Ndryshim vendbanimi / Transferimi i dosjes

You are here

NDRYSHIM VENDBANIMI

Mbajtësi i lejedrejtimit të mjetit duhet që, brenda 30 ditëve, të njoftojë zyrën kompetente të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për ndërrimin e vendbanimit, duke paraqitur lejedrejtimin e mjetit për kryerjen e ndryshimeve të nevojshme, të cilat bëhen menjëherë. Për këtë qëllim, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në mënyrë elektronike, i transmeton Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor të dhënat për ndryshimin e adresave të vendbanimit në fund të çdo muaji dhe ndryshimit në regjistrat e gjendjes civile.


Dokumentacioni dhe tarifat

Personi i interesuar, për të transferuar dosjen e drejtuesit të mjetit për arsye të ndryshimit të vendbanimit, paraqitet në Drejtorinë Rajonale nën juridiksionin e së cilës ndodhet vendbanimi i tij ose në Drejtorinë Rajonale ku ka dosjen dhe dorëzon:

  • kërkesë,
  • dokument identifikimi të vlefshëm dhe fotokopjen përkatëse. Karta e identitetit ose pasaporta (për shtetasit e huaj) verifikohet dhe i kthehet qytetarit; Shtetasit e  huaj duhet të dorëzojnë kopjen e noterizuar dhe të përkthyer të pasaportës si dhe kopje të noterizuar të lejeqëndrimit, të vlefshme,
  • mandat pagesën prej 600 lekë për tarifën e shërbimit për transferim dosje.