Rivlerësim lejedrejtimi

You are here

RIVLERËSIMI I LEJEDREJTIMIT

Zyrat që lëshojnë lejedrejtimet mund të marrin vendim për t'i kaluar në vizitë mjekësore pranë komisionit mjekësor lokal (sipas nenit 117 pika 4 të Kodit Rrugor) ose për t'i marrë në provimin e aftësisë mbajtësit e lejedrejtimeve kur lindin dyshime për mosplotësimin prej tyre të kërkesave fizike a psikike të përcaktuara. Rezultati i vizitës mjekësore i njoftohet zyrës që lëshon lejedrejtimin për marrjen e masave të pezullimit ose të tërheqjes së lejedrejtimit, kur është e nevojshme.


Dokumentacioni dhe tarifat

Mbajtësi i lejedrejtimit për të cilin është marrë vendim për rivlerësim lejedrejtimi, paraqitet pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin dhe dorëzon:

  • kërkesën për kryerje shërbimi,
  • dokument identifikimi (origjinali verifikohet dhe i kthehet) së bashku me fotokopjen;
  • mandat pagesën prej 200 lekë për tarifën e shërbimit për vërtetim lejedrejtimi; (lëshohet vërtetim nga arkiva kombëtare e lejeve të drejtimit);
  • vendimin e DRSHTRR-së për rivlerësimin e lejedrejtimit;
  • certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  • vendimin e komisionit mjekësor, me anë të të cilit vendoset nëse aplikanti është ose jo i aftë për të drejtuar mjetin e kategorisë sipas lejedrejtimit që zotëron dhe nëse do t’i nënshtrohet provës teorike dhe/ose praktike;
  • nëse komisioni mjekësor vendos që aplikanti është i aftë për të drejtuar mjet, shënon edhe kategorinë përkatëse të cilën ai mund të drejtojë së bashku me kodet kufizuese (nëse ka);
  • mandat pagesën prej 1500 lekë për pajisje me “LEJE” model D/TR (për rastet kur kërkohet t’i nënshtrohet provës së teorisë);

DRSHTRR pajis aplikantin me “LEJE”. Leja është e vlefshme 30 ditë nga data e lëshimit. Në rast se kandidati nuk e fiton provimin me një provë, brenda afatit të vlefshmërisë së “LEJE”-s, pajiset me Leje të re kundrejt pagesës përkatëse.

Pas fitimit të provës së teorisë për rastet kur i nënshtrohet provës teorike ose për rastet kur aplikanti i nënshtrohet vetëm provës praktike, kryen:

  • mandat pagesën prej 1500 lekë për pajisje me “AUTORIZIM”, model DD/PR;

DRSHTRR pajis aplikantin me “AUTORIZIM”, të vlefshëm për 1 (një) muaj nga data e lëshimit. Në rast se kandidati nuk e fiton provimin me një provë, brenda afatit të vlefshmërisë së Autorizimit, pajiset me Autorizim të ri kundrejt pagesës përkatëse.

  • Pasi fiton provën praktike rimerr lejedrejtimin e pezulluar/tërhequr ose aplikon për lejedrejtimi të re duke dorëzuar pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin:
  • Mandat pagesën prej 3500 lekë për tarifën e shërbimit për lejedrejtimi (për rastet kur pajiset me lejedrejtimi të re);

Në përfundim, i merret foto dixhitale dhe depozitohet nënshkrimi elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në lejedrejtimi.

Lejedrejtimi e re tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale ku është bërë aplikimi.