Dëshmi dhe Certifikata

You are here

Dëshmi Aftësie Profesionale DAP - Për Autoriparime

Për t'u dhënë mundësi të gjithë të interesuarve për t'u pajisur me Dëshmi Aftësie Profesionale të Përgjegjësit Teknik të Veprimtarisë së Autoriparimit, DPSHTRR ka përgatitur gjithë infrastrukturën e nevojshme për regjistrimin, testimin dhe pajisjen me DAP në plotësim të detyrimeve që rrjedhin nga:

  • Ligji Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre, të dala jashtë përdorimit, ose të braktisura për veprimtaritë që lidhen me to”;
  • Udhëzimi Nr. 1546, datë 29.03.2016 “Autoriparimi i mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove”;
  • Subjektet që kërkojnë të ushtrojnë këtë veprimtari duhet të kenë detyrimisht një përgjegjës teknik për kryerjen e veprimtarisë që përfshihet në Kategorinë me kodin VII.3.B.1/a, b,c,ç,d,dh;
  • Rregullore Nr.4, datë 21.04.2018 të DPSHTRR-së.

Përgjegjësi teknik pajiset me “Dëshmi Aftësie Profesionale”

  1. Përgjegjësi Teknik pajiset me “Dëshmi Aftësie Profesionale” të veprimtarisë së autoriparimit, në plotësim të detyrimeve të pikës 2 dhe 3 të nenit 9 të Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar, (Kategoria VII.3.B.1) për nënkategoritë:
  • veprimtaritë e riparimit dhe të mirëmbajtjes së pjesëve mekanike dhe të motorit,
  • riparimin dhe mirëmbajtjen e karrocerisë,
  • riparimin dhe mirëmbajtjen e impiantit elektrik,
  • riparimin dhe mirëmbajtjen e gomave,
  • subjektet që blejnë, shesin mjete me motor dhe rimorkio,
  • subjektet që mbledhin, depozitojnë, shkatërrojnë mjete ose pjesë të tyre të dala jashtë përdorimit apo të braktisura.

Kërkesa të nevojshme

Aplikanti që kërkon të pajiset me DAP, në përputhje me përcaktimet e bëra në Ligjin Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimet, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe të pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar, duhet të plotësojë këto kërkesa:

  • Të jetë inxhinier mekanik ose teknik, mekanik transporti.
  • Të mos jetë dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera në ushtrimin e veprimtarive të përmendura në pikën 2, të nenit 3 të këtij ligji.
  • Të ketë aftësi fizike për të kryer këtë veprimtari, të vërtetuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim

Aplikantët që plotësojnë kushtet sipas nenit 11, të Udhëzimit Nr. 1546, datë 29.03.2016 për t’u pajisur me Vërtetimin e Regjistrimit, duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) ku kanë vendbanimin, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesën në formë deklarate për pajisje me DAP (ku të ketë përcaktuar edhe nënkategorinë/ritë e kërkuara), sipas modelit 001S.
  2. Kopje e kartës së identitetit.
  3. Kopje e noterizuar e Diplomës (Inxhinier mekanik) ose Dëftesës së Pjekurisë (Teknik i mesëm mekanik).
  4. Në bazë të shkresës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kandidatët që janë me arsimin teknik mekanik transporti, duhet të kenë përvojë pune në veprimtarinë e autoriparimit, jo më pak se 5 vjet.
  5. Dokumentacion teknik justifikues (origjinal ose fotokopje të noterizuar) për atë që është paraqitur si veprimtari e kryer prej tij, në CV, që kanë lidhje me fushën e veprimtarisë së nënkategorisë përkatëse.
  6. Vetëdeklarim i personit, në lidhje me gjendjen e tij me organin e gjykatës, që nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera në ushtrimin e veprimtarive të përmendura në pikën 2, të nenit 3, të Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006.
  7. Vërtetim për aftësitë fizike për të kryer veprimtarinë e kërkuar, të vërtetuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij.

Përgatitja teorike e aplikantëve për DAP

DPSHTRR-ja, sipas përcaktimit në Ligjin Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimet, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe të pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, për përgatitjen teorike të aplikantëve që do të kërkojnë të pajisen me DAP ose VAP, organizon kurse kualifikimi, sipas programeve të miratuara nga Ministri Përgjegjës për Transportin Rrugor, me shkresë Nr. 7449/1, datë 22.10.2007.

Për këtë qëllim:

  1. Aplikantët e pajisur me Vërtetim Aplikimi, sipas nenit 6, të rregullores Nr. 4, datë 21.04.2016, duhet t’i nënshtrohen kursit të detyruar teorik të kualifikimit, në datat e programuara nga DPSHTRR-ja, pasi të jenë pajisur më parë me programin përkatës, i cili është pjesë përbërëse e kësaj rregulloreje.
  2. Kurset e trajnimit do të organizohen të programuara nga Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale, nëpërmjet specialistëve të kësaj fushe.

Sipas programit të miratur kandidatët duhet të ndjekin kursin prej 33 orësh trajnimi.


Provimi i njohurive

  • Në provim, merren aplikantët që janë të pajisur me autorizim dhe që kanë marrë pjesë në kursin përkatës të trajnimit.
  • Aplikantët për pajisje me DAP (Dëshmi Aftësie Profesionale), kanë të drejtë të paraqiten në provimin e njohurive të fituara në kurset e trajnimit, deri në 3 herë, brenda afatit të vlefshmërisë së autorizimit dhe vetëm në seksionet e kërkuara prej tyre.

Rinovimi i DAP

  1. Rinovimi i DAP bëhet në rastet kur ky dokument dëmtohet (të dhënat e tij bëhen të palexueshme), shkatërrohet ose humbet.
  2. Në rastin e dëmtimit, subjekti dorëzon dokumentin e vjetër të dëmtuar, dokumentin e identifikimit dhe 2 fotografi.
  3. Në rastin e shkatërrimit, humbjes ose vjedhjes së dokumentit, subjekti duhet të paraqesë dokumentin e identifikimit, të dorëzojë 2 fotografi si dhe deklarimin përkatës për arsyen e rinovimit.
  4. Në të gjitha rastet, subjekti kërkues, plotëson kërkesën model 001S.
  5. Dokumentat e mësipërme së bashku me një kopje të faturës dhe mandat-arkëtimit, administrohen në dosjen përkatëse të subjektit kërkues.
  6. Procedurat e mëtejshme janë të njëjta si në rastin e aplikimit për herë të parë.
Dëshmi Aftësie Profesionale DAP - Për tregtim të pjesëve të këmbimit

Për t'u dhënë mundësi të gjithë të interesuarve për t'u pajisur me Dëshmi Aftësie Profesionale të Përgjegjësit Teknik të Veprimtarisë së Tregtimit të Pjesëve të Këmbimit, DPSHTRR ka përgatitur gjithë infrastrukturën e nevojshme për regjistrimin, testimin dhe pajisjen me DAP në plotësim të detyrimeve që rrjedhin nga:

  • Ligji Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre, të dala jashtë përdorimit, ose të braktisura për veprimtaritë që lidhen me to”;
  • Udhëzimi Nr. 1546, datë 29.03.2016 “Autoriparimi i mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove”;
  • Subjektet që kërkojnë të ushtrojnë këtë veprimtari duhet të kenë detyrimisht një përgjegjës teknik për kryerjen e veprimtarisë që përfshihet në Kategorinë me kodin VII.3.B.1/a, b,c,ç,d,dh;
  • Rregullore Nr.4, datë 21.04.2018 të DPSHTRR-së.

Përgjegjësi teknik pajiset me “Dëshmi Aftësie Profesionale”

  1. Përgjegjësi Teknik pajiset me “Dëshmi Aftësie Profesionale” të veprimtarisë së Tregtimit të pjesëve të këmbimit, në plotësim të detyrimeve të pikës 2 dhe 3, të nenit 9, të Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006, “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar, (Kategoria VII.3.B.3).

Kërkesa të nevojshme

Aplikanti që kërkon të pajiset me DAP Tregtim Pjesësh Këmbimi, në përputhje me përcaktimet e bëra në Ligjin Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimet, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe të pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar, duhet të plotësojë këto kërkesa:

  1. Të jetë inxhinier mekanik ose teknik, mekanik transporti.
  2. Të mos jetë dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera në ushtrimin e veprimtarive të përmendura në pikën 2, të nenit 3 të këtij ligji.
  3. Të ketë aftësi fizike për të kryer këtë veprimtari, të vërtetuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim

Aplikantët që plotësojnë kushtet sipas nenit 11, të Udhëzimit Nr. 1546, datë 29.03.2016 për t’u pajisur me Vërtetimin e Regjistrimit, duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) ku kanë vendbanimin, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë në formë deklarate për pajisje me DAP (ku të ketë përcaktuar edhe nënkategorinë/ritë e kërkuara), sipas modelit 001S.
  2. Kopje e kartës së identitetit.
  3. Kopje e noterizuar e Diplomës (Inxhinier mekanik) ose Dëftesës së Pjekurisë (Teknik i mesëm mekanik).
  4. Në bazë të shkresës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kandidatët që janë me arsimin teknik mekanik transporti, duhet të kenë përvojë pune në veprimtarinë e autoriparimit, jo më pak se 5 vjet.
  5. Dokumentacion teknik justifikues (origjinal ose fotokopje të noterizuar) për atë që është paraqitur si veprimtari e kryer prej tij, në CV, që kanë lidhje me fushën e veprimtarisë së nënkategorisë përkatëse.
  6. Vetëdeklarim i personit, në lidhje me gjendjen e tij me organin e gjykatës, që nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera në ushtrimin e veprimtarive të përmendura në pikën 2, të nenit 3, të Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006.
  7. Vërtetim për aftësitë fizike për të kryer veprimtarinë e kërkuar, të lëshuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij.

Përgatitja teorike e aplikantëve për  DAP

DPSHTRR-ja, sipas përcaktimit në Ligjin Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimet, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe të pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, për përgatitjen teorike të aplikantëve që do të kërkojnë të pajisen me DAP ose VAP, organizon kurse kualifikimi, sipas programeve të miratuara nga Ministri Përgjegjës për Transportin Rrugor, me shkresë Nr. 7449/1, datë 22.10.2007.

Për këtë qëllim:

  1. Aplikantët e pajisur me Vërtetim Aplikimi, sipas nenit 6, të rregullores Nr. 4, datë 21.04.2016, duhet t’i nënshtrohen kursit të detyruar teorik të kualifikimit, në datat e programuara nga DPSHTRR-ja, pasi të jenë pajisur më parë me programin përkatës, i cili është pjesë përbërëse e kësaj rregulloreje.
  2. Kurset e trajnimit do të organizohen të programuara nga Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale, nëpërmjet specialistëve të kësaj fushe.

Sipas programit të miratur kandidatët duhet të ndjekin kursin prej 15 orësh trajnimi.


Provimi i njohurive

  1. Në provim, merren aplikantët që janë të pajisur me autorizim dhe që kanë marrë pjesë në kursin përkatës të trajnimit.
  2. Aplikantët për pajisje me DAP, kanë të drejtë të paraqiten në provimin e njohurive të fituara në kurset e trajnimit, deri në 3 herë, brenda afatit të vlefshmërisë së autorizimit dhe vetëm në seksionet e kërkuara prej tyre.

Rinovimi i DAP

  1. Rinovimi i DAP - Tregtim pjesësh këmbimi bëhet në rastet kur ky dokument dëmtohet (të dhënat e tij bëhen të palexueshme), shkatërrohet ose humbet.
  2. Në rastin e dëmtimit, subjekti dorëzon dokumentin e vjetër të dëmtuar, dokumentin e identifikimit dhe 2 fotografi.
  3. Në rastin e shkatërrimit, humbjes ose vjedhjes së dokumentit, subjekti duhet të paraqesë dokumentin e identifikimit, të dorëzojë 2 fotografi si dhe deklarimin përkatës për arsyen e rinovimit.
  4. Në të gjitha rastet, subjekti kërkues, plotëson kërkesën model 001S.
  5. Dokumentat e mësipërme së bashku me një kopje të faturës dhe mandat-arkëtimit, administrohen në dosjen përkatëse të subjektit kërkues.
  6. Procedurat e mëtejshme janë të njëjta si në rastin e aplikimit për herë të parë.
Dëshmi Aftësie Profesionale DAP - Për mjetet jashtë norme në kryerjen e transporteve, në kushte jo normale

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:

Aplikantët që kërkojnë të pajisen me Dëshminë e Aftësisë Profesionale, duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rugor (DRSHTRR) ku kanë vendbanimin, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për regjistrim sipas modelit 001SHT, pjesë e kësaj rregulloreje.
  2. Kopje e kartës së identitetit.
  3. Kopje e noterizuar e Dëftesës së Pjekurisë.
  4. Vërtetim për aftësitë fizike për të kryer veprimtarinë e kërkuar të lëshuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij.
  5. Fotokopje e lejedrejtimit, nëse punonjësi është edhe drejtues i mjetit.

Programi i trajnimit

Programi i trajnimit për përgatitjen teorike të aplikantëve, sipas nenit 16 të Udhëzimit të Përbashkët të Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacionit dhe Ministrisë së Rendit Nr. 4447, datë 23.09.2003 “Për Shoqërimin Teknik të Mjeteve Jashtë Norme në Kryerjen e Transporteve në Kushte Jonormale” është hartuar nga Policia Rrugore, DPRR dhe DPSHTRR-ja dhe është miratuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore.

