Rimarrja e lejedrejtimit

You are here

Pas humbjes totale të pikëve, ose heqjes së lejedrejtimit

Mbajtësit të lejedrejtimit i jepet, gjithashtu, një sasi prej njëzet pikësh për çdo drejtues mjeti.

Sasia e pikëve që i zbriten çdo mbajtësi lejedrejtimi mjeti, për rastet e shkeljes së normave të sjelljes, jepet tek “Tabela e pikëve për shkeljet e normave të sjelljes”

Mbajtësi i lejedrejtimit pas humbjes totale të pikëve apo heqjes së lejedrejtimit, duhet t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit teorik në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe të fitojë provimin duke ju përgjigjur saktë, jo më pak se, 90 për qind të sasisë së pyetjeve.

Pyetjet e provimit të kualifikimit përzgjidhen nga kapitulli 5, “Normat e sjelljes”, të Kodit Rrugor. Provimi është i informatizuar (me kompjuter), numri i pyetjeve – 30, koha maksimale – 30 minuta, numri i gabimeve të lejuara – 3.


Dokumentacioni dhe tarifat

Aplikanti paraqitet pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin dhe dorëzon:

  • kërkesën për kryerje shërbimi;
  • dokument identifikimi të vlefshëm (origjinali verifikohet dhe i kthehet) së bashku me fotokopjen;
  • mandat pagesën prej 1500 lekë për regjistrim dhe hyrje në provën e teorisë;

Pas dorëzimit të dokumentacionit të mësipërm DRSHTRR pajis aplikantin me “LEJE”,model DD/TP (për regjistrim dhe për hyrje në provë teorie). Leja është e vlefshme 30 ditë nga data e lëshimit. Në rast se kandidati nuk e fiton provimin me një provë, brenda afatit të vlefshmërisë së “LEJE”-s, pajiset me Leje të re kundrejt pagesës përkatëse.

Me fitimin e provimit të kualifikimit teorik sasia e pikëve të lejedrejtimit bëhet 20 dhe qytetarit i kthehet lejedrejtimi.

Pas anulimit

Lejedrejtimi anulohet nga organi që e ka lëshuar atë, kur mbajtësi i lejedrejtimit:

  • nuk zotëron në mënyrë të vazhdueshme kërkesat fizike dhe psikike (të përcaktuara në nenin 117 të Kodit Rrugor);
  • pasi i është nënshtruar revizionit (sipas nenit 126 të Kodit Rrugor), del tashmë i papërshtatshëm për drejtim mjeti;
  • ka kryer zëvendësimin e lejedrejtimit të vet me lejedrejtimin e lëshuar nga një shtet i huaj.

Prova

Kur nuk ekzistojnë më motivet që kanë përcaktuar marrjen e masës për anulimin e lejedrejtimit, i interesuari mund të procedojë drejtpërsëdrejti, duke dhënë provimet dhe duke bërë verifikimin e kërkesave fizike e psikike të parashikuara për konfirmimin e vlefshmërisë me marrjen e një lejedrejtimi të një kategorie jo më të lartë se sa ajo e lejedrejtimit që i është anuluar.

Pyetjet e provimit të kualifikimit përzgjidhen nga kapitulli 5, “Normat e sjelljes”, të Kodit Rrugor. Provimi është i informatizuar (me kompjuter), numri i pyetjeve – 30, koha maksimale – 30 minuta, numri i gabimeve të lejuara – 3.


Dokumentacioni dhe tarifat

Kur nuk ekzistojnë më motivet që kanë përcaktuar marrjen e masës për anulimin e lejedrejtimit, i interesuari paraqitet pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin dhe dorëzon:

  • kërkesën për kryerje shërbimi;
  • dokument identifikimi (origjinali verifikohet dhe i kthehet) së bashku me fotokopjen;
  • certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  • vendimin e komisionit mjekësor që vërteton aftësinë e tij për të drejtuar mjetin e kategorisë së kërkuar (kur lejedrejtimi i është anuluar për arsye psiko-fizike);

Për rastet kur lejedrejtimi i është anuluar si rezultat i zëvendësimit me lejedrejtimi të huaj dorëzon edhe:

  1. kopje të përkthyer dhe të noterizuar të lejedrejtimit të huaj;
  2. mandat pagesën prej 2300 lekë për konfirmim vërtetësie lejedrejtimi të huaj;
  3. deklaratën e marrjes së përgjegjësisë administrative me anë të së cilës heq dorë nga lejedrejtimi e huaj;
  • mandat pagesën prej 200 lekë për tarifën e shërbimit për vërtetim lejedrejtimi (të anuluar); (lëshohet nga arkiva kombëtare e lejeve të drejtimit);
  • mandat pagesën prej 1500 lekë për lëshimin e “LEJE”, model D/KP për provimin e kontrollit të njohurive teorike për konfirmim vlefshmërie të lejedrejtimit të anuluar;

DRSHTRR pajis aplikantin me LEJE për provën e kontrollit të njohurive teorike për konfirmim vlefshmërie të lejedrejtimit të anuluar dhe për hyrje në provën e teorisë. Leja është e vlefshme 30 ditë nga data e lëshimit. Në rast se kandidati nuk e fiton provimin me një provë, brenda afatit të vlefshmërisë së “LEJE”-s, pajiset me Leje të re kundrejt pagesës përkatëse.


Aplikimi për lejedrejtimi

Me fitimin e provës teorike, qytetari aplikon për pajisje me lejedrejtimi pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin, dhe dorëzon:

  • mandat pagesën prej 3500 lekë për tarifën e shërbimit për lejedrejtimi;
  • nëse lejedrejtimin do të tërheqë një person tjetër, plotëson një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do tërheqë lejedrejtimin si dhe dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi;
  • nëse dëshiron të pajiset me “Kopje përmbledhëse të lejes së drejtimit” 1 (një) foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm;

Në përfundim, i merret foto dixhitale dhe depozitohet nënshkrimi elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në lejedrejtimi. 

Lejedrejtimi tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale ku është bërë aplikimi.