Shërbime për mjete të regjistruara

You are here

Çregjistrim i Përkohshëm dhe i Përhershëm i mjetit
Çregjistrim i Përkohshëm i mjetit (heqje e përkohshme nga qarkullimi)

Personi i interesuar për ç’regjistrim të përkohshëm të mjetit (heqje e përkohshme nga qarkullimi), paraqitet pranë sporteleve të shërbimeve të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin e tij me këto dokumenta:

  1. Kërkesa DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB. Ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtpërdrejt në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Leje qarkullimi e mjetit.
  4. Targat e mjetit.

Në rast humbje ose vjedhje të dokumentave ose targave duhet denoncimi nga Policia e Shtetit.


Çregjistrim i Përhershëm i mjetit (heqje e përhershme nga qarkullimi)

Personi i interesuar për çregjistrim të përhershëm të mjetit (heqje e përhershme nga qarkullimi), paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin e tij me këto dokumenta:

  1. Kërkesa DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Leje qarkullimi e mjetit.
  4. Certifikatë pronësie e mjetit.
  5. Targat e mjetit.
  6. Vërtetim RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).
  7. Certifikatë e shkatërrimit, e lëshuar nga subjektet e licencuara për menaxhimin e mbetjeve të automjeteve në fund të jetës.
  8. Fotokopje e lejes mjedisore e kategorisë III.1.A të subjektit të licencuar për menaxhimin e mbetjeve të automjeteve në fund të jetës.

Në rast humbje ose vjedhje të dokumentave ose targave duhet denoncimi nga policia shtetit.


Çregjistrim i Përhershëm i mjetit për eksport (heqje e përhershme nga qarkullimi në Shqipëri për t’u eksportuar në shtete të tjera)

Personi i interesuar për çregjistrim të përhershëm të mjetit për eksport (heqje e përhershme nga qarkullimi në Shqipëri për t’u eksportuar në shtete të tjera), paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin e tij me këto dokumenta:

  1. Kërkesa DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Leje qarkullimi e mjetit.
  4. Certifikatë pronësie e mjetit.
  5. Targat e mjetit.
  6. Vërtetim RBS ( i lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).

Mjeti pajiset me targa provizore për eksport, leje qarkullimi provizore me afat vlefshmërie 30 ditë dhe certifikatë pronësie me shënimin “për eksport”.

Ndryshimi i vendbanimit të pronarit të mjetit
Adresa e re ndodhet në të njëjtin rreth me adresën e vjetër.

Personi i interesuar paraqitet pranë sporteleve të shërbimit dhe me këto dokumenta:

  1. Kërkesa DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Certifikatë e kontrollit fizik të mjetit (Ky dokument lëshohet pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambienteve të Drejtorive Rajonale).
  4. Leje qarkullimi e mjetit.
  5. Certifikatë pronësie e mjetit.

Adresa e re ndodhet në një rreth tjetër të ndryshëm nga adresa e mëparshme, por brenda të njëjtës prefekturë.

Personi i interesuar paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me këto dokumenta:

  1. Kërkesa DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB. Ekstrakti QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Leje qarkullimi e mjetit.
  4. Certifikatë e pronësisë së mjetit.
  5. Targat e mjetit, vetëm kur ato janë sipas sistemit të vjetër.
  6. Certifikatë e kontrollit fizik të mjetit (Ky dokument lëshohet pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambienteve të Drejtorive Rajonale).

Adresa e re, ndodhet në një rreth tjetër të ndryshëm nga adresa e mëparshme, por jo në të njëjtën prefekturë.

Personi i interesuar paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që mbulon vendbanimin e ri me këto dokumenta:

  1. Kërkesa DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB. Ekstrakt i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Leje qarkullimit e mjetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Leja dorëzohet përfundimisht në momentin kur dosja e mjetit tuaj vjen nga Drejtoria Rajonale e mëparshme.
  4. Certifikatë e pronësisë së mjetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Certifikata dorëzohet përfundimisht në momentin kur dosja e mjetit tuaj vjen nga Drejtoria Rajonale e mëparshme.
  5. Certifikatë e kontrollit fizik të mjetit, e cila lëshohet pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit në ambientet e Drejtorive Rajonale.
  6. Targat e mjetit, vetëm kur ato janë sipas sistemit të vjetër. Targat dorëzohen përfundimisht në momentin kur dosja e mjetit tuaj vjen nga Drejtoria Rajonale e mëparshme.
Ndryshimi i gjeneraliteteve të pronarit të mjetit

Personi i interesuar paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me këto dokumenta:

  1. Kërkesa DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB. Ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Certifikatë e kontrollit fizik të mjetit. Ky dokument lëshohet pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambienteve të Drejtorive Rajonale.
  4. Leje qarkullimit e mjetit.
  5. Certifikatë e pronësisë së mjetit.
Ndryshimi i Pronësisë mbi mjetin
Vendbanimi juaj administrohet nga e njëjta Drejtori Rajonale që administronte vendbanimin e pronarit të vjetër.

Personi i interesuar pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin e ri, dorëzon këto dokumenta:

  1. Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Dokumenti i fitimit të pronësisë së mjetit, origjinal.
  4. Leje qarkullimit e mjetit.
  5. Certifikatë e pronësisë së mjetit.
  6. Certifikatë e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambienteve të Drejtorive Rajonale).
  7. Targat e mjetit, kur ato janë sipas sistemit të vjetër.
  8. Vërtetimi RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).

Vendbanimi juaj administrohet nga një Drejtori Rajonale e ndryshme nga ajo që administronte vendbanimin e pronarit të vjetër.

Personi i interesuar pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin, dorëzon këto dokumenta:

  1. Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve ose këtu.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel  nga nëpunësi i pranimit  dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Leje qarkullimit e mjetit.
  4. Certifikatë e pronësisë së mjetit.
  5. Certifikatë e kontrollit fizik të mjetit (Ky dokument lëshohet pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambienteve të Drejtorive Rajonale).
  6. Targat e mjetit, kur ato janë të modelit të vjetër.
  7. Vërtetimi RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).

Dokumentat e pikave 2 deri 5, pasi të fotokopjohen nga punonjësit e shërbimit, do t’ju kthehen përsëri së bashku me një faturë shërbimi. Këto dokumenta do të shërbejnë për të qarkulluar deri në momentin e transferimit të dosjes së mjetit.

Në momentin e transferimit të dosjes së mjetit tuaj, të gjithë dokumentat e lartëpërmendura, si dhe targat e mjetit (vetëm kur janë sipas sistemit të vjetër) dorëzohen pranë sportelit, për t’u pajisur me targat dhe dokumentacionin e ri.

Humbja, vjedhja, shkatërrimi ose dëmtimi i lejes së qarkullimit

Personi i interesuar pranë sporteleve të shërbimit, dorëzon këto dokumenta:

  1. Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Certifikatë e kontrollit fizik të mjetit (Ky dokument lëshohet pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambienteve të Drejtorive Rajonale).
  4. Vërtetimi i denoncimit i lëshuar nga Policia e Shtetit (ky dokument nuk nevojitet kur leja e qarkullimit është vetëm e dëmtuar, mund të identifikohet dhe dorëzohet ashtu siç është).

Fillimisht do të pajiseni me leje qarkullimi provizore. Në mbarim të afati prej 30 ditësh nga data e denoncimit, nëse leja e humbur nuk është gjetur, ju duhet të paraqiteni përsëri pranë sportelit për të tërhequr lejen e re të qarkullimit.

Leja e qarkullimit konsiderohet e dëmtuar kur nuk lexohen të dhënat e mjetit. Nëse leja mund të identifikohet nëpërmjet numrit serial, në këtë rast nuk nevojitet denoncim. Në qoftë se leja e qarkullimit nuk mund të identifikohet, detyrimisht nevojitet denoncimi pranë Policisë së Shtetit.

Humbja, vjedhja, shkatërrimi ose dëmtimi i targës/targave

Personi i interesuar pranë sporteleve të shërbimit, dorëzon këto dokumenta: 

  1. Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Certifikatë e kontrollit fizik të mjetit (Ky dokument lëshohet pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambienteve të Drejtorive Rajonale).
  4. Vërtetim denoncimi i lëshuar nga Policia e Shtetit (vetëm kur ka humbur një targë).
  5. Vërtetim denoncimi i lëshuar nga Prokuroria (vetëm kur kanë humbur të dy targat).
  6. Leje qarkullimi e mjetit.
  7. Certifikatë e pronësisë së mjetit.
  8. Targë vetëm 1 copë (vetëm kur është denoncuar humbja e targës tjetër).
  9. Targat (vetëm kur janë të dëmtuara, pas konfirmimit nga kontrolli fizik i mjetit).

Shërbimi kryhet në mbarim të afatit prej 15 ditësh nga data e denoncimit, nëse targa/at e humbur/a nuk është/janë gjetur.

Ndryshimi i Karakteristikave Konstruktive dhe Funksionale të mjetit

Personi i interesuar pranë sporteleve të shërbimit, dorëzon këto dokumenta: 

  1. Kërkesë DRM 40, e cila plotësohet pranë sporteleve.
  2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Leje qarkullimi e mjetit.
  4. Dy fotografi të mjetit që kërkoni të ndryshoni, në të cilat të dallohen qartë karakteristikat e jashtme ose të brendshme të tij.
  5. Certifikata e lëshuar nga subjekti i licencuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE).

Ndryshimi i karakteristikave konstruktive dhe funksionale pa mirtaimin paraprak nga komisioni sjell si pasojë marrjen e masës administrative.