Përgatitja teorike e aplikantëve për  DAP ose VAP.

DPSHTRR-ja, ashtu siç  është përcaktuar në nenin 15 të Udhëzimit Nr. 4447, datë 23.09.2003, pasi plotësohet një numër jo më i vogël së 10 aplikantë, organizon trajnimin. Kurset e trajnimit organizohen nga Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale e cila përpilon grafikun e zhvillimit të kursit të kualifikimit. Pjesëmarrja e aplikantëve në këto kurse pasqyrohet në regjistrin e pjesëmarrjes model 005 SHT pjesë e rregullores. Provimi i njohurive të fituara kushtëzohet me pjesëmarrjen e detyruar në kurset e trajnimit. Aplikantët që nuk kanë marrë pjesë në kurset e trajnimit, pavarësisht se i kanë kryer pagesat përkatëse, nuk do të lejohen të marrin pjesë në provimin e njohurive. 

Provimi i njohurive

Në provim, merren aplikantët që kanë marrë pjesë në kursin përkatës të trajnimit.


Rinovimi i DAP

Rinovimi i DAP të shoqëruesit teknik të mjeteve jashtë norme në kryerjen e transporteve jonormal, bëhet:

  • kur i përfundon afati i vlefshmërisë,
  • kur dëmtohet ose humbet.

Për të rinovuar Dëshminë e Aftësisë Profesionale, të paktën 1 muaj para përfundimit të afatit të vlefshmërisë, mbajtësi i saj duhet të drejtohet në zyrat përkatëse të DPSHTRR-së dhe të dorëzojë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kopje e kartës së identitetit.
  2. DAP të cilit i ka përfunduar afati.
  3. Vërtetim për aftësitë fizike për të kryer veprimtarinë e kërkuar, të lëshuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij.
Dëshmi Aftësie Profesionale DAP - Për Mësues Teorie dhe Instruktor Praktike

Për t'u dhënë mundësi të gjithë të interesuarve për t'u pajisur me Dëshmi Aftësie Profesionale DAP - Për Mësues Teorie dhe Instruktor Praktike, DPSHTRR ka përgatitur gjithë infrastrukturën e nevojshme për regjistrimin, testimin dhe pajisjen me DAP në plotësim të detyrimeve që rrjedhin nga:

  • Udhëzimi Nr. 682/4, datë 01.04.2016 “Për aktivitetin e Autoshkollave, pajisjen e kandidatëve me leje drejtimi dhe kualifikimin e instruktorëve të Autoshkollave”.
  1. Dëshmia e Mësuesit të Teorisë shërben për ata që japin mësimin e teorisë në Autoshkolla. Mësues i teorisë duhet të jetë i pajisur me Diplomën e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike ose të jetë oficer transporti i diplomuar në Akademinë e Forcave Tokësore si dhe të jenë, të pajisur të paktën me leje drejtimi të kategorisë "B"..
  2. Dëshmia e Instruktorit të Praktikës shërben për ata që japin mësimin e praktikës në Autoshkolla.

Instruktorët e Praktikës duhet:

  • të jenë me moshë mbi 30 vjeç dhe jo më shumë se 65 vjeç, duke respektuar ligjin per pensionet, sipas përkatesisë gjinore,
  • të kenë dokumentin e përfundimit të arsimit të mesëm,
  • të kenë lejedrejtimi të kategorisë për të cilën kërkon të testohet, të marrë prej 10 vjetësh, ose lejedrejtimi të vlefshme të një kategorie më të lartë, ndërsa për kategoritë ‘’A’’ dhe ‘’DE” duhet të kenë lejedrejtimi të marra prej 10 vjetësh.

Dokumentacioni i nevojshëm për pajisjen me Dëshmi Aftësie Profesionale për Mësues Teorie është si më poshtë:

  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Fotokopje e noterizuar e dokumentit të përfundimit të arsimit të lartë.
  • Fotokopje e lejes së drejtimit (minimalisht “B”).
  • Fotografi (3 copë) me përmasa 4.2 cm × 3.5 cm.
  • Kërkesë me shkrim.
  • Pagesa për regjistrim është 500 Lekë, provimi është pa pagesë, riprovimi është 600 Lekë. Pajisja me Dëshminë e Aftësisë Profesionale kushton 3 600 Lekë.

Dokumentacioni i nevojshëm për pajisjen me Dëshmi Aftësie Profesionale për Instruktor Praktike është si më poshtë:

  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Fotokopje e dokumentit të arsimit të mesëm.
  • Fotokopje e lejes së drejtimit (të kategorisë për të cilën kërkon të testohet të marrë prej 10 vjetësh, ose leje drejtimi të vlefshme të një kategorie më të lartë. Për kategoritë "A" dhe "DE" duhet të kenë lejedrejtimi të këtyre kategorive).
  • Kërkesë me shkrim për kategorinë që aplikon.
  • Fotografi (3 copë) me përmasa 4.2 cm × 3.5 cm.
  • Pagesa për regjistrim është 500 Lekë, provimi është pa pagesë, riprovimi është 600 Lekë. Pajisja me Dëshminë e Aftësisë Profesionale kushton 3 600 Lekë.

Rinovimi i DAP-it

Dëshmia e Aftësisë Profesionale për Mësuesit e Teorisë është pa afat, rinovimi bëhet për rastet kur ajo dëmtohet, humbet ose kur poseduesi i saj ndryshon vendbanim.

Pagesa për këtë shërbim është 800 Lekë.

Dëshmia e Aftësisë Profesionale për Instruktorët e Praktikës është me afat maksimal 5 vjeçar. Rinovimi bëhet për rastet kur mbaron afati, dëmtohet, humbet ose kur poseduesi i saj ndryshon vendbanim.

Për rinovimin e saj nevojiten dokumentat e mëposhtëm:

  • Kërkesë me shkrim.
  • DAP i mëparshëm.
  • Vërtetim banimi.
  • Fotografi (2 copë) me ngjyra me përmasa 3.5 cm x 4.2 cm.
  • Mandat arkëtimi me vlerë 800 Lekë.

Zëvendësimi i DAP-it

Dokumentacioni i nevojshëm për zëvëndësimin e Dëshmive të Aftësisë si rezultat i dëmtimit, të humbjes ose vjedhjes është si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • DAP i mëparshëm (në rastin e dëmtimit).
  • Vërtetim banimi.
  • Fotografi (2 copë) me ngjyra me përmasa 3.5 cm x 4.2 cm.
  • Mandat arkëtimi me vlerë 800 Lekë.
Dëshmi Aftësie Profesionale DAP - Për përdoruesit e makinerive të rënda për punime ndërtimi dhe toke si dhe disiplinimi i përdorimit të makinerive të ndërtimit

Kjo dëshmi provon se personi zotëron njohuri të mjaftueshme teoriko-praktike për përdorimin e makinerive të rënda për punime ndërtimi dhe toke, ku hyjnë të gjitha makineritë teknologjike, të cilat janë makina vetëlëvizëse ose që tërhiqen, me rrota ose me zinxhirë.

  1. Makineritë e rënda të ndërtimit dhe emërtimet bëhen sipas dëshmive të aftësive profesionale (DAP), të cilat ndahen si më poshtë:
  • makineri gërmimi e ngarkimi dherash: vetëshkarkues, ngarkues-transportues, ekskavatorë, fadroma, ekskavatorë të kombinuar me pajisje shtesë, lopata ngarkuese (me goma dhe me zinxhirë). Manovratorëve u jepet dëshmi për Ekskavatoristë (për mjete me goma ose me zinxhirë);
  • makineri gërmimi, shtyrje, nivelimi e ngjeshje dherash apo shpim toke: buldozerë, traktorë, skreper, greidera (nivelues), rulo vibrues, shtruese asfalto-betoni, sonda shpimi vetëlëvizëse. Manovratorëve u jepet dëshmi për Buldozeristë (me goma ose me zinxhirë);
  • makineri ndërtimi mbi bazë automjeti: autovinça, autobetoniere, autobetonpompa, autobitumatrine, autosonda. Manovratorëve u jepet dëshmi për Automakinist.

Përdoruesit e makinerive të rënda të ndërtimit me rrota gome, përpara se të marrin dëshminë e aftësisë profesionale duhet të jenë pajisur detyrimisht edhe me leje drejtimi automjetesh të lëshuar nga DPSHTRR-ja, konform nenit 122, të ligjit Nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.


Aplikantët regjistrohen nëpërmjet subjektit privat AUTOSHKOLLË pranë zyrave të pranimit në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor që ka në juridiksion vendbanimin e tij. Nëse nuk ka subjekte private që ofrojnë këtë shërbim aplikanti regjistrohet në një DRSHTRR tjetër. Pranë subjektit AUTOSHKOLLË kryhet programi mësimor i miratuar. Koha e mësimdhënies për kursin teorik duhet të jetë 16 orë total, të cilat do të zhvillohen në 8 ditë me nga 2 orë secila. Kursi praktik zhvillohet çdo ditë pas mësimit teorik me nga 1 orë në ditë (në total 8 orë).

Dokumentacioni:

  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Kërkesë e aplikantit për llojin e dëshmisë.
  • Vërtetim banimi.
  • Mandat arkëtimi 500 Lekë.
  • Fotokopje e lejes së drejtimit me kategorinë përkatëse sipas dëshmisë.
  • Pagesa për regjistrim është 500 Lekë, riprovimi është 600 Lekë. Pajisja me Dëshminë e Aftësisë Profesionale kushton 3 600 Lekë.

Rinovimi i Dëshmisë të Aftësisë Profesionale DAP - për përdoruesit e Makinerive të Rënda për Punime Ndërtimi dhe Toke.

Aplikanti kërkon rinovimin e Dëshmisë kur është plotësuar afati i vlefshmërisë prej 5 vjetësh me nje kërkesë me shkrim të shoqëruar me dëshminë origjinale. 

Dokumentacioni:

  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Kërkesë me shkrim.
  • Vërtetim banimi.
  • Fotokopje e lejes së drejtimit përkatëse.
  • Fotografi (3 copë) me ngjyra me përmasa 3.5 cm x 4.2 cm.
  • Dëshmia origjinale (në rast humbje denoncimin).
  • Mandat arkëtimi 800 Lekë.

Zëvendësimi i DAP-it

Dokumentacioni i nevojshëm për zëvëndësimin e Dëshmive të Aftësisë si rezultat i dëmtimit, të humbjes ose vjedhjes është si më poshtë:

  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Kërkesë me shkrim.
  • Dokumentin ekzistues (në rast humbje denoncimin).
  • Vërtetim banimi.
  • Fotografi (2 copë) me ngjyra me përmasa 3.5 cm x 4.2 cm.
  • Mandat arkëtimi 800 Lekë.

Në rastet e humbjes ose vjedhjes së Dëshmisë, kërkesa bëhet me shkrim me sqarime të hollësishme mbi humbjen e saj si dhe paraqitet një vërtetim nga komisariati i policisë ku ai banon. Nëse Dëshmia e humbur nuk është lëshuar nga DPSHTRR, duhet të paraqitet një vërtetim nga institucioni që e ka lëshuar.

Dëshmi Taksisti

ÇFARË DUHET TË DINI NËSE DO TË KËRKONI TË PAJISENI ME DËSHMI TAKSISTI?

Në shërbimin e transportit të udhëtarëve me taksi, mund të punojë çdo shtetas i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë D dhe i pajisur me Dëshmi Taksisti.

Për tu pajisur me Dëshminë e Taksistit, duhet që të shpalleni fitues i një testimi që organizohet nga DPSHTRR-ja, në zbatim të pikës 5/c ,të kreut III të Udhëzimit të MTI Nr. 1649, datë 16/08/1999, “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve”, i ndryshuar.

Dëshmia e taksistit sigurohet nëpërmjet zyrave të shërbimit të DPSHTRR-së pas testimit ku demonstrohen aftësitë e aplikantit:

  • njohuri mbi ligjet në fushën e transportit dhe aktet në zbatim të tyre,
  • njohuri mbi ndihmën e shpejtë në rast aksidentesh ose arsye të tjera,
  • të ketë dhe të njohë mirë hartën e qytetit ku kryen aktivitetin kryesor, si dhe adresat e institucioneve kryesore publike, hotelet, qendrat shëndetësore, turistike etj.

Njohuritë minimale për një gjuhë të huaj ndërkombëtare (preferohet ajo angleze) janë një avantazh përzgjedhës.

Testimi është elektronik dhe sigurohet nëpërmjet një pyetësori që gjeneron teste të strukturuara mbi bazën e njohurive të mëposhtme:

  • Kriteret bazë të licencimit, dokumentacioni, afatet dhe vlefshmëria.
  • Mënyra e organizimit të shërbimit taksi.
  • Kushtet e veçanta që duhet të plotësojnë automjetet e shërbimit taksi.
  • Normat e sjelljes gjatë ushtrimit të veprimtarisë në shërbimin taksi.
  • Kryerja e shërbimit taksi, jashtë rrethit të regjistrimit.
  • Zbatimi i çmimeve dhe i tarifave në shërbimin taksi.
  • Sinjale rrugore treguese.
  • Hartat rrugore dhe përdorimi i tyre.
  • Mënyra e veprimit në rast aksidenti.
  • Sanksionet administrative ndaj drejtueseve të mjeteve taksi.

1.Licencimi.

Kriteret bazë të licencimit, dokumentacioni, afatet dhe vlefshmëria.

2.Mënyra e organizimit të shërbimit taksi

Shërbimi taksi është shërbim publik i licencuar, që siguron transport të mënjeherëshem e të drejtpërdrejtë të udhëtarëve dhe bagazheve, që kryhet vetëm me mjete origjinale të prodhuara për transport udhëtarësh.

Shërbimi Taksi me autoveturë me drejtues mjeti ose shkurt shërbimi taksi, sipas Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” rregullohet nga aktet në zbatim që veprojnë në këtë sektor transporti.

Sipas këtij ligji:

  • Cilido që drejton një taksi i papajisur me licencën përkatëse, ndërshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në njëqind mijë lekë. Për këtë shkelje zbatohet edhe masa administrative plotësuese e tërheqjes së lejes së qarkullimit dhe konfiskim i mjetit.
  • Cilido që, megjithëse i pajisur me licencën përkatëse, drejton një taksi jo në përputhje me normat në fuqi ose me kushtet e përcaktuara në licencë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. Për këtë shkelje zbatohet edhe masa administrative plotësuese e tërheqjes së licencës.

Transporti i udhëtarëve me taksi, rregullohet edhe me Ligjin Nr. 8308, datë 18.3.1998 “Për transportet rrugore”, sipas të cilit;

Këshilli bashkiak përcakton mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të këtij shërbimi brenda juridiksionit të vet( neni 35).

Licenca për shërbimin taksi jepet nga kryetari i bashkisë, në përputhje me rregullat e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Licenca për shërbimin taksi jepet me afat 5 vjet, me të drejtë rinovimi automatikisht, kur subjekti ka përmbushur detyrimet e përcaktuara në këtë ligj.

Për tu pajisur me licencë shërbimi taksi, për transport udhëtarësh, krahas të tjerave duhet

  • të jesh subjekt fizik ose juridik;
  • të disponosh mjetë të prodhimit origjinal për transport udhëtarësh;
  • që çdo mjet i sherbimit të jetë i pajisur me aktin e vleresimit teknik, nga organet përkatëse;
  • që drejtuesit e mjeteve, të jenë të paisur me lejedrejtimi të kategorisë “D1” ose ‘’D’’;
  • që drejtuesit e mjeteve, të jenë të paisur me ‘’Dëshmi Taksisti’’;
  • që automjetet taksi, të jenë të pajisura me targa të veçanta;
  • që automjetet taksi, të jenë me ngjyrën e kërkuar nga bashkia liçensuese.

Rregullat dhe kushtet për kërkesa të veçanta për taksitë, si dhe për zbatimin e tarifave dhe të çmimeve, përcaktohen me udhëzim të ministrit.

Këshilli bashkiak përcakton nivelet e diferencuara të çmimeve dhe të tarifave brenda juridiksionit të vet, në përputhje me udhëzimin e përbashkët të Ministrisë përgjegjëse për transportin dhe Ministrisë përgjegjëse për financat.

Niveli dysheme i tarifave të shërbimit taksi, për të gjitha llojet e taksive, nuk mund të jetë më pak se dyfishi i çmimeve të shërbimeve të njëjta me autobus (për shërbimet në linja te rregullta, qytetëse, rrethqytetëse dhe ndërqytetëse).

Taksimetrat duhet të jenë në përputhje me rekomandimet e Organizatës Ndërkombëtare të Metrologjisë Ligjore (OIML), për sa u përket specifikimeve të përgjithshme e të veçanta dhe/ose në përputhje me kushtet e vendosura në standardet e BE-së për tipin e miratuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit, si autoriteti përgjegjës, në përputhje me paragrafin e mësipërm, për tipin e miratuar kryen verifikimin fillestar të taksimetrit.

Taksimetri duhet të jetë i kalibruar dhe i vulosur nga autoriteti përkatës, si dhe duhet të jetë në gjendje të rregullt pune dhe i vendosur në vend të dukshëm.

Sipas ligjit Nr. 8308, datë 18.3.1998 “Për transportet rrugore”, transporti i udhëtarëve me taksi në linjë të rregullt është i ndaluar.

Shërbimi me taksi pa licencë dhe me mjete të tjera jashtë atyre të përcaktuara në nenin 3 të ligjit Nr. 8308, datë 18.3.1998 “Për transportet rrugore”. është i ndaluar.

Kushtet dhe rregullat e përgjithshme për kryerjen e këtij lloj shërbimi përcaktohen me udhëzim te ministrit.

