Pajisja me lejedrejtimi

You are here

Të kategorisë AM

Mosha minimale

16 vjeç për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë AM

Lejedrejtimi e kategorisë AM merret me anë fitimit të provës së kontrollit të njohurive teorike.

Dokumentacioni dhe tarifat

Për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë AM, personi i interesuar mund të regjistrohet pranë DRSHTRR-së nën juridiksionin e së cilës ka vendbanimin, dhe dorëzon dokumentet:

  • kërkesë për kryerje shërbimi;
  • dokument identifikimi të vlefshëm dhe fotokopjen përkatëse. Karta e identitetit ose pasaporta (për shtetasit e huaj) verifikohet dhe i kthehet qytetarit; Shtetasit e  huaj duhet të dorëzojnë kopjen e noterizuar dhe të përkthyer të pasaportës si dhe kopje të noterizuar të lejeqëndrimit, të vlefshme;
  • 2 (dy) foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm, njëra nga të cilat të jetë e nënshkruar nga vetë personi (emër + mbiemër), në pjesën e pasme;
  • certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  • mandat pagesën e pajisjes me “LEJE”, model DD/TAM, për regjistrim dhe për prova teorie. Tarifa e shërbimit është 1000 lekë (500 lekë – regjistrimi dhe 500 lekë – provimi i teorisë);
  • para çdo riprovimi kryhet pagesa e tarifës së shërbimit prej 400 lekë.

DRSHTRR-ja pajis kandidatin me “LEJE”, me afat vlefshmërie 6 muaj nga data e lëshimit. Në rast se kandidati nuk e fiton provimin me 5 prova dhe/ose brenda afatit të vlefshmërisë së “LEJE”-s, mund të regjistrohet sërish, vetëm pas përfundimit të afatit të vlefshmërisë së “LEJE”-s, kundrejt pagesave përkatëse.

Prova e kontrollit të njohurive teorike

Provimi është i informatizuar (me kompjuter), numri i pyetjeve – 30, koha maksimale – 30 minuta, numri i gabimeve të lejuara – 3.

Për provën e kontrollit të njohurive teorike, pranë komisionit përkatës të marrjes në prova, në DRSHTRR, kandidati duhet të paraqesë:

  • dokument identifikimi (kartë identiteti dhe, për shtetasit e huaj, pasaportë);
  • “LEJE”-n, për hyrje në provën e teorisë;
  • dëshminë për kryerjen e kursit të ndihmës së shpejtë të lëshuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar, ose fotokopjen e noterizuar të saj (kërkohet vetëm në rastet e hyrjes në prova teorie për herë të parë);

Përjashtohen nga kryerja e kursit të trajnimit për dhënien e ndihmës së shpejtë mjekësore në rast aksidenti rrugor të gjithë personat që kanë kryer studimet e larta në degët mjekësi apo infermieri. Në këto raste kërkohet fotokopje e diplomës e nënshkruar nga urdhri përkatës (urdhri i mjekut dhe urdhri i infermierit);

Shtetasit e huaj kanë të drejtë që në provën e kontrollit të njohurive teorike të  marrin përkthyes të licensuar ose të pajisur me diplomën përkatëse.

Aplikimi për lejedrejtimi

Kandidati fitues i provimit të teorisë, paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale dhe dorëzon:

  • kërkesë model dokument,
  • dokument identifikimi të vlefshëm dhe fotokopjen përkatëse. Karta e identitetit ose pasaporta (për shtetasit e huaj) verifikohet dhe i kthehet qytetarit; Leja e qëndrimit duhet të jetë brenda afateve të vlefshmërisë,
  • mandat pagesën prej 3000 lekë për tarifën e pajisjes me lejedrejtimi (taksa e buxhetit të shtetit),
  • mandat pagesën prej 3500 lekë për tarifën e shërbimit për lejedrejtimi,
  • nëse lejedrejtimin e tij do ta tërheqë një person tjetër, plotëson një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do të tërheqë lejedrejtimin si dhe dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi.

Në përfundim, i merret foto dixhitale dhe depozitohet nënshkrimi elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në lejedrejtimi.

Lejedrejtimi tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale ku është bërë aplikimi.

Të kategorisë A1 - A2 - B1 - B

Mosha minimale

18 vjeç për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë A1 – A2 – B1 - B 

Personi i interesuar për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë A1, A2, B1 ose B drejtohet në një autoshkollë të licencuar për kategorinë e kërkuar dhe regjistrohet për kryerjen e kursit të përgatitjes teorike dhe praktike.

Dokumentacioni dhe tarifat

Regjistrimi i kandidatit për ndjekjen e kursit teorik dhe për provën e kontrollit të njohurive teorike

Përfaqësuesi i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së nën juridiksionin e së cilës ndodhet autoshkolla, plotëson kërkesën për regjistrim, model D/KR, dhe dorëzon dokumentet e kandidatit: 

  • fotokopjen e dokumentit të identifikimit, kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj fotokopje pasaporte e përkthyer dhe noterizuar dhe fotokopje leje qëndrimi, të vlefshme, të noterizuar.
  • 2 (dy) foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm, njëra nga të cilat të jetë e nënshkruar nga vetë personi (emër + mbiemër), në pjesën e pasme;
  • certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  • mandat pagesën për pajisje me “LEJE”, model DD/T, për regjistrim dhe për prova teorie. Tarifa e shërbimit është 1000 lekë (500 lekë – regjistrimi dhe 500 lekë – provimi i teorisë);
  • fotokopje lejedrejtimi (për rastet kur zotëron lejedrejtimi);
  • Para çdo riprovimi kryhet pagesa e tarifës së shërbimit prej 400 lekë.

DRSHTRR-ja pajis kandidatin me “LEJE”, me afat vlefshmërie 6 muaj nga data e lëshimit. Në rast se kandidati nuk e fiton provimin me 5 prova dhe/ose brenda afatit të vlefshmërisë së “LEJE”-s, mund të regjistrohet sërish në autoshkollë por, vetëm pas përfundimit të afatit të vlefshmërisë së “LEJE”-s, kundrejt pagesave përkatëse.

Prova e kontrollit të njohurive teorike

Provimi është i informatizuar (me kompjuter), numri i pyetjeve – 40, koha maksimale – 40 minuta, numri i gabimeve të lejuara – 4. 

Kandidati që ka kryer programin e plotë të përgatitjes teorike, për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, nga data e marrjes së Lejes, për provën e kontrollit të njohurive teorike, pranë komisionit përkatës të marrjes në prova, në DRSHTRR duhet të paraqesë:

  • dokument identifikimi (kartë identiteti dhe, për shtetasit e huaj, pasaportë),
  • “LEJE”-n, që vërteton kryerjen e kursit të njohurive teorike,
  • dëshminë për kryerjen e kursit të ndihmës së shpejtë të lëshuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar ose fotokopjen e noterizuar të saj, të vlefshme (vetëm në rastet e hyrjes në prova teorie për herë të parë).

Përjashtohen nga kryerja e kursit të trajnimit për dhënien e ndihmës së shpejtë mjekësore në rast aksidenti rrugor të gjithë personat që kanë kryer studimet e larta në degët mjekësi apo infermieri. Në këto raste kërkohet fotokopje e diplomës e nënshkruar nga urdhri përkatës (urdhri i mjekut dhe urdhri i infermierit).

Shtetasit e huaj kanë të drejtë që në provën e kontrollit të njohurive teorike të  marrin përkthyes të licensuar ose të pajisur me diplomën përkatëse.

Regjistrimi i kandidatit për ndjekjen e kursit praktik për ushtrim në drejtimin e mjetit për kategorinë e kërkuar dhe për provën e aftësive drejtuese e të sjelljes

Përfaqësuesi i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së, dhe dorëzon dokumentet e kandidatit fitues të provës së kontrollit të njohurive teorike:

  • kërkesën model për regjistrim të kandidatit në praktikë,
  • mandat pagesën për pajisje të kandidatit me “AUTORIZIM” model DD/P për ushtrim në drejtimin e mjetit. Tarifa e shërbimit është 1200 lekë (200 lekë – regjistrimi dhe 1000 lekë – provimi i praktikës).

DRSHTRR pajis kandidatin me “AUTORIZIM” për ushtrim në drejtimin e mjetit, për kategorinë e kërkuar.

Autorizimi lëshohet jo më vonë se 6 muaj nga data e fitimit të provës së teorisë dhe e ka afatin e vlefshmërisë 6 muaj. Brenda këtij afati kandidati ka të drejtë të japë deri në 5 herë provimin e praktikës, jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin.

Në rastet kur humbet vlefshmëria e testimit teorik të fituar, kandidati rifutet në provën e kontrollit të njohurive teorike pa e përsëritur kursin e teorisë, kundrejt pagesave përkatëse.

Para çdo riprovimi kryhet pagesa e tarifës së shërbimit prej 500 lekë.

Prova e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes

Kandidati që ka kryer programin e plotë të ushtrimit të drejtimit të mjetit, për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, nga data e marrjes së Autorizimit, për provën e verifikimit të aftësive drejtuese dhe sjelljes, pranë komisionit përkatës të marrjes në prova, në DRSHTRR duhet të paraqesë:

  •  dokument identifikimi (kartë identiteti dhe, për shtetasit e huaj, pasaportë);
  • “AUTORIZIM”, që vërteton kryerjen e kursit të ushtrimit të drejtimit të mjetit.

