Kalimi nga një kategori lejedrejtimi në një kategori tjetër

You are here

 

Si mund të kaloj nga një kategori lejedrejtimi në një tjetër: me provë teorike, provë praktike apo me të dyja? Kalimi varet nga lejedrejtimi që zotëron, si në tabelën e mëposhtme:

 

LEJEDREJTIMI QË ZOTËRON 

LEJEDREJTIMI QË KËRKOHET 

PROVIMI

Kategoria AM

Kategoria A1, A2, B1 ose B

Provë teorie + provë praktike

Kategoria A1

Kategoria A2

Provë praktike

Kategoria  A2

Kategoria A

Provë praktike

Kategoria A1, A2, A, B1

Kategoria B

Provë praktike

 Kategoria B

Kategoria A1, A2

Provë praktike

 Kategoria B

Kategoria BE, B me kodin 96

Lidhje rimorkio + provë praktike

 Kategoria B

Kategoria C1, C

Provë teorie + provë praktike

  Kategoria C1

Kategoria C

Provë praktike

 Kategoria D1

Kategoria D

Provë praktike

 Kategoria C1, C, D1, D

Kategoria C1E, CE, D1E ose DE

Lidhje rimorkio + provë praktike

 Kategoria C

Kategoria D1, D

Provë teorie + provë praktike

 Kategoria CE + D

Kategoria DE

Pa prova

 

Shënim: Personat me moshë nga 18-21 vjeç, mbajtës të lejedrejtimit të kategorisë B, pajisen me lejedrejtimi të kategorisë A1 vetëm me prova praktike. Mbajtësi i lejedrejtimit të kategorisë B, pasi të ketë mbushur moshën 21 vjeç, mund të drejtojë mjetet e kategorisë A1 (vetëm në territorin kombëtar).


Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për tu pajisur me LEJE për provën e kontrollit të njohurive teorike të kategorisë përkatëse janë:

  • të plotësojë kërkesat e moshës minimale dhe maksimale në varësi të kategorisë së lejedrejtimit;
  • të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente, për ndalim pajisje të kandidatit me lejedrejtimi;
  • të jetë i pajisur me kategorinë e duhur të lejedrejtimit që mundëson kalimin në kategorinë e lejedrejtimit që kërkon (për rastet kur zotëron një lejedrejtimit);
  • të mos jetë në proces përgatitje teorike për kategori tjetër;
  • të mos jetë në proces përgatitje praktike për asnjë kategori tjetër përveç kategorisë A1, A2 dhe A;
  • të ketë minimalisht një pikë nga gjendja e pikëve, si dhe të mos ketë lejedrejtimi të hequr.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për tu pajisur me AUTORIZIM për t’u ushtruar në drejtimin e mjeteve dhe për provën e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes të kategorisë përkatëse janë:

  • të plotësojë kërkesat e moshës minimale dhe maksimale në varësi të kategorisë së lejedrejtimit;
  • të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente, për ndalim pajisje të kandidatit me lejedrejtimi;
  • të jetë i pajisur me kategorinë e duhur të lejedrejtimit që mundëson kalimin në kategorinë e lejedrejtimit që kërkon (për rastet kur zotëron një lejedrejtimit);
  • të mos jetë në proces përgatitje praktike për asnjë kategori tjetër;
  • të ketë minimalisht një pikë nga gjendja e pikëve, si dhe të mos ketë lejedrejtimi të hequr.

Më poshtë mund të shkarkoni informacionin mbi programin e përgatitjes teorike (numri i temave, orëve, ditëve, pyetjeve, gabimeve të lejuara) dhe kohëzgjatja e testit, programi i përgatitjes së aftësive drejtuese e të sjelljes (numri i seancave, ditëve) dhe kohëzgjatja e provës së aftësive drejtuese e të sjelljes.