Kategoritë e lejedrejtimit

You are here

 

Kategoria AM

Mjete me dy rrota (kategoria L1), projektuar me shpejtësi maksimale më të madhe se 25 km/orë dhe jo më shumë se 45 km/orë, cilindrata e të cilave është më e vogël ose e barabartë me 50 cm3, nëse është me djegie të brendshme, ose fuqia nominale e vazhduar e të cilit është më e vogël apo e barabartë me 4kw, për motorët elektrikë;

Mjete me tri rrota (kategoria L2), projektuar me shpejtësi maksimale më të madhe se 25 km/orë dhe jo më shumë se 45 km/orë dhe me motor me cilindratë më të ulët ose të barabartë me 50 cm³, nëse është me ndezje të komanduar, ose fuqia maksimale e të cilit është më e ulët apo e barabartë me 4 kw, për motorët e tjerë me djegie të brendshme, ose fuqia nominale e vazhduar e të cilit është më e vogël ose e barabartë me 4 kw, për motorët elektrikë;

Mjete me katër rrota të lehta (kategoria L6), masa bosh e të cilave është më e ulët ose e barabartë me 350 kg, duke përjashtuar masën e baterive për mjetet elektrike, projektuar me shpejtësi maksimale më të madhe se 25 km/orë dhe jo më shumë se 45 km/orë, me cilindratë të motorit më të ulët ose të barabartë me 50 cm³, për motorët me ndezje të komanduar, ose fuqia maksimale e të cilit është më e ulët apo e barabartë me 4 kw, për motorët e tjerë me djegie të brendshme, ose fuqia nominale e vazhduar e të cilit është më e vogël ose e barabartë me 4 kw, për motorët elektrikë.


Kategoria A1

Motorë pa kosh (kategoria L3), me cilindratë deri 125 cm3 dhe fuqi maksimale deri 11 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.1kw/kg;

Motorë me kosh (kategoria L4), me cilindratë deri 125 cm3 dhe fuqi maksimale deri 11 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.1kw/kg;

Tricikël [motomjete me tri rrota, simetrike ndaj aksit gjatësor (kategoria L5)], me fuqi deri 15kw;

Makina bujqësore dhe komplekset e mjeteve bujqësore që nuk i kalojnë kufijtë e përcaktuar në nenin 53, pika 4 e Kodit Rrugor (gjerësia: 1.6 m, gjatësia: 4m, lartësia   2.5 m, masa maksimale e autorizuar me ngarkesë: 2.5 tonë, shpejtësia: 40 km/orë).


Kategoria A2

Motorë pa kosh (kategoria L3), me fuqi maksimale deri 35 kw dhe me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.2 kw/kg, që nuk rrjedh nga  një mjet me më shumë se dyfishi i fuqisë së tij;

Motorë me kosh (kategoria L4) me fuqi maksimale deri 35 kw dhe me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.2 kw/kg, që nuk rrjedh nga një mjet me më shumë se dyfishi i fuqisë së tij.


Kategoria A

Motomjete me fuqi më të madhe se 15 kw (motomjete me tri rrota, simetrike ndaj aksit gjatësor) dhe me kusht që të jenë mbi 21 vjeç;

Motorë pa kosh (kategori L3) ose me kosh (kategori L4) që nuk i përkasin kategorive A1 dhe A2;


Kategoria B1

Motomjete me katër  rrota, të ndryshëm nga ata të kategorisë AM, masa pa ngarkesë e të cilave është më e vogël ose e barabartë me 400 kg ose 550 kg për mjetet e destinuara për transport mallrash (kategoria L7), përjashtuar masën e baterive për mjetet elektrikë, të cilat fuqinë maksimale neto të motorit e kanë më të ulët ose të barabartë me 15kw;

Mjete të tjera që konsiderohen motomjete me tri rrota simetrike ndaj aksit gjatësor (kategoria L5).


Kategoria B

Automjete me masë maksimale të autorizuar jo më të madhe se 3500 kg dhe me jo më shumë se 8 ndenjëse, përjashtuar ndenjësen e drejtuesit të mjetit. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio të lehtë ose një gjysmërimorkio që nuk e kalon masën maksimale të autorizuar 750 kg, duke u siguruar që masa maksimale e autorizuar e këtij kombinimi të mos kalojë 4 250 kg.

Motomjete me tri rrota simetrike ndaj aksit gjatësor me fuqi më të madhe se   15 kw (e vlefshme vetëm për territorin kombëtar);

Motomjete të kategorisë A1 me kusht që mbajtësi i lejedrejtimit të jetë të paktën 21 vjeç (e vlefshme vetëm për territorin kombëtar);

Makinat  bujqësore;

Makinat teknologjike;                                                                                                                    


Kategoria BE

Kompleks mjetesh i përbërë nga kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkio ose gjysmërimorkioje, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios nuk i kalon 3500 kg.


Kategoria C1

Automjete të ndryshëm nga ato të kategorive D1 e D, masa maksimale e autorizuar e të cilëve i kalon 3500 kg, por jo më shumë se 7500 kg dhe të cilët janë projektuar dhe konstruktuar për transportin e jo më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk e kalon 750 kg;

Autokampe.


Kategoria C1E

Kompleks mjetesh i përbërë nga kombinimi i një mjeti motorik të kategorisë C1 dhe një rimorkioje ose gjysmërimorkioje, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg, por masa maksimale e autorizuar e kompleksit të formuar nuk i kalon 12000 kg;

Kompleks mjetesh i përbërë nga kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkioje apo gjysmërimorkioje, masa e autorizuar e të cilave i kalon 3500 kg, me kusht që, në masë, kombinimi i autorizuar të mos i kalojë 12000 kg.


Kategoria C

Automjete të ndryshëm nga ato të kategorive D1 e D, masa maksimale e autorizuar e të cilëve i kalon 3500 kg  dhe të projektuar e konstruktuar për transportin e jo më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk e kalon 750 kg.


Kategoria CE

Kompleks mjetesh i përbërë nga kombinimi i një mjeti të kategorisë C me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.


Kategoria D1

Automjet i projektuar dhe konstruktuar për jo më shumë se 16 pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit, dhe me gjatësi maksimale që nuk i kalon 8 m. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg.


Kategoria D1E

Kompleks mjetesh i përbërë nga kombinimi i një mjeti të kategorisë D1 me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.


Kategoria D

Automjete të projektuar dhe konstruktuar për transportin e më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg.


Kategoria DE

Kompleks mjetesh i përbërë nga kombinimi i një mjeti të kategorisë D me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios është më shumë se 750 kg.