Njëvlefshmëria (konvertimi) i lejedrejtimit të huaj

You are here

NJËVLEFSHMËRIA (KONVERTIMI) I LEJEDREJTIMIT TË HUAJ

Mbajtësit e lejedrejtimit, gjatë kohës kur ajo është e vlefshme, të lëshuara nga shtetet anëtar të Bashkimit Europian, SHBA-ve, Kanadasë dhe vendeve që janë palë në konventat dhe marrëveshje të kombeve të bashkuara në fushën e lejedrejtimit të cilët kanë marrë lejen e banimit në Republikën e Shqipërisë, mund të marrin, lejedrejtimin e së njëjtës kategori, për të cilën është e vlefshme lejedrejtimi i tyre.


Aplikimi për konfirmim vërtetësie lejedrejtimi

Personi i interesuar paraqitet pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin dhe dorëzon:

  • kërkesën për kryerje shërbimi,
  • dokument identifikimi të vlefshëm dhe fotokopjen përkatëse. Karta e identitetit ose pasaporta (për shtetasit e huaj) verifikohet dhe i kthehet qytetarit; Shtetasit e  huaj duhet të dorëzojnë kopjen e noterizuar dhe të përkthyer të pasaportës si dhe kopje të noterizuar të lejeqëndrimit, të vlefshme,
  • lejedrejtimin e huaj të vlefshme (origjinali verifikohet dhe i kthehet) së bashku me fotokopjen të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të noterizuar,
  • certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës,
  • mandat pagesën për kryerje shërbimi prej 2300 lekë.

Për lejet e drejtimit të lëshuara nga shtetet e huaja me të cilat Republika e Shqipërisë ka marrëveshje reciproke për njëvlefshmërinë (konvertimin) e lejeve të drejtimit, DPSHTRR komunikon me palën e huaj për të konfirmuar vërtetësinë e lejedrejtimit, vetëm kur është e parashikuar në marrëveshje.


Aplikimi për pajisje me lejedrejtimi shqiptare

Në përfundim DRSHTRR me marrjen e konfirmimit nga DPSHTRR, njofton qytetarin që të paraqitet për aplikim për pajisje me lejedrejtimi shqiptare.

Qytetari paraqitet pranë DRSHTRR-së, ku aplikoi për konfirmim lejedrejtimi të huaj dhe dorëzon:

  • kërkesën,
  • dokument identifikimi të vlefshëm dhe fotokopjen përkatëse. Karta e identitetit ose pashaporta (për shtetasit e huaj) verifikohet dhe i kthehet qytetarit; Leja e qëndrimit duhet të jetë brenda afateve të vlefshmërisë,
  • mandat pagesën prej 3500 lekë për tarifën e shërbimit për lejedrejtimi,
  • lejedrejtimin e huaj,
  • nëse lejedrejtimin do të tërheqë një person tjetër, plotëson një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do tërheqë lejedrejtimin si dhe dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi,
  • nëse dëshiron të pajiset me “Kopje përmbledhëse të lejes së drejtimit” 1 (një) foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm.

Në përfundim, i merret foto dixhitale dhe depozitohet nënshkrimi elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në lejedrejtimi. 

Lejedrejtimi tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale ku është bërë aplikimi.