Aplikimi për lejedrejtimi

Kandidati fitues i provës së aftësive drejtuese e të sjelljes paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale dhe dorëzon:

  • dokument identifikimi të vlefshëm dhe fotokopjen përkatëse. Karta e identitetit ose pasaporta (për shtetasit e huaj) verifikohet dhe i kthehet qytetarit; Leja e qëndrimit duhet të jetë brenda afateve të vlefshmërisë (për shtetasit e huaj);
  • mandat pagesën e tarifës së pajisjes me lejedrejtimi (taksa e buxhetit të shtetit) prej: 

                    - 3000 lekë për A1 ose A2;

                    - 4500 lekë për B1 ose B,

  • mandat pagesën prej 3500 lekë për tarifën e shërbimit për lejedrejtimi;
  • nëse lejedrejtimin e tij do ta tërheqë një person tjetër, plotëson një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do të tërheqë lejedrejtimin, si dhe dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi;
  • nëse dëshiron të pajiset me “Kopje përmbledhëse të lejes së drejtimit” dorëzon 1 (një) foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm (për rastet kur zotëron lejedrejtimin që zotëron);
  • lejedrejtimin që zotëron (në qoftë se ka).

Në përfundim, i merret foto dixhitale dhe depozitohet nënshkrimi elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në lejedrejtimi.  

Lejedrejtimi tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale ku është bërë aplikimi.

Të kategorisë A

Mosha minimale

20 vjeç për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë A (të paktën 2 vjet pas kategorisë A2) 

Për t’ju nënshtruar provave për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë A duhet të jesh mbajtës i lejedrejtimit A2 prej të paktën 2 vjetësh. Kalimi në kategorinë A bëhet vetëm me anë të provës praktike.

Person i interesuar për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë A, drejtohet në një autoshkollë të licencuar për këtë kategori dhe regjistrohet për kryerjen e kursit të përgatitjes praktike.

Dokumentacioni dhe tarifat

Regjistrimi i kandidatit për ndjekjen e kursit praktik për ushtrim në drejtimin e mjetit për kategorinë e kërkuar dhe për provën e aftësive drejtuese e të sjelljes

Përfaqësuesi i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së nën juridiksionin e së cilës ndodhet autoshkolla, plotëson kërkesën për regjistrim, model D/KR, dhe dorëzon dokumentet e kandidatit: 

  • fotokopjen e dokumentit të identifikimit, kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj fotokopje pashaporte e përkthyer dhe noterizuar dhe fotokopje leje qëndrimi, të vlefshme, të noterizuar,
  • 2 (dy) foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm, njëra nga të cilat të jetë e nënshkruar nga vetë personi (emër + mbiemër), në pjesën e pasme,
  • certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës,
  • mandat pagesën për pajisje të kandidatit me “AUTORIZIM” model DD/P për ushtrim në drejtimin e mjetit. Tarifa e shërbimit është 1200 lekë (200 lekë – regjistrimi dhe 1000 lekë – provimi i praktikës),
  • fotokopje të lejedrejtimit që zotëron.

DRSHTRR pajis kandidatin me “AUTORIZIM” për ushtrim në drejtimin e mjetit, për kategorinë e kërkuar.

Autorizimi lëshohet jo më vonë se 6 muaj nga data e fitimit të provës së teorisë dhe e ka afatin e vlefshmërisë 6 muaj. Brenda këtij afati kandidati ka të drejtë të japë deri në 5 herë provimin e praktikës, jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin.

Në rastet kur humbet vlefshmëria e testimit teorik të fituar, kandidati rifutet në provën e kontrollit të njohurive teorike pa e përsëritur kursin e teorisë, kundrejt pagesave përkatëse.

  • Para çdo riprovimi kryhet pagesa e tarifës së shërbimit prej 500 lekë.

Prova e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes

Kandidati që ka kryer programin e plotë të ushtrimit të drejtimit të mjetit, për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, nga data e marrjes së Autorizimit, për provën e verifikimit të aftësive drejtuese dhe sjelljes, pranë komisionit përkatës të marrjes në prova, në DRSHTRR duhet të paraqesë:

  • dokument identifikimi (kartë identiteti dhe, për shtetasit e huaj, pasaportë),
  • “AUTORIZIM”, që vërteton kryerjen e kursit të ushtrimit të drejtimit të mjetit.

Aplikimi për lejedrejtimi

Kandidati fitues i provës së aftësive drejtuese e të sjelljes paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale dhe dorëzon:

  • dokument identifikimi të vlefshëm dhe fotokopjen përkatëse. Karta e identitetit ose pashaporta (për shtetasit e huaj) verifikohet dhe i kthehet qytetarit; Leja e qëndrimit duhet të jetë brenda afateve të vlefshmërisë (për shtetasit e huaj),
  • mandat pagesën prej 3000 lekë për tarifën e pajisjes me lejedrejtimi (taksa e buxhetit të shtetit),
  • mandat pagesën prej 3500 lekë për tarifën e shërbimit për lejedrejtimi,
  • nëse lejedrejtimin e tij do ta tërheqë një person tjetër, plotëson një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do të tërheqë lejedrejtimin, si dhe dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi,
  • nëse dëshiron të pajiset me “Kopje përmbledhëse të lejes së drejtimit” dorëzon 1 (një) foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm,
  • lejedrejtimin që zotëron.

Në përfundim, i merret foto dixhitale dhe depozitohet nënshkrimi elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në lejedrejtimi.

Lejedrejtimi tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale ku është bërë aplikimi.

Të kategorisë BE - B me kodin 96

Mosha minimale

19 vjeç për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë BE, B me kodin 96 (të paktën 1 vit pas kategorisë B).
Për t’ju nënshtruar provave duhet të jesh mbajtës i lejedrejtimit të kategorisë B. Kalimi në kategorinë BE apo në kategorinë B me kodin 96, bëhet pa iu nënshtruar provës së kontrollit të njohurive teorike por vetëm me anë të “lidhje rimorkio + provë praktike”.

Personi i interesuar për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë BE ose të kategorisë B me kodin 96, drejtohet në një autoshkollë të licencuar për kategorinë përkatëse, dhe regjistrohet për kryerjen e kursit të përgatitjes praktike.

Dokumentacioni dhe tarifat

Regjistrimi i kandidatit për ndjekjen e kursit praktik për ushtrim në drejtimin e mjetit për kategorinë e kërkuar dhe për provën e aftësive drejtuese e të sjelljes

Përfaqësuesi i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së nën juridiksionin e së cilës ndodhet autoshkolla, plotëson kërkesën për regjistrim të kandidatit në kursin e përgatitjes praktike dhe dorëzon dokumentet e kandidatit: 

  • fotokopje të dokumentit të identifikimit, kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj fotokopje pasaporte e përkthyer dhe noterizuar si dhe fotokopje leje qëndrimi, të vlefshme, të noterizuar,
  • 2 (dy) copë fotografi me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm, njëra nga të cilat të jetë e nënshkruar nga personi (emër + mbiemër) në pjesën e pasme,
  • certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës,
  • fotokopjen e lejedrejtimit që zotëron,
  • mandat pagesën për pajisje me “Autorizim” model DD/P për tu ushtruar në drejtimin e automjeteve dhe në proven e aftësive drejtuese e të sjelljes.

DRSHTRR pajis kandidatin me “AUTORIZIM” për ushtrim në drejtimin e mjetit, për kategorinë e kërkuar.

Autorizimi lëshohet jo më vonë se 6 muaj nga data e fitimit të provës së teorisë dhe e ka afatin e vlefshmërisë 6 muaj. Brenda këtij afati kandidati ka të drejtë të japë deri në 5 herë provimin e praktikës, jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin.

Në rastet kur humbet vlefshmëria e testimit teorik të fituar, kandidati rifutet në provën e kontrollit të njohurive teorike pa e përsëritur kursin e teorisë, kundrejt pagesave përkatëse.

  • Para çdo riprovimi kryhet pagesa e tarifës së shërbimit prej 500 lekë.

Prova e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes

Kandidati që ka kryer programin e plotë të ushtrimit të drejtimit të mjetit, për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, nga data e marrjes së Autorizimit, për provën e verifikimit të aftësive drejtuese dhe sjelljes, pranë komisionit përkatës të marrjes në prova në DRSHTRR, duhet të paraqesë:

  •  dokument identifikimi (kartë identiteti dhe, për shtetasit e huaj, pasaportë),
  • “AUTORIZIM”, që vërteton kryerjen e kursit të ushtrimit të drejtimit të mjetit.

Aplikimi për lejedrejtimi

Kandidati fitues i provës së aftësive drejtuese e të sjelljes paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale dhe dorëzon:

  • dokument identifikimi të vlefshëm dhe fotokopjen përkatëse. Karta e identitetit ose pashaporta (për shtetasit e huaj) verifikohet dhe i kthehet qytetarit; Leja e qëndrimit duhet të jetë brenda afateve të vlefshmërisë (për shtetasit e huaj),
  • mandat pagesën prej 3000 lekë për tarifën e pajisjes me lejedrejtimi (taksa e buxhetit të shtetit),
  • mandat pagesën prej 3500 lekë për tarifën e shërbimit për lejedrejtimi;,
  • nëse lejedrejtimin e tij do ta tërheqë një person tjetër, plotëson një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do të tërheqë lejedrejtimin, si dhe dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi,
  • nëse dëshiron të pajiset me “Kopje përmbledhëse të lejes së drejtimit” dorëzon 1 (një) foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm,
  • lejedrejtimin që zotëron.

Në përfundim, i merret foto dixhitale dhe depozitohet nënshkrimi elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në lejedrejtimi.

Lejedrejtimi tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale ku është bërë aplikimi.

Të kategorisë C1 - C - D1 - D

Mosha minimale

19 vjeç për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë C1  (të paktën 1 vit pas kategorisë B)

21 vjeç për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë C (të paktën 3 vjet pas kategorisë B)

22 vjeç për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë D1 (të paktën 1 vit pas kategorisë C)

24 vjeç për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë D ( të paktën 3 vjet pas kategorisë C)

Provat

Për t’ju nënshtruar provave duhet të jesh mbajtës i një lejedrejtimi të vlefshme, dhe që mundëson kalimin në kategorinë e kërkuar. Kalimi në kategorinë C1, C, D1, D bëhet duke iu nënshtruar provës së kontrollit të njohurive teorike dhe provës së aftësive drejtuese e të sjelljes.

Personi i interesuar për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë C1, C, D1, D drejtohet në një autoshkollë të licencuar për kategorinë përkatëse, dhe regjistrohet për kryerjen e kursit të përgatitjes teorike dhe praktike.

Dokumentacioni dhe tarifat

Regjistrimi i kandidatit për ndjekjen e kursit teorik dhe për provën e kontrollit të njohurive teorike

Përfaqësuesi i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së nën juridiksionin e së cilës ndodhet autoshkolla, plotëson kërkesën për regjistrim, model D/KR, dhe dorëzon dokumentet e kandidatit: 

  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit, kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj fotokopje pasaporte e përkthyer dhe noterizuar dhe fotokopje leje qëndrimi, të vlefshme, të noterizuar,
  • 2 (dy) copë fotografi me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm, njëra nga të cilat të jetë e nënshkruar nga personi (emër + mbiemër) në pjesën e pasme,
  • certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës,
  • fotokopjen e lejedrejtimit që zotëron,
  • mandat pagesën për pajisje me “LEJE”  DD/T për provën e kontrollit të njohurive teorike. Tarifa e shërbimit  Tarifa e shërbimit është 1500 lekë (200 – regjistrimi dhe 1300 – provimi i praktikës),
  • Para çdo riprovimi kryhet pagesa e tarifës së shërbimit prej 600 lekë.

DRSHTRR-ja pajis kandidatin me “LEJE”, me afat vlefshmërie 6 muaj nga data e lëshimit. Në rast se kandidati nuk e fiton provimin me 5 prova dhe/ose brenda afatit të vlefshmërisë së “LEJE”-s, mund të regjistrohet sërish në autoshkollë por, vetëm pas përfundimit të afatit të vlefshmërisë së “LEJE”-s, kundrejt pagesave përkatëse.

Prova e kontrollit të njohurive teorike

Provimi është i informatizuar (me kompjuter), numri i pyetjeve – 40, koha maksimale – 40 minuta, numri i gabimeve të lejuara – 4. 

Kandidati që ka kryer programin e plotë të përgatitjes teorike, për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, nga data e marrjes së Lejes, për provën e kontrollit të njohurive teorike, pranë komisionit përkatës të marrjes në prova, në DRSHTRR duhet të paraqesë:

  • dokument identifikimi (kartë identiteti dhe, për shtetasit e huaj, pasaportë);
  • “LEJE”, që vërteton kryerjen e kursit të njohurive teorike dhe për hyrje në provën e teorisë.

Regjistrimi i kandidatit për ndjekjen e kursit praktik për ushtrim në drejtimin e mjetit për kategorinë e kërkuar dhe për provën e aftësive drejtuese e të sjelljes

Përfaqësuesi i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së dhe dorëzon dokumentet e kandidatit fitues të provës së kontrollit të njohurive teorike:

  • kërkesën model për regjistrim të kandidatit në praktikë;
  • mandat pagesën për pajisje të kandidatit me “AUTORIZIM” model DD/P për ushtrim në drejtimin e mjetit. Tarifa e shërbimit është 1500 lekë (200 lekë – regjistrimi dhe 1300 lekë – provimi i praktikës).

DRSHTRR pajis kandidatin me “AUTORIZIM” për ushtrim në drejtimin e mjetit, për kategorinë e kërkuar.

Autorizimi lëshohet jo më vonë se 6 muaj nga data e fitimit të provës së teorisë dhe e ka afatin e vlefshmërisë 6 muaj. Brenda këtij afati kandidati ka të drejtë të japë deri në 5 herë provimin e praktikës, jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin.

Në rastet kur humbet vlefshmëria e testimit teorik të fituar, kandidati rifutet në provën e kontrollit të njohurive teorike pa e përsëritur kursin e teorisë, kundrejt pagesave përkatëse.

Prova e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes

Kandidati që ka kryer programin e plotë të ushtrimit të drejtimit të mjetit, për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, nga data e marrjes së Autorizimit, për provën e verifikimit të aftësive drejtuese dhe sjelljes, pranë komisionit përkatës të marrjes në prova, në DRSHTRR, duhet të paraqesë:

  •  dokument identifikimi (kartë identiteti dhe, për shtetasit e huaj, pasaportë),
  • “AUTORIZIM”, që vërteton kryerjen e kursit të ushtrimit të drejtimit të mjetit.

Aplikimi për lejedrejtimi

Kandidati fitues i provimit të praktikës, paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale dhe dorëzon:

  • kërkesë model dokument,
  • dokument identifikimi të vlefshëm dhe fotokopjen përkatëse. Karta e identitetit ose pashaporta (për shtetasit e huaj) verifikohet dhe i kthehet qytetarit,
  • Leja e qëndrimit duhet të jetë brenda afateve të vlefshmërisë (për shtetasit e huaj),
  • mandat pagesën për tarifën e pajisjes me lejedrejtimi (taksa e buxhetit të shtetit):            

                   - prej 2000 lekë C1, C,

                   - prej 3000 lekë D1, D.

  • mandat pagesën prej 3500 lekë për tarifën e shërbimit për lejedrejtimi,
  • nëse lejedrejtimin do të tërheqë një person tjetër, plotëson një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do tërheqë lejedrejtimin si dhe dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi,
  • nëse dëshiron të pajiset me “Kopje përmbledhëse të lejes së drejtimit” 1 (një) foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm,
  • lejedrejtimin që zotëron.

Në përfundim, i merret foto dixhitale dhe depozitohet nënshkrimi elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në lejedrejtimi.

Lejedrejtimi tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale ku është bërë aplikimi.

Të kategorisë C1E - CE - D1E - DE

Mosha minimale

20 vjeç për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë C1E (të paktën 1 vit pas kategorisë C1)

22 vjeç për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë CE (të paktën 1 vit pas kategorisë C)

23 vjeç për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë D1E (të paktën 1 vit pas kategorisë D1)

25 vjeç për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë DE (të paktën 1 vit pas kategorisë D)

Mbajtësit e lejedrejtimit të kategorisë CE përfitojnë lejedrejtimin e kategorisë DE në momentin që pajisen me lejedrejtimi të kategorisë D. Ky fakt pasqyrohet në lejedrejtimi.

Provat

Për t’ju nënshtruar provave duhet të jesh mbajtës i një lejedrejtimi të vlefshme, dhe që mundëson kalimin në kategorinë e kërkuar. Kalimi në kategorinë C1E, CE, D1E, DE bëhet duke iu nënshtruar provës provës “lidhje rimorkio + provë praktike”.

Personi i interesuar për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë C1E, CE, D1E, DE drejtohet në një autoshkollë të licencuar për kategorinë përkatëse, dhe regjistrohet për kryerjen e kursit të përgatitjes praktike.

Dokumentacioni dhe tarifat

Regjistrimi i kandidatit për ndjekjen e kursit praktik për ushtrim në drejtimin e mjetit për kategorinë e kërkuar dhe për provën e aftësive drejtuese e të sjelljes

Përfaqësuesi i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së nën juridiksionin e së cilës ndodhet autoshkolla, plotëson kërkesën për regjistrim, model D/KR, dhe dorëzon dokumentet e kandidatit: 

  • fotokopje të dokumentit të identifikimit dhe për shtetasit e huaj fotokopje pasaporte e përkthyer dhe noterizuar dhe fotokopje leje qëndrimi, të vlefshme, të noterizuar,
  • 2 (dy) cope fotografi me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm, njëra nga të cilat të jetë e nënshkruar nga personi (emër + mbiemër) në pjesën e pasme,
  • certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për t’u regjistruar në autoshkollë,
  • fotokopjen e lejedrejtimit që zotëron,
  • mandat pagesën për pajisje me “Autorizim” model DD/P për tu ushtruar në drejtimin e mjeteve.

DRSHTRR pajis kandidatin me “AUTORIZIM” për ushtrim në drejtimin e mjetit, për kategorinë e kërkuar.

Autorizimi lëshohet jo më vonë se 6 muaj nga data e fitimit të provës së teorisë dhe e ka afatin e vlefshmërisë 6 muaj. Brenda këtij afati kandidati ka të drejtë të japë deri në 5 herë provimin e praktikës, jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin.

Në rastet kur humbet vlefshmëria e testimit teorik të fituar, kandidati rifutet në provën e kontrollit të njohurive teorike pa e përsëritur kursin e teorisë, kundrejt pagesave përkatëse.

Prova e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes

Kandidati që ka kryer programin e plotë të ushtrimit të drejtimit të mjetit, për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, nga data e marrjes së Autorizimit, për provën e verifikimit të aftësive drejtuese dhe sjelljes, pranë komisionit përkatës të marrjes në prova, në DRSHTRR, duhet të paraqesë:

  •  dokument identifikimi (kartë identiteti dhe, për shtetasit e huaj, pasaportë),
  • “AUTORIZIM”, që vërteton kryerjen e kursit të ushtrimit të drejtimit të mjetit.

Aplikimi për lejedrejtimi

Kandidati fitues i provimit të praktikës, paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale dhe dorëzon:

  • kërkesë model dokument,
  • dokument identifikimi të vlefshëm dhe fotokopjen përkatëse. Karta e identitetit ose pashaporta (për shtetasit e huaj) verifikohet dhe i kthehet qytetarit; Leja e qëndrimit duhet të jetë brenda afateve të vlefshmërisë (për shtetasit e huaj),
  • mandat pagesën prej 3000 lekë për tarifën e pajisjes me lejedrejtimi (taksa e buxhetit të shtetit),
  • mandat pagesën prej 3500 lekë për tarifën e shërbimit për lejedrejtimi,
  • nëse lejedrejtimin do të tërheqë një person tjetër, plotëson një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do tërheqë lejedrejtimin si dhe dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi,
  • nëse dëshiron të pajiset me “Kopje përmbledhëse të lejes së drejtimit” 1 (një) foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm,
  • lejedrejtimin që zotëron.

Në përfundim, i merret foto dixhitale dhe depozitohet nënshkrimi elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në lejedrejtimi.

Lejedrejtimi tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale ku është bërë aplikimi.

Për mjetet me kuti Shpejtësie Automatike

Marrja e lejedrejtimit për mjetet me kuti shpejtësie automatike bëhet nëpërmjet provës praktike me mjete me kuti shpejtësie automatike dhe lejon vetëm drejtimin e mjeteve të pajisura me kuti  shpejtësie automatike.

Programi i përgatitjes teorike dhe praktike, kohëzgjatja e nevojshme dhe provimet për marrjen e lejedrejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie automatike (kodi 78) është i njejtë me ato të lejedrejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie manuale për kategoritë përkatëse.

Në  lejedrejtimin  e marrë, përbri kategorisë, shënohet kodi 78, sipas kodeve të harmonizuara të BE-së.

  • Për kalimin nga një lejedrejtimi me kodin 78 në lejedrejtimi me kuti shpejtësie manuale brenda të njejtës kategori, kandidati duhet t’i nënshtrohet kursit të përgatitjes praktike në autoshkollë për jo më pak se 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike, si dhe proves së praktikës në DRSHTRR.
  • Drejtuesi i mjetit, fitues i shtesës së kategorisë të lejedrejtimit nëpërmjet provës praktike, me mjet me kuti shpejtësie automatike, lejohet të drejtojë vetëm mjete me kuti shpejtësie automatike të kësaj kategorie. Në lejedrejtimin e marrë, përbri kategorisë, shënohet kodi 78, sipas kodeve të harmonizuara të BE.
  • Drejtuesi i mjetit, fitues i njërës nga kategoritë A1, A2, A, me mjet me kuti shpejtësie manuale, lejohet të drejtojë edhe mjetet e dy kategorive të tjera me mjete me kuti shpejtësie manuale.
  • Drejtuesi i mjetit, mbajtës i njërës nga kategoritë B, C, D apo nënkategorive të tyre me kodin 78, kur fiton një nga këto kategori me kuti shpejtësie manuale, lejohet të drejtojë edhe mjetet e kategorive përkatëse B, C, D apo nënkategorive të tyre, me mjete me kuti shpejtësie manuale.
Të posaçme

Lejedrejtimi e posaçme: Personit me aftësi të kufizuara që kërkon të drejtojë një mjet mund t’i lëshohet lejedrejtimi të kategorisë AM, A1, A2, A, B1, B, C1, C që vërtetojnë aftësinë e drejtuesit të mjetit me aftësi të kufizuara për të drejtuar një mjet të përshtatur sipas nevojave të tij.

  • Personi i interesuar për drejtues mjeti së bashku me drejtuesin teknik të autoshkollës marrin takim me Kryetarin e Degës së Drejtuesve të Mjeteve të Drejtorisë Rajonale.
  • Kërkesë.
  • Kryerja e kontrollit mjekësor duke u paraqitur pranë Komisionit Mjekësor së bashku me dokumentacionin përkatës të kërkuar nga subjekti shëndetësor.
  • Komisioni Mjekësor merr vendim nëse kandidati është i aftë të drejtojë mjet apo jo dhe lëshon një Certifikatë Mjekësore mod.IV.6 , në të cilën do të specifikohen kodet kufizuese të drejtuesit të mjetit dhe të përshtatshmërisë së mjetit, të cilët do të mbarten në Autorizim e si rrjedhim edhe në lejedrejtimi.

Për rastet kur gjykimi i përshtatshmërisë nuk mund të formulohet vetëm nga testet klinike, duhet të kryhet një provë drejtimi praktike e një automjeti të përshtatur në lidhje me nevojat e veçanta, në komision duhet të marrë pjesë edhe një inxhinier mekanik, specialist i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

  • Pasi kandidati pajiset me Certifikatën Mjekësore që vërteton aftësinë e tij për të drejtuar mjet për kategorinë e kërkuar, drejtohet në një autoshkollë të licencuar për këtë kategori (përjashtuar kategorinë AM, e cila merret pa autoshkollë) dhe regjistrohet për kryerjen e kursit të përgatitjes teorike.
  • Pajiset me LEJE për ndjekjen e kursit të përgatitjes teorike, dhe me përfundimin e kursit të plotë i nënshtrohet provës së kontrollit të njohurive teorike.
  • Pas shpalljes fitues në provën e kontrollit të njohurive teorike pajiset me Autorizim model DD/PP për ushtrim në drejtimin e mjetit dhe kryen kursin e plotë të përgatitjes praktike me mjetin e përshtatur. Kodet kufizuese të shënuara në Certifikatë Mjekësore mbarten edhe në Autorizim dhe më pas, pas shpalljes fitues në provën praktike, kandidatit i lind e drejta për tu pajisur me lejedrejtimin e kërkuar.
  • Kohëzgjatja e lejedrejtimit jepet në tabelën e dhenë tek “Rinovimi i lejedrejtimit”.

*Regjistrimi në autoshkollë për ndjekjen e kursit të përgatitjes teorike dhe/ose praktike, dokumentacioni i nevojshëm, kohëzgjatja e përgatitjes, tarifat, dhe aplikimi për pajisje me lejedrejtimi janë të njëjta me ato të dhëna në procedurat e marrjes së lejedrejtimit normale sipas kategorisë përkatëse.

*Të njëjtës procedurë si më sipër, mund t’i nënshtrohen drejtuesit e mjeteve të cilët zotërojnë një lejedrejtimi, por më pas pësojnë dëmtime fizike. Në këtë rast kandidatët nuk i nënshtrohen kontrollit të njohurive teorike për kategoritë që zotërojnë, por vetëm kontrollit të aftësive drejtuese e të sjelljes duke ndjekur kursin e përgatitjes praktike me mjetin e përshtatur dhe duke ju nënshtuar provës së aftësive drejtuese e të sjelljes.

Lejedrejtimi shqiptare për anëtarë të trupit diplomatik të huaj

Pajisjen me lejedrejtimi shqiptare, anëtarët e përfaqësisë diplomatike, konsullatave të nderit, organizatave ndërkombëtare, agjencive të specializuara të OKB-së në Shqipëri, si dhe anëtarët e familjeve të tyre, (mbajtës të pashaportës diplomatike), vetëm në rastet kur ata qëndrojnë më shumë se një vit në Republikën e Shqipërisë.

Dokumentacioni dhe tarifat

Personi i interesuar paraqitet pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin dhe dorëzon:

  • kërkesën për kryerje shërbimi;
  • deklaratën e marrjes së përgjegjësisë administrative,
  • kartë legjitimiteti të vlefshme të lëshuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, të vlefshme, (origjinali verifikohet dhe i kthehet) së bashku me fotokopjen e legalizuar nga Përfaqësia Diplomatike ose Organizata Ndërkombëtare,
  • pasaportë diplomatike të vlefshme (origjinali verifikohet dhe i kthehet) së bashku me fotokopjen të përkthyer dhe të legalizuar nga Përfaqësia Diplomatike ose Organizata Ndërkombëtare,
  • lejedrejtimin që zotëron, të vlefshme, (origjinali verifikohet dhe i kthehet) së bashku me fotokopjen të përkthyer dhe të legalizuar nga Përfaqësia Diplomatike ose nga Organizata Ndërkombëtare,
  • certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës,
  • mandat pagesën prej 2300 lekë;

DRSHTRR me marrjen e konfirmimit nga DPSHTRR, njofton qytetarin që të paraqitet për aplikim për pajisje me lejedrejtimi shqiptare.

Qytetari paraqitet pranë DRSHTRR-së, ku aplikoi për konfirmim lejedrejtimi të huaj dhe dorëzon:

  • mandat pagesën prej 3500 lekë për tarifën e shërbimit për lejedrejtimi,
  • nëse lejedrejtimin do të tërheqë një person tjetër, plotëson një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do tërheqë lejedrejtimin si dhe dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi,
  • nëse dëshiron të pajiset me “Kopje përmbledhëse të lejes së drejtimit” 1 (një) foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm.