Rinovim lejedrejtimi

You are here

Për humbje, vjedhje apo shkatërrim

Për rastet e humbjes, vjedhjes ose shkatërrimit të lejedrejtimit, zotëruesi i saj duhet që brenda 48 orëve të bëjë denoncim në organet e policisë, të cilat lëshojnë vërtetim për këtë denoncim.

Qytetari, me kërkesë pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin, mund të pajiset me lejedrejtimi të përkohshme menjëherë, me afat vlefshmërie 30 ditë.

Dokumentacioni dhe tarifat

Pasi të kenë kaluar 30 ditë dhe lejedrejtimi i humbur ose i vjedhur nuk është gjetur ose kthyer, i interesuari kërkon dublikatin e lejedrejtimit, duke paraqitur pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin dokumentet:

  • kërkesën për kryerje shërbimi
  • Vërtetimin e denoncimit për humbje, vjedhje apo shkatërrim të lejedrejtimit; ose lejedrejtimin e përkohshme;
  • dokument identifikimi të vlefshëm dhe fotokopjen përkatëse. Karta e identitetit ose pasaporta (për shtetasit e huaj) verifikohet dhe i kthehet qytetarit; (Për shtetasit e huaj Leja e qëndrimit duhet të jetë brenda afateve të vlefshmërisë);
  • deklaratën e marrjes së përgjegjësisë administrative, model D/DPA (për rastet kur nuk është pajisur me lejedrejtimi të përkohshme);
  • mandat pagesën prej 3500 lekë të tarifës së shërbimit për lejedrejtimi (kartoni);
  • nëse lejedrejtimin do të tërheqë një person tjetër, plotëson një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do tërheqë lejedrejtimin si dhe dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi;
  • nëse dëshiron të pajiset me “Kopje përmbledhëse të lejes së drejtimit” 1 (një) foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm;

Për më tepër nëse lejedrejtimit të humbur, vjedhur apo shkatërruar i ka mbaruar afati i vlefshmërisë

  • certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;

Në përfundim, i merret foto dixhitale dhe depozitohet nënshkrimi elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në lejedrejtimi. 

Lejedrejtimi tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale ku është bërë aplikimi.

Për dëmtim

(Lejedrejtimi konsiderohet e dëmtuar kur nuk është i identifikueshëm një nga elementët: numri i dokumentit, të dhënat personale, data e skadencës, foto e mbajtësit të lejedrejtimit)

Dokumentacioni dhe tarifat

Qytetari paraqitet pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin dhe dorëzon:

  • kërkesën,
  • dokument identifikimi të vlefshëm dhe fotokopjen përkatëse. Karta e identitetit ose pasaporta (për shtetasit e huaj) verifikohet dhe i kthehet qytetarit; (Për shtetasit e huaj Leja e qëndrimit duhet të jetë brenda afateve të vlefshmërisë),
  • mandat pagesën prej 3500 lekë të tarifës së shërbimit për lejedrejtimi (kartoni),
  • nëse lejedrejtimin do ta tërheqë një person tjetër, plotëson një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do tërheqë lejedrejtimin si dhe dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi,
  • nëse dëshiron të pajiset me “Kopje përmbledhëse të lejes së drejtimit” 1 (një) foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm,
  • lejedrejtimin e dëmtuar.

Për më tepër, nëse lejedrejtimit të dëmtuar i ka mbaruar afati i vlefshmërisë

  • certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës.

Në përfundim, i merret foto dixhitale dhe depozitohet nënshkrimi elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në lejedrejtimi. 

Lejedrejtimi tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale ku është bërë aplikimi.

Për humbje të vlefshmërisë

Lejedrejtimi duhet të rinovohet në afate të ndryshme në varësi të kategorisë që zotëron dhe moshës së drejtuesit të mjetit.

Rinovimi konsiston në kryerjen e ekzaminimeve psiko-fizike për të konfirmuar të gjitha kërkesat psiko-fizike të kërkuara për të drejtuar mjete me motor.

Data e përfundimit të vlefshmërisë shënohet në lejedrejtimi.

Afatet e rinovimit variojnë nga një lejedrejtimi në një tjetër sipas tabelës së mëposhtme:

Mosha

(M)

 Kategoritë e lejedrejtimit

Kategoritë e lejedrejtimit të posaçme

AM, A1, A2, A, B1, B, BE

C1, C1E, C, CE

D1, D1E, D, DE

 AM, A1, A2, A, B1, B

 C1, C

Deri në 50 vjeç

10 vjet

5 vjet

5 vjet

5 vjet

5 vjet

50 < M ≤ 60

5 vjet

3 vjet

60 < M ≤  65

3 vjet

3 vjet

65 < M ≤ 70

2 vjet

+ DAPF

*Për C dhe CE vetëm për mjetet  deri 20 tonë

3 vjet + çdo 1 vit DAPF

(Për taksi)

Ska

70 < M ≤  80

3 vjet

Ska

Ska

Ska

M  > 80

3 vjet + çdo 1 vit DAPF

Ska

Ska

3 vjet + çdo 1 vit DAPF

Ska

DAPF – Dëshmia e Aftësisë Psikofizike

Dokumentacioni dhe tarifat

Për të rinovuar lejedrejtimin, personi i interesuar paraqitet pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin dhe dorëzon:

  • kërkesë për kryerje shërbimi model dokument
  • dokument identifikimi të vlefshëm dhe fotokopjen përkatëse. Karta e identitetit ose pasaporta (për shtetasit e huaj) verifikohet dhe i kthehet qytetarit; Shtetasit e  huaj duhet të dorëzojnë kopjen e noterizuar dhe të përkthyer të pasaportës si dhe kopje të noterizuar të lejeqëndrimit, të vlefshme;
  • certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  • mandat pagesën prej 3500 lekë për tarifën e shërbimit për lejedrejtimi;
  • mandat pagesën prej 600 lekë, për tarifën e shërbimit për transferim dosje (vetëm në rastet kur aplikanti ka ndryshuar vendbanim);
  • nëse lejedrejtimin do të tërheqë një person tjetër, plotëson një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do tërheqë lejedrejtimin si dhe dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi;
  • nëse dëshiron të pajiset me “Kopje përmbledhëse të lejes së drejtimit” 1 (një) foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm;
  • lejedrejtimin që zotëron.

Në përfundim, i merret foto dixhitale dhe depozitohet nënshkrimi elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në lejedrejtimi. 

Lejedrejtimi tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale ku është bërë aplikimi.

Për ndryshim gjeneralitetesh

Dokumentacioni dhe tarifat

Personi i interesuar, paraqitet pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin dhe dorëzon:

  • kërkesën për kryerje shërbimi;
  • dokument identifikimi të vlefshëm dhe fotokopjen përkatëse. Karta e identitetit ose pasaporta (për shtetasit e huaj) verifikohet dhe i kthehet qytetarit; Shtetasit e  huaj duhet të dorëzojnë kopjen e noterizuar dhe të përkthyer të pasaportës si dhe kopje të noterizuar të lejeqëndrimit, të vlefshme;
  • mandat pagesën prej 3500 lekë për tarifën e shërbimit për lejedrejtimi;
  • nëse lejedrejtimin do të tërheqë një person tjetër, plotëson një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do tërheqë lejedrejtimin si dhe dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi;
  • nëse dëshiron të pajiset me “Kopje përmbledhëse të lejes së drejtimit” 1 (një) foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm;
  • lejedrejtimin që zotëron.

Për më tepër, nëse lejedrejtimit që zotëron, i ka mbaruar afati i vlefshmërisë: