Vlefshmëria e lejedrejtimit

You are here

http://dpshtrr.newweb.al/wp-content/uploads/2018/10/NJ%C3%8BVLEFSHM%C3%8BRIA-P%C3%8BRMBAJTJA-E-KATEGORIVE-T%C3%8B-LEJEDREJTIMIT.png

  • Të gjithë kategoritë e lejedrejtimit janë të vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë AM.
  • Lejedrejtimi i kategorisë A2 është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë A1.
  • Lejedrejtimi i kategorisë A është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë A1 dhe A2.
  • Lejedrejtimi i kategorisë B është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë B1, për motomjete me tre rrota simetrike ndaj aksit gjatësor me fuqi më të madhe se 15 kw, si dhe motomjetet e kategorisë A1, me kusht që mbajtësi i lejedrejtimit të jetë të paktën 21 vjeç (e vlefshme vetëm brenda territorit kombëtar).
  • Lejedrejtimi i kategorisë BE, ose B me kodin 96, është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë B.
  • Lejedrejtimi i kategorisë C është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë C1 dhe B.
  • Lejedrejtimi i kategorisë D është e vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë D1, C dhe B.
  • Lejedrejtimi i kategorisë CE është e vlefshme për drejtimin e komplekseve të mjeteve të kategorisë C1E dhe BE.
  • Lejedrejtimi i kategorisë CE është e vlefshme për drejtimin e komplekseve të mjeteve të kategorisë DE me kusht që personi të jetë i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë D.
  • Lejedrejtimi i kategorisë DE është e vlefshme për drejtimin e komplekseve të mjeteve të kategorisë D1E, CE, C1E dhe BE.
  • Lejedrejtimi i kategorisë C1E, CE, D1E, ose DE është e vlefshme për drejtimin e komplekseve të mjeteve për kategorinë BE.
  • Çdo kategori lejedrejtimi mjeti me kuti shpejtësie manuale është e vlefshme për të njejtën kategori lejedrejtimi me kuti shpejtësie automatike, e kundërta jo.