkollë për jo më pak se 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike, si dhe provës së praktikës në DRSHTRR.

  • Drejtuesi i mjetit, fitues i shtesës së kategorisë të lejedrejtimit nëpërmjet provës praktike, me mjet me kuti shpejtësie automatike, lejohet të drejtojë vetëm mjete me kuti shpejtësie automatike të kësaj kategorie. Në lejedrejtimin e marrë, përbri kategorisë, shënohet kodi 78, sipas kodeve të harmonizuara të BE.

  • Drejtuesi i mjetit, fitues i njërës nga kategoritë A1, A2, A, me mjet me kuti shpejtësie manuale, lejohet të drejtojë edhe mjetet e dy kategorive të tjera me mjete me kuti shpejtësie manuale.

  • Drejtuesi i mjetit, mbajtës i njërës nga kategoritë B, C, D apo nënkategorive të tyre me kodin 78, kur fiton një nga këto kategori me kuti shpejtësie manuale, lejohet të drejtojë edhe mjetet e kategorive përkatëse B, C, D apo nënkategorive të tyre, me mjete me kuti shpejtësie manuale.

Njëvlefshmëria (përmbajtja) e kategorive të Lejedrejtimit

  1. Të gjithë kategoritë e lejedrejtimit janë të vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë AM.
  2. Lejedrejtimi i kategorisë A2 është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë A1.
  3. Lejedrejtimi i kategorisë A është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë A1 dhe A2.
  4. Lejedrejtimi i kategorisë B është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë B1, për motomjete me tre rrota simetrike ndaj aksit gjatësor me fuqi më të madhe se 15 kw, si dhe motomjetet e kategorisë A1, me kusht që mbajtësi i lejedrejtimit të jetë të paktën 21 vjeç.
  5. Lejedrejtimi i kategorisë BE, ose B me kodin 96, është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë B.
  6. Lejedrejtimi i kategorisë C është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë C1 dhe B.
  7. Lejedrejtimi i kategorisë D është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë D1, C dhe B.
  8. Lejedrejtimi i kategorisë CE është e vlefshme për drejtimin e komplekseve të mjeteve të kategorisë C1E dhe BE.
  9. Lejedrejtimi i kategorisë CE është e vlefshme për drejtimin e komplekseve të mjeteve të kategorisë DE me kusht që personi të jetë i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë D.
  10. Lejedrejtimi i kategorisë DE është e vlefshme për drejtimin e komplekseve të mjeteve të kategorisë D1E, CE, C1E dhe BE.
  11. Lejedrejtimi i kategorisë C1E, CE, D1E, ose DE është e vlefshme për drejtimin e komplekseve të mjeteve për kategorinë BE.
  12. Çdo kategori lejedrejtimi mjeti me kuti shpejtësie manuale është e vlefshme për të njejtën kategori lejedrejtimi me kuti shpejtësie automatike, e kundërta jo.
Programi i përgatitjes teorike dhe kohëzgjatja e nevojshme

Programi i përgatitjes dhe provimit të teorisë është si më poshtë:

  • për lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1 dhe B – 25 tema,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë AM në lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1, B – 25 tema,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë C1, C – 17 tema,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë C në lejedrejtimi të kategorisë D1, D – 2 tema.

Programi i përgatitjes së teorisë për lejedrejtimin e kategorisë A1, A2, B1 dhe B është i njejtë. Për çdo kalim ndërmjet këtyre kategorive, nga njëra kategori në tjetrën, nuk zhvillohet përgatitje teorike dhe provim teorie.

Kur kandidati aplikon për një kategori më të lartë, nuk testohet për njohuritë e dhëna në provimet për kategoritë e marra më parë.

Kohëzgjatja e nevojshme për përgatitjen e njohurive teorike për lejedrejtimi mjeti është si më poshtë:

  • Për lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B, B1- 36 orë, në jo më pak se 15 ditë kalendarike.
  • Për rastet e marrjes së kategorisë  A1, A2, B1, B nga kategoria AM programi për përgatitjen e njohurive teorike është 26 orë, në jo më pak se 8 ditë kalendarike.
  • Për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë C1, C – 20 orë, në jo më pak se 10 ditë.
  • Për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë C në lejedrejtimi të kategorisë D1, D – 4 orë, në jo më pak se 3 ditë.

Programi i përgatitjes teorike, kohëzgjatja e nevojshme dhe provimet për marrjen e lejedrejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie automatike (kodi 78) është i njejtë me ato të lejedrejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie manuale për kategoritë përkatëse.

Është e drejtë e çdo kandidati, që vazhdon autoshkollën, të ankohet te drejtuesi i autoshkollës ose strukturat përgjegjëse në DPSHTRR për aktivitetin e autoshkollës, kur vëren se mungojnë kushtet, nuk bëhen përpjekjet e nevojshme për përvetësimin e programit të detyruar mësimor teoriko-praktik.


Temat për kategoritë A1, A2, B, B1

Temat më të rëndësishme që kanë 2 pyetje për çdo test provimi

  1. Sinjalet e rrezikut.
  2. Sinjalet e ndalimit.
  3. Sinjalet e detyrimit.
  4. Sinjalet e përparësisë.
  5. Sinjalet horizontale dhe sinjalet që tregojnë pengesa.
  6. Sinjalet semaforike dhe të policëve të trafikut.
  7. Kufijtë e shpejtësisë, rreziku në trafikun e ngarkuar, sjellja në kalimet në nivel.
  8. Distanca e sigurisë, parimet më të rëndësishme në lidhje me respektimin e një distance të sigurt mes mjeteve, distancat e frenimit dhe zotërimi i rrugës në gjendje të ndryshme si dhe të  kushteve të motit, faktorët e rrezikut të drejtimit që kanë lidhje me kushtet e ndryshme të rrugëve, veçanërisht nëse ato ndryshojnë sipas motit dhe kohës, ditë apo natë.
  9. Rregullat e qarkullimit të mjeteve; pozicioni i mjeteve në karrexhatë; ndryshimi i drejtimit të lëvizjes (kthimi); sjellja në prani të funeraleve, kortezheve dhe kolonave ushtarake; sjellja në kryqëzime; rregullat e përparësisë; detyrimet kundrejt mjeteve të policisë dhe të urgjencës; rreziqet e lidhura me manovrat, me drejtimin e tipeve të ndryshme të mjeteve dhe me fushëpamjen e kufizuar të drejtuesit të mjetit.
  10. Shembuj të përparësisë (rregullat e përparësisë në kryqëzime).
  11. Rregullat e parakalimit.
  12. Rregulla të ndryshme si: zënia e karrexhatës; sinjalizimi i mjetit të ndaluar; rregullat e qarkullimit në autostradë dhe rrugë interurbane kryesore; transporti i udhëtarëve; ngarkesa e mjeteve; panelet mbi mjete; tërheqja e mjeteve në avari; tërheqja e rimorkiove.
  13. Sistemet e pajimit; funksioni dhe përdorimi; rripat e sigurimit dhe sistemet e fiksimit për fëmijët; kasko mbrojtëse dhe veshjet e sigurisë.
  14. Sjelljet për parandalimin e aksidenteve rrugore; sjellja në rast të aksidenteve rrugore, kujdesi gjatë drejtimit të motorëve.
  15. Kuptimi, gjykimi dhe vendimmarrja, në veçanti koha e reagimit, si dhe ndryshimet në sjelljen e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkolit, drogës dhe medikamenteve mjekësore, gjendjes mendore dhe lodhjes.

Temat e tjera që kanë vetëm 1 pyetje për çdo test provimi 

  1. Përkufizimet rrugore dhe të trafikut; përkufizimet dhe klasifikimi i mjeteve; detyrat e drejtuesve të mjeteve në përdorimin e rrugës; bashkëpunimi civil dhe përdorimi i rrugës me përgjegjshmëri; kujdesi kundrejt përdoruesve të dobët të rrugës (të moshuarve, invalidëve, fëmijëve, këmbësorëve, ciklistëve);
  2. Sinjalet treguese.
  3. Sinjalet plotësuese; sinjalet e përkohshme të kantierit.
  4. Panelet plotësuese.
  5. Ndalimi, qëndrimi, pushimi dhe nisja.
  6. Përdorimi i dritave, pajisjeve akustike, llampave spinë dhe simboleve.
  7. Lejedrejtimi; dokumentet e qarkullimit të mjetit, targat e mjeteve, detyrimi kundrejt funksionarëve dhe agjentëve të policisë; sanksionet;  lejedrejtimi me pikë; përdorimi i lenteve dhe aparateve të tjera.
  8. Përgjegjësia civile, penale dhe administrative, sigurimi i detyrueshëm dhe sigurimet e tjera ligjore të mjetit.
  9. Kufizimi i konsumit; respektimi i mjedisit; ndotja atmosferike, akustike dhe nga hedhjet e mbeturinave.
  10. Elementët përbërës të mjetit, rëndësia e tyre për sigurinë: mirëmbajtja dhe përdorimi; stabiliteti i mjetit në lëvizje; sjellja e kujdesshme në qarkullim.

Testi  përbëhet nga 40  pyetje të pavarura, 2 pyetje për çdo temë të rëndësishme dhe 1 pyetje për çdo temë tjetër, të cilat bien në mënyrë rastësore.


Temat për kategoritë C1, C

  1. Periudha e drejtimit dhe pushimit. Rregullat për kohën (orët) e drejtimit të mjetit dhe periudhat e pushimit.
  2. Paisja regjistruese (tahografi). Përdorimi i pajisjeve të regjistrimit.
  3. Legjislacioni për transportin e mallrave.
  4. Dokumentat e mjetit dhe qarkullimit që kërkohen për transportin kombëtar dhe ndërkombëtar të mallrave.
  5. Sjellja në rastet e aksidenteve. Njohja e masave që duhet të merren pas një aksidenti ose dukuri të ngjashme, duke përfshirë veprime emergjente si evakuimi i udhëtarëve dhe njohuritë bazë për dhënien e ndihmës së parë.
  6. Masat që merren për heqjen dhe zëvendësimin e rrotave.
  7. Rregulla për peshat dhe dimensionet e automjeteve në qarkullim. Rregulla mbi kufijtë e shpejtësisë së këtyre mjeteve.
  8. Kufizimet e fushëpamjes në varësi të karakteristikave të mjeteve. Leximi i një harte rrugore, planifikimi i itinerarit, përfshirë përdorimin e sistemeve elektronike të navigimit (fakultativ).
  9. Sigurimi i ngarkesave në mjet. Kontrolli i ngarkesës (sistemimi dhe fiksimi), vështirësitë me ngarkesa të llojeve të ndryshme (p.sh. ngarkesa të lëngshme, ngarkesa të varura), ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave dhe përdorimi i pajisjeve të ngarkimit.
  10. Lidhja e rimorkiove dhe gjysmërimorkiove. Njohuri mbi llojet, ndërtimi, pjesët kryesore, lidhja, përdorimi dhe mirëmbajtja e përditshme e sistemeve lidhëse.
  11. Ndërtimi dhe funksionimi i motorave me djegie të brendshme, lëngjet (p.sh. vaji i motorit, lëngu ftohës), sistemi i ushqimit, sistemi elektrik, sistemi i ndezjes, sistemet e transmetimit të lëvizjes (friksioni, kutia e shpejtësisë etj).
  12. Sistemi i lubrifikimit dhe sistemi i ftohjes. Mbrojtja nga ngrica.
  13. Njohuri mbi montimin, përdorimin e drejtë dhe kujdesin për gomat dhe sistemin e amortizimit.
  14. Funksionimi i sistemit të drejtimit. Njohuri mbi llojet, ndërtimin, pjesët kryesore. Mirëmbajtja e përditshme e sistemeve. Rregullatori i shpejtësisë (bllokazhi), dhe funksionimi i sistemit kundër bllokimit frenave (ABS).
  15. Defektet dhe përcaktimi i shkakut të avarive.
  16. Mirëmbajtja e mjeteve dhe riparimet e zakonshme.
  17. Përgjegjësia e drejtuesit të mjetit në lidhje me marrjen në dorëzim të mallit, transportin dhe shpërndarjen e tij në përputhje me kushtet e rëna dakord midis palëve.

Testi përbëhet nga 40 pyetje të pavarura, të cilat bien në mënyrë rastësore, 2 pyetje për çdo temë dhe 6 pyetje nga 6 tema të ndryshme.


Temat për kategoritë D1, D

  1. Legjislacioni për transportin e udhëtarëve.
  2. Përgjegjshmëria ndaj udhëtarëve që transportohen:
  • kontrollet e nevojshme përpara udhëtimit,
  • komoditeti (rehatia) dhe siguria e pasagjerëve,
  • transporti i fëmijëve.

Testi përbëhet nga 10 pyetje të pavarura, 5 pyetje për çdo temë, të cilat bien në mënyrë rastësore.

Paraqitja e kandidatëve për prova teorie dhe Provimi i Teorisë

Sektori përkatës i DRSHTRR-së, publikon dhe njofton në rrugë elektronike autoshkollat për grafikun e marrjes në prova, sipas autoshkollave dhe me orare të përcaktuara. Grafiku hartohet mbi bazën e kërkesave të bëra nga drejtuesit teknikë të autoshkollave dhe të kapaciteteve të DRSHTRR.

Procedurat e hartimit dhe publikimit të grafikut përcaktohen nga DPSHTRR.

Kandidatët duhet të paraqiten në prova me dokumentin e identifikimit si dhe lejen apo autorizimin përkatës.

Nënshtetasit e huaj duhet të paraqesin pasaportën, lejeqëndrimin ose kartë legjitimiteti për trupin diplomatik si dhe lejen apo autorizimin përkatës.

Provimi i teorisë bëhet pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku ka adresën autoshkolla, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe.

Kandidati ka në dispozicion 6 muaj për fitimin e provimit të teorisë, duke filluar nga data e lëshimit të lejes.

Prova e parë e teorisë nuk mund të jetë më parë se data e përfundimit të programit përgatitor të teorisë. Llogaritja e kësaj date bëhet duke filluar nga data e lëshimit të Lejes dhe duke shtuar ditët kalendarike të përcaktuara.

Kandidati ka të drejtë të japë deri në 5 herë provimin e teorisë, jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin. Në rast se kandidati nuk fiton provimin e teorisë brenda 6 muajve apo pas 5 herë paraqitje në provimin e teorisë, atëherë ai ka të drejtën e regjistrimit në autoshkollë nga e para pas përfundimit të vlefshmërisë së lejes.

Para çdo riprovimi bëhet pagesa përkatëse e shërbimit për riprovim.

Kandidati në momentin e provimit të teorisë duhet të paraqitet me kartën e identitetit ose pasaportën dhe Lejen model DD/T.

Provimi i teorisë është i informatizuar. Numri i pyetjeve, koha maksimale e zhvillimit të provës së teorisë dhe gabimet e lejuara janë si më poshtë:

  • për lejedrejtimi të kategorisë AM – 30 pyetje, 30 minuta, 3 gabime,
  • për lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1 dhe B – 40 pyetje, 40 minuta, 4 gabime,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë AM në lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1 dhe B  – 40 pyetje, 40 minuta, 4 gabime,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë C1, C – 40 pyetje, 40 minuta, 4 gabime,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë C në lejedrejtimi të kategorisë D1, D – 10 pyetje, 10 minuta, 1 gabim.
Programi i përgatitjes së aftësive drejtuese dhe të sjelljes, kohëzgjatja e nevojshme

Përgatitja praktike e kandidatëve bëhet si më poshtë:  

  • Fillimisht në fushë, rrugë e mjedise ku nuk ka lëvizje, për të marrë më parë reflekset e nevojshme, pastaj në rrugë e mjedise ku nuk ka lëvizje të dendura.
  • Në rrugë jashtë qyteteve e qendrave të banuara, ditën dhe natën.
  • Në rrugë, brenda qyteteve dhe me dendësi të madhe lëvizjeje, ditën dhe natën.

Kur mjeti rrugor mësimor drejtohet nga një kandidat, në të lejohet të ngjitet edhe një kandidat tjetër, përveç instruktorit, ndërsa kur mjeti rrugor është autobus, me të cilin përgatiten persona që do të pajisjen me lejedrejtimi të kategorive D1 dhe D, mund të udhëtojnë vetëm pjesëtarët e të njëjtit grup, por jo më shumë se 8 persona.


Programi dhe prova e praktikës për lejedrejtimi të kategorisë A1, A2 dhe A

Përgatitje dhe kontrolli teknik i motomjetit me qëllim sigurinë rrugore

Kandidati duhet të tregojë se është i aftë për t’u përgatitur për të drejtuar me siguri, duke kryer:

  • rregullimin e veshjeve mbrojtëse si dorezat, çizmet dhe kaskën e sigurisë,
  • kontrollin e rastit të gjendjes së gomave, frenave, sistemit të drejtimit, çelësit të ndaljes së emergjencës (nëse aplikohet), zinxhirëve, nivelit të vajit, stopave, fenerëve, treguesve të drejtimit (sinjalet) dhe borisë.

Manovrat e veçanta

  • mbajtja e motorit pa mbështetëse dhe lëvizja me të pa ndihmën e fuqisë motorike, duke ecur bashkë me motorin,
  • parkimi i motorit mbi mbështetëset e tij,
  • realizimi i dy manovrave me shpejtësi të ngadaltë, duke përfshirë një lëvizje zigzake. Kjo vlerëson manovrimin në friksion, frenim, ekuilibrim, drejtim, shikimin përpara, pozicionin në motor, si dhe pozicionin e këmbëve në mbështetësen e pushimit,
  • realizimi i dy manovrave me shpejtësi të lartë, nga të cilat një manovër në marrsh të dytë apo të tretë, me shpejtësi të paktën 30 km/orë si dhe, një manovër, duke shmangur një pengesë, me shpejtësi minimale prej 50 km/orë.Kjo mundëson vlerësimin e pozicionit në motor, drejtimin e shikimit, ekuilibrin, teknikën e drejtimit dhe teknikën e ndërrimit të marrsheve,
  • frenimi; bëhen të paktën dy ushtrime frenimi, duke përfshirë një frenim emergjence, me një shpejtësi minimale prej 50 km/orë. Kjo mundëson vlerësimin në trajtimin e frenave para e pas frenimit, drejtimin e shikimit dhe pozicioni në motor.

Sjellja në trafik

Kandidati duhet të kryejë veprimet e mëposhtme, në situatat e trafikut normal, me siguri të plotë dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme në:

  • drejtimin e mjetit: pas parkimit, pas ndalimit në trafik, hyrja në rrugë me përparësi,
  • drejtimin e mjetit në rrugë të drejtë gjatë këmbimit me mjete të tjera (duke përfshirë dhe këmbimin në hapësira të kufizuara),
  • drejtimin e mjetit në kthesa,
  • kryqëzime: afrimi dhe kalimi i kryqëzimeve në nivel dhe disnivel,
  • ndryshimin e drejtimit: kthimet majtas, djathtas dhe ndryshimi i korsive,
  • hyrje/daljet në autostrada ose rrugë të ngjashme me to (nëse ka): hyrja nëpërmjet korsisë së shpejtimit, dalja nëpërmjet korsisë së ngadalësimit,
  • parakalim: parakalimi i mjeteve të tjera (nëse është e mundshme), drejtimi i mjetit përgjatë pengesave (p.sh. mjeteve të parkuara) dhe parakalimi nga mjete të tjera (nëse është e përshtatshme),
  • rrugë me karakteristika të veçanta (nëse ka): rrethrrotullime, kalimet në nivel, vendqëndrime tramvaj/autobus, vendkalimet për këmbësorë, lëvizja me mjet në rrugë të përpjetë/tatëpjetë në distanca të gjata,
  • marrjen e masave të nevojshme kur zbritet nga mjeti.

Programi dhe prova e praktikës për lejedrejtimi të kategorisë B1 dhe B

Për kategorinë B, përveç programit, kandidatët duhet të kryejnë edhe 6 orë ushtrim të detyrueshëm praktike si më poshtë: 

  • 2 orë lëvizje në kushte të natës, në rrugë urbane të ngushta dhe të gjera ku ka mjete të parkuara anash ose jo, në kryqëzime të rregulluara me sinjale vertikale dhe impiante semaforike,
  • 2 orë lëvizje në rrugë urbane ose në rrugë interurbane dytësore, duke shfrytëzuar mjetin në regjime të ndryshme të punës së motorit, në regjimin e momentit përdredhës maksimal dhe duke shfrytëzuar konsumin minimal të karburantit,
  • 2 orë lëvizje në autostradë ose rrugë interurbane kryesore apo dytësore duke e kaluar shpejtësinë 50 km/orë, duke përdorur 5 marshe dhe marshin më të përshtatshëm të shpejtësisë gjatë lëvizjes.

Përgatitja dhe kontrolli teknik i automjetit me qëllim sigurinë rrugore

Kandidati duhet të tregojë se është i aftë për t’u përgatitur për të drejtuar mjetin me siguri, duke kryer:

  • rregullimin e ndenjëses për të marrë një pozicion ulur të rregullt;
  • rregullimin e pasqyrave, rripave të sigurimit dhe mbështetëses së kokës, nëse ka;
  • kontrollin e dyerve, nëse janë të mbyllura;
  • kontrollin e zakonshëm të gjendjes së gomave, sistemit të drejtimit, sistemit të frenimit të lëngjeve (p.sh. vaj motori, lëngu ftohës, lëngjet larëse), stopave, fenerëve, treguesve të drejtimit dhe borisë.

Manovra të veçanta për t'u testuar

Një përzgjedhje e manovrave të mëposhtme do të testohen (të paktën 2 manovrat për të 4 pikat, duke përfshirë edhe 1 në marshin e lëvizjes prapa):

  • lëvizja prapa në vijë të drejtë ose lëvizje prapa nga e majta apo nga e djathta në një kthesë duke qëndruar brenda korsisë,
  • kthimi i mjetit në sens të kundërt, duke përdorur marshet para dhe prapa,
  • parkimi i mjetit duke lënë hapësirë të nevojshme (paralel, pingul apo me kënd në lidhje me aksin e karrexhatës, para ose prapa një mjeti, në vend të sheshtë, në të përpjetë ose tatëpjetë),
  • frenim i përshtatshëm për ndalim të plotë. Kryerja e një ndalese emergjente është fakultative.

Sjellja në trafik

Kandidati duhet të kryejë të gjitha veprimet e mëposhtme në situatë të trafikut normal, në siguri të plotë dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme në:

  • drejtimin e mjetit: pas parkimit; pas një ndalese në trafik; hyrjes në rrugë me përparësi,
  • drejtimin e mjetit në rrugë të drejtë gjatë këmbimit me mjete të tjera (duke përfshirë edhe këmbimin në hapësira të kufizuara),
  • drejtimin e mjetit në kthesa,
  • kryqëzime: afrimi dhe kalimi i kryqëzimeve në nivel dhe disnivel,
  • ndryshimin e drejtimit: kthimet majtas, djathtas dhe ndryshimi i korsive,
  • hyrje/daljet në autostrada ose rrugë të ngjashme me to (nëse ka): hyrja nëpërmjet korsisë së shpejtimit; dalja nëpërmjet korsisë së ngadalësimit,
  • parakalimi: parakalim i mjeteve të tjera (nëse është e mundur); drejtimin e mjetit përgjatë pengesave (p.sh. mjete të parkuara) dhe parakalimi nga mjete të tjera nëse është e përshtatshme),
  • rrugë me karakteristika të veçanta (nëse ka): rrethrrotullime; kalimet në nivel; vendqëndrime tramvaj/autobus; vendkalimet për këmbësorë; lëvizja me mjet në rrugë të përpjetë/tatëpjetë në distanca të gjata,
  • marrjen e masave të nevojshme kur zbritet nga mjeti.

Programi dhe prova e praktikës për lejedrejtimi të kategorisë BE, B me kodin 96     

Përgatitja dhe kontrolli teknik i automjetit me qëllim sigurinë rrugore

Kandidati duhet të tregojë se është i aftë për t'u përgatitur dhe për të drejtuar mjetin me siguri, duke kryer:

  • rregullimin e ndenjëses për të marrë një pozicion ulur të rregullt,
  • rregullimin e pasqyrave, rripave të sigurimit dhe mbështetëses së kokës, nëse ka,
  • kontrollin  e dyerve nëse janë të mbyllura,
  • kontrollin e zakonshëm të gjendjes së gomave, sistemit të drejtimit, sistemit të frenimit, të  lëngjeve (p.sh. vaj motori,  lëngu ftohës, lëngjeve larëse), stopave, fenerëve, treguesve të drejtimit dhe borisë,
  • kontrollin e faktorëve të sigurisë që lidhen me ngarkimin e automjetit: trupi (karroceria e hapur e mbyllur), dyert, mbyllja e kabinës, vendosja e ngarkesës, sigurimi i ngarkesës,
  • kontrollin e mekanizmit bashkues dhe i lidhjeve elektrike e të frenimit.

Manovra të veçanta për t'u testuar

  •  bashkimi dhe shkëputja, ose shkëputja dhe ribashkimi i një rimorkio me mjetin e tij. Manovra duhet të përfshijë parkimin e mjetit pranë rimorkios (d.m.th. jo në  rresht),
  •  kthimi prapa në një kthesë,
  •  parkim i sigurtë për ngarkim/shkarkim.

Sjellja në trafik 

Kandidati duhet të kryejë të gjitha veprimet e mëposhtme në situatë të trafikut normal, në siguri të plotë dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme në:

  • drejtimin e mjetit: pas parkimit; pas një ndalesë në trafik; hyrjes në rrugë me përparësi,
  • drejtimin e mjetit në rrugë të drejtë gjatë këmbimit me mjete të tjera (duke përfshirë edhe këmbimin në hapësira të kufizuara),
  • drejtimin e mjetit në kthesa,
  • kryqëzime: afrimi dhe kalimi i kryqëzimeve në nivel dhe disnivel,
  • ndryshimin e drejtimit: kthimet majtas dhe djathtas dhe ndryshimi i korsive,
  • hyrje/daljet në autostrada ose rrugë të ngjashme me to (nëse ka): hyrja nëpërmjet korsisë së shpejtimit; dalja nëpërmjet korsisë së ngadalësimit,
  • parakalim: parakalim i mjeteve të tjera (nëse është e mundur); drejtimin e mjetit përgjatë pengesave (p.sh. mjete të parkuara dhe parakalimi nga mjete të tjera nëse është e përshtatshme),
  • rrugë me karakteristika të veçanta (nëse ka): rrethrrotullime; kalimet në nivel; vendqëndrime tramvaj/autobus; vendkalimet për këmbësorë; lëvizja me mjet në rrugë të përpjetë/tatëpjetë në distanca të gjata,
  •  marrjen e masave të nevojshme kur zbritet nga mjeti.

Programi dhe prova e praktikës për lejedrejtimi të kategorisë C1 dhe C 

Përgatitja dhe kontrolli teknik i mjetit me qëllim sigurinë rrugore 

Kandidati duhet të tregojë se është i aftë për t'u përgatitur për të drejtuar me siguri, duke kryer:

  •  rregullimin e ndenjëses për të marrë një pozicion ulur të rregullt,
  •  rregullimin e pasqyrave, rripave të sigurimit dhe mbështetëses së kokës, nëse ka,
  •  kontrollin e zakonshëm mbi gjendjen e gomave, timonit, frenave, stopave, fenerëve, sinjaleve dhe borisë,
  •  kontrollin e efektshmërisë së frenave dhe sistemit të drejtimit, kontrollin e gjendjes së rrotave, dadiçekëve, xhamave, dritareve dhe fshirseve, lëngjeve (p.sh. vaj motori, ujë antifriz, lëngjeve larëse), kontrolli i pajisjeve të kroskotit, përfshirë tahografin,
  •  kontrollin e presionit të ajrit, depozitave të ajrit dhe ndalimi i rrjedhjes,
  • kontrollin e faktorëve të sigurisë që lidhen me ngarkimin e mjetit: mbulesa, mekanizmi i ngarkimit (nëse ka), mbyllje e kabinës (nëse ka), vendosja e ngarkesës, sigurimi i ngarkesës,
  • leximin e një hartë rruge, planifikimin e itinerarit të lëvizjes, duke përfshirë përdorimin e sistemeve elektronike të navigimit (fakultative).

Manovra të veçanta që duhet të testohen

  • kthimi prapa përgjatë një kthese,
  • parkimi i sigurtë për ngarkim/shkarkimin në një rampë/platformë ose instalime të ngjashme.

Sjellja në trafik 

Kandidati duhet të kryejë veprimet e mëposhtme, në situatat e trafikut normal, me siguri të plotë dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme në:

  • drejtimin e mjetit: pas parkimit, pas ndalimit në trafik, hyrja në rrugë me përparësi,
  • drejtimin e mjetit në rrugë të drejtë gjatë këmbimit me mjete të tjera (duke përfshirë dhe këmbimin në hapësira të kufizuara),
  • drejtimin e mjetit në kthesa,
  • kryqëzime: afrimi dhe kalimi i kryqëzimeve në nivel dhe disnivel,
  • ndryshimin e drejtimit: kthimet majtas, djathtas dhe ndryshimi i korsive,
  • hyrje/daljet në autostrada ose rrugë të ngjashme me to (nëse ka): hyrja nëpërmjet korsisë së shpejtimit; dalja nëpërmjet korsisë së ngadalësimit,
  • parakalim: parakalimi i mjeteve të tjera (nëse është e mundshme), drejtim i mjetit përgjatë pengesave (psh. mjeteve të parkuara) dhe parakalimi nga mjete të tjera (në se është e përshtatshme),
  • rrugë me karakteristika të veçanta (nëse ka): rrethrrotullime; kalimet në nivel; vendqëndrime tramvaj/autobus; vendkalimet për këmbësorë; lëvizja me mjet në rrugë të përpjetë/tatëpjetë në distanca të gjata,
  • marrjen e masave të nevojshme kur zbritet nga mjeti.

Drejtim i sigurtë i mjetit dhe drejtimi nga pikëpamja e energjisë

Drejtim i mjetit në mënyrë të tillë që të garantojë sigurinë dhe zvogëlimin e konsumit të karburantit e të ndotjes, gjatë ngadalësimit të shpejtësisë, gjatë lëvizjes në të përpjetë e tatëpjetë. Zgjedhja e duhur e marshit.


Programi dhe prova e praktikës për lejedrejtimi të kategorisë C1E dhe CE  

Përgatitja dhe kontrolli teknik i mjetit me qëllim sigurinë rrugore

Kandidati duhet të tregojë se është i aftë për t’u përgatitur për të drejtuar me siguri, duke kryer:

  • rregullimin e ndenjëses për të marrë një pozicion ulur të rregullt,
  • rregullimin e pasqyrave, rripave të sigurimit dhe mbështetëses së kokës, nëse ka,
  • kontrollin e zakonshëm mbi gjendjen e gomave, timonit, frenave, stopave, fenerëve, sinjaleve dhe borisë,
  • kontrollin e efektshmërisë së frenave dhe sistemit të drejtimit, kontrollin e gjendjes së rrotave, dadiçekëve, xhamave, dritareve dhe fshirseve, lëngjeve (p.sh. vaj motori, ujë antifriz, lëngjeve larëse), kontrolli i pajisjeve të kroskotit, përfshirë tahografin,
  • kontrollin e presionit të ajrit, depozitave të ajrit dhe ndalimi i rrjedhjes,
  • kontrollin e faktorëve të sigurisë që lidhen me ngarkimin e mjetit: mbulesa, mekanizmi i ngarkimit (nëse ka), mbyllje e kabinës (nëse ka), vendosja e ngarkesës, sigurimi i ngarkesës,
  • kontrollin e mekanizmit bashkues dhe të lidhjeve elektrike e të frenimit,
  • leximin e një harte rruge, planifikimin e itinerarit të lëvizjes, duke përfshirë përdorimin e sistemeve elektronike të navigimit (fakultative).

Manovrat e veçanta që duhet të testohen

  • bashkimi dhe shkëputja, ose shkëputja dhe ribashkimi i një rimorkio me mjetin e tij. Manovra duhet të përfshijë parkimin e mjetit pranë rimorkios (d.m.th. jo në një rresht),
  • kthimi prapa përgjatë një kthese,
  • parkimi i sigurtë për ngarkim/shkarkimin në një rampë/platformë ose instalime të ngjashme.

Sjellja në trafik

Kandidati duhet të kryejë veprimet e mëposhtme, në situatat e trafikut normal, me siguri të plotë dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme në:

  • drejtimin e mjetit: pas parkimit, pas ndalimit në trafik, hyrja në rrugë me përparësi,
  • drejtimin e mjetit në rrugë të drejtë gjatë këmbimit me mjete të tjera (duke përfshirë dhe këmbimin në hapësira të kufizuara),
  • drejtimin e mjetit në kthesa,
  • kryqëzime: afrimi dhe kalimi i kryqëzimeve në nivel dhe disnivel,
  • ndryshimin e drejtimit: kthimet majtas, djathtas dhe ndryshimi i korsive,
  • hyrje/daljet në autostrada ose rrugë të ngjashme me to (nëse ka): hyrja nëpërmjet korsisë së shpejtimit; dalja nëpërmjet korsisë së ngadalësimit,
  • parakalim: parakalimi i mjeteve të tjera (nëse është e mundshme), drejtim i mjetit përgjatë pengesave (psh. mjeteve të parkuara) dhe parakalimi nga mjete të tjera (në se është e përshtatshme),
  • rrugë me karakteristika të veçanta (nëse ka): rrethrrotullime; kalimet në nivel; vendqëndrime tramvaj/autobus; vendkalimet për këmbësorë; lëvizja me mjet në rrugë të përpjetë/tatëpjetë në distanca të gjata,
  • marrjen e masave të nevojshme kur zbritet nga mjeti.

Drejtim i sigurtë i mjetit dhe drejtimi nga pikëpamja e energjisë

Drejtim i mjetit në mënyrë të tillë që të garantojë sigurinë dhe zvogëlimin e konsumit të karburantit e të ndotjes, gjatë ngadalësimit të shpejtësisë, gjatë lëvizjes në të përpjetë e tatëpjetë. Zgjedhja e duhur e  marshit.


Programi dhe prova e praktikës për lejedrejtimi të kategorisë D1 dhe D

Përgatitja dhe kontrolli teknik i mjetit me qëllim sigurinë rrugore

Kandidati duhet të tregojë se është i aftë për t'u përgatitur për të drejtuar me siguri, duke kryer:

  • rregullimin e ndenjëses për të marrë një pozicion ulur të rregullt,
  • rregullimin e pasqyrave, rripave të sigurimit dhe mbështetëses së kokës, nëse ka,
  • kontrollin e zakonshëm mbi gjendjen e gomave, timonit, frenave, stopave, fenerëve, sinjaleve dhe borisë,
  • kontrollin e efektshmërisë së frenave dhe sistemit të drejtimit; kontrollin e gjendjes së rrotave, dadiçekëve, xhamave, dritareve dhe fshirseve, lëngjeve (p.sh. vaj motori, ujë antifriz, lëngjeve larëse), kontrollin e pajisjeve duke përfshirë tahografin,
  • kontrollin e presionit të ajrit, depozitave të ajrit dhe ndalimi i rrjedhjes,
  • marrjen e masave të veçanta të sigurisë për mjetin, për kontrollin e mjetit, dyert e shërbimit, daljet e emergjencës, pajisjen e ndihmës së shpejtë, aparatet zjarrfikëse dhe pajisje të tjera të sigurisë,
  • leximin e një harte rruge, planifikimin e itinerarit të lëvizjes, duke përfshirë përdorimin e sistemeve elektronike të navigimit (fakultative).

Manovra të veçanta që duhet të testohen me qëllim sigurinë rrugore

  • kthimi prapa përgjatë një kthese,
  • qëndrimi për hipjen dhe zbritjen e pasagjerëve në autobus në mënyrë të sigurtë.

Sjellja në trafik

Kandidati duhet të kryejë veprimet e mëposhtme, në situatat e trafikut normal, me siguri të plotë dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme në:

  • drejtimin e mjetit: pas parkimit, pas ndalimit në trafik, hyrja në rrugë me përparësi,
  • drejtimin e mjetit në rrugë të drejtë gjatë këmbimit me mjete të tjera (duke përfshirë edhe këmbimin në hapësira të kufizuara),
  • drejtimin e mjetit në kthesa,
  • kryqëzime: afrimi dhe kalimi i kryqëzimeve në nivel dhe disnivel,
  • ndryshimin e drejtimit: kthimet majtas, djathtas dhe ndryshimi i korsive,
  • hyrje/daljet në autostrada ose rrugë të ngjashme me to (nëse ka): hyrja nëpërmjet korsisë së shpejtimit; dalja nëpërmjet korsisë së ngadalësimit,
  • parakalim: parakalimi i mjeteve të tjera (nëse është e mundshme), drejtimi i mjetit përgjatë pengesave (p.sh. mjeteve të parkuara) dhe parakalimi nga mjete të tjera (nëse është e përshtatshme),
  • rrugë me karakteristika të veçanta (nëse ka): rrethrrotullime, kalimet në nivel, vendqëndrime tramvaj/autobus, vendkalimet për këmbësorë, lëvizja me mjet në rrugë të përpjetë/tatëpjetë në distanca të gjata,
  • marrjen e masave të nevojshme kur zbritet nga mjeti.

Drejtim i sigurtë i mjetit dhe drejtimi nga pikëpamja e energjisë

Drejtim i mjetit në mënyrë të tillë që të garantojë sigurinë dhe zvogëlimin e konsumit të karburantit e të ndotjes, gjatë ngadalësimit të shpejtësisë, gjatë lëvizjes në të përpjetë e tatëpjetë. Zgjedhja e duhur e  marshit.


Programi dhe prova e praktikës për lejedrejtimi të kategorisë D1E dhe DE 

Përgatitja dhe kontrolli teknik i mjetit me qëllim sigurinë rrugore

Kandidati duhet të tregojë se është i aftë për t'u përgatitur për të drejtuar me siguri, duke kryer:

  • rregullimin e ndenjëses për të marrë një pozicion ulur të rregullt,
  • rregullimin e pasqyrave, rripave të sigurimit dhe mbështetëses së kokës, nëse ka,
  • kontrollin e zakonshëm mbi gjendjen e gomave, timonit, frenave, stopave, fenerëve, sinjaleve dhe borisë,
  • kontrollin e efektshmërisë së frenave dhe sistemit të drejtimit; kontrollin e gjendjes së rrotave, dadiçekëve, xhamave, dritareve dhe fshirseve, lëngjeve (p.sh. vaj motori, ujë antifriz, lëngjeve larëse), kontrollin e pajisjeve duke përfshirë tahografin,
  • kontrollin e presionit të ajrit, depozitave të ajrit dhe ndalimi i rrjedhjes,
  • marrjen e masave të veçanta të sigurisë për mjetin, për kontrollin e mjetit, dyert e shërbimit, daljet e emergjencës, pajisjen e ndihmës së shpejtë, aparatet zjarrfikëse dhe pajisje të tjera të sigurisë,
  • kontrollin e mekanizmit bashkues të frenave dhe të lidhjeve elektrike,
  • leximin e një harte rruge, planifikimin e itinerarit të lëvizjes, duke përfshirë përdorimin e sistemeve elektronike të navigimit (fakultative).

Manovrat e veçanta që duhet të testohen

  • bashkimi dhe shkëputja, ose shkëputja dhe ribashkimi i një rimorkio me mjetin e tij. Manovra duhet të përfshijë parkimin e mjetit pranë rimorkios (d.m.th. jo në një rresht),
  • kthimi prapa përgjatë një kthese,
  • qëndrim për hipjen dhe zbritjen e pasagjerëve në autobus në mënyrë të sigurtë.

Sjellja në trafik

Kandidati duhet të kryejë veprimet e mëposhtme, në situatat e trafikut normal, me siguri të plotë dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme në:

  • drejtimin e mjetit: pas parkimit, pas ndalimit në trafik, hyrja në rrugë me përparësi,
  • drejtimin e mjetit në rrugë të drejtë gjatë këmbimit me mjete të tjera (duke përfshirë edhe këmbimin në hapsira të kufizuara),
  • drejtimin e mjetit në kthesa,
  • kryqëzime: afrimi dhe kalimi i kryqëzimeve në nivel dhe disnivel,
  • ndryshimin e drejtimit: kthimet majtas, djathtas dhe ndryshimi i korsive,
  • hyrje/daljet në autostrada ose rrugë të ngjashme me to (nëse ka): hyrja nëpërmjet korsisë së shpejtimit; dalja nëpërmjet korsisë së ngadalësimit,
  • parakalim: parakalimi i mjeteve të tjera (nëse është e mundshme), drejtimi i mjetit përgjatë pengesave (p.sh. mjeteve të parkuara) dhe parakalimi nga mjete të tjera (nëse është e përshtatshme),
  • rrugë me karakteristika të veçanta (nëse ka): rrethrrotullime, kalimet në nivel, vendqëndrime tramvaj/autobus, vendkalimet për këmbësorë, lëvizja me mjet në rrugë të përpjetë/tatëpjetë në distanca të gjata,
  • marrjen e masave të nevojshme kur zbritet nga mjeti.

Drejtim i sigurtë i mjetit dhe drejtimi nga pikëpamja e energjisë

Drejtim i mjetit në mënyrë të tillë që të garantojë sigurinë dhe zvogëlimin e konsumit të karburantit e të ndotjes, gjatë ngadalësimit të shpejtësisë, gjatë lëvizjes në të përpjetë e tatëpjetë. Zgjedhja e duhur e  marshit.

Kohëzgjatja, për përgatitjen e aftësive drejtuese dhe të sjelljes për lejedrejtimi mjeti është si më poshtë: 

  • për lejedrejtimi të kategorisë A1, A2 – 12 seanca në jo më pak se 12 ditë kalendarike,
  • për lejedrejtimi të kategorisë B1 – 12 seanca në jo më pak se 12 ditë kalendarike,
  • për lejedrejtimi të kategorisë B – 25 seanca në jo më pak se 25 ditë kalendarike. Për kategorinë B, përveç programit, kërkohet edhe ushtrim i detyrueshëm prej 6 orë,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë AM në lejedrejtimi të kategorisë A1, A2 – 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë AM në lejedrejtimi të kategorisë B1 – 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë AM në lejedrejtimi të kategorisë B – 20 seanca në jo më pak se 20 ditë kalendarike,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë A1 në lejedrejtimi të kategorisë A2, B1 – 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë A1 në lejedrejtimi të kategorisë B – 15 seanca në jo më pak se 15 ditë kalendarike,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë A2 në lejedrejtimi të kategorisë A, B1 – 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë A2, A në lejedrejtimi të kategorisë B – 15 seanca në jo më pak se 15 ditë kalendarike,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë A në lejedrejtimi të kategorisë B1 – 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B1 në lejedrejtimi të kategorisë A1, A2 – 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B1 në lejedrejtimi të kategorisë B – 15 seanca në jo më pak se 15 ditë kalendarike,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë B me kodin 96 – 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë A1, A2 – 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë C1 – 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë C – 15 seanca në jo më pak se 15 ditë kalendarike,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë BE – 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë C1 në lejedrejtimi të kategorisë C, C1E – 7 seanca në jo më pak se 7 ditë kalendarike,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë C në lejedrejtimi të kategorisë CE – 7 seanca në jo më pak se 7 ditë kalendarike,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë C në lejedrejtimi të kategorisë D1 – 7 seanca në jo më pak se 7 ditë kalendarike,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë C në lejedrejtimi të kategorisë D – 8 seanca në jo më pak se 8 ditë kalendarike,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë D1 në lejedrejtimi të kategorisë D, D1E – 7 seanca në jo më pak se 7 ditë kalendarike,
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë D në lejedrejtimi të kategorisë DE – 7 seanca në jo më pak se 7 ditë kalendarike.

Programi i përgatitjes praktike, kohëzgjatja e nevojshme dhe provimet për marrjen e lejedrejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie automatike (kodi 78) është i njejtë me ato të lejedrejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie manuale për kategoritë përkatëse.

Kalimi nga një lejedrejtimi me kodin 78 në lejedrejtimi me kuti shpejtësie manuale brenda të njejtës kategori bëhet me anë të kursit të përgatitjes praktike për 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike.

Seanca e ushtrimit të praktikës të jetë jo më pak se 40 minuta.