Udhezimi I MTI Nr. 1649, Datë 16/08/1999 “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve”, I azhornuar me Udhëzimin nr. 14, datë 19/07/2007.

Licencat për autovetura në shërbimin taksi shtypen dhe emetohen nga DPShTRr-ja. Shpërndarja do të kryhet në përputhje me Udhëzimin e MPPTT ”Për përcaktimin e numrit të autoveturave taksi, shtypjen dhe emetimin e licencave, bllokut të udhëtimit dhe regjistrit të shërbimit taksi”, si dhe aneksit 1 bashkëlidhur këtij udhëzimi.

Licencat në shërbimin taksi të pajisen me letër sintetike, ngjyrë portokalli e lehtë, format A4, 150gr/m2 ose më shumë që përmban elementë sigurie, në mënyrë të tillë që të përjashtohet mundësia e kopjimit ose falsifikimit.

Pajisja me licencë rezervë e një subjekti që ushtron veprimtarinë në shërbimin taksi dhe lëshimi i saj nga autoriteti kompetent bëhet në rastin kur:

  1. kur një licencë dëmtohet rëndë. Në këtë rast subjekti e kthen licencën e   dëmtuar në bashkinë, si autoritet kompetent që ia ka lëshuar atë, e cila e dorëzon atë në zyrën e transportit të qarkut që e përfshin në juridiksion. Licensa e dëmtuar konsiderohet e pavlefshme në rastet kur në të janë bërë të palexueshme specifikimet e mëposhtëme;
  • emri i shoqërisë dhe adresa e selisë
  • nënshkrimi i autoritetit kompetent dhe vula përkatëse
  • data e fillimit dhe mbarimit të periudhës së vlefshmërisë
  • kodi i qarkut dhe numri i serisë së tij etj.
  1. kur një licencë deklarohet e humbur ose e vjedhur. Në këtë rast subjekti pezullon veprimtarinë dhe brenda pesë ditëve, bën denoncimin të autoriteti kompetent që e ka lëshuar atë, e cila merr masat e duhura për njoftimin e DPShTRr-së, Policisë Qarkullimit, Policisë Tatimore për licencën e humbur ose vjedhur, shoqëruar me të gjithë specimenet që përmbahen në licencë.
  2. kur një autoveturë taksi ka pësuar dëmtime të rënda të pariparueshme, ose për arsye të ndryshme del nga qarkullimi dhe për këtë, subjekti pajiset me një autoveturë tjetër, ai e dorëzon licencën te autoriteti kompetent që e ka lëshuar atë, i cili ia kthen zyrës së transportit në qark.
  3. kur një licencë humbet vlerën sipas dispozitave të nenit 7 të ligjit nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore”, i ndryshuar, ose hiqet nga autoriteti kompetent që e ka lëshuar atë në përputhje me nenin 8 të ligjit të mësipërm.

Për shkronjat “c” dhe “d”, subjekti është i detyruar të dorëzojë licencën te autoriteti kompetent, i cili vepron si në shkronjën “a” më sipër.

Për të gjitha rastet e mësipërme, zyra e transportit në qark njofton DPShTRr-në dhe organet e tjera të kontrollit në rrugë, për pavlefshmërinë e licensës së përdorur, e cila ka dalë jashtë përdorimit, me numrin përkatës të serisë dhe njëkohësisht njoftojnë për numrin e serisë së licensës së re, rezervë, që e zëvendëson atë. Në njoftim, vendoset emërtimi i bashkisë që e lëshon licensën e re rezervë.

Kohëzgjatja e të gjithë procedurave për pajisjen e subjektit me një licencë të re, rezervë, nuk duhet të kalojë 30 ditë nga marrja e njoftimit, për dëmtimin, humbjen ose vjedhjen e licencës së autoveturës taksi.

Për zëvendësimin e një licence, për rastet e parashikuara në pikën 2 më sipër, ndalohet përdorimi i licensave nga kuota bazë.

Mbi kushtet dhe rregullat e kryerjes së transportit të udhëtarëve me taksi.

Sipas këtij udhëzimi, transportuesit që vënë në shërbim të publikut mjete motorrike të transportit rrugor janë të detyruar të sigurojnë në mënyrë të vazhdueshme një gjëndje teknike të lartë të këtyre mjeteve, si dhe t’i kalojnë ato në kontrolle të detyrueshme teknike periodike, për verifikimin dhe provën e tyre në plotësim të parametrave të përcaktuara në rregulloren “Kërkesa të përhershme” dhe “Kushtet e Kontrollit Teknik” të detyrueshëm të automjeteve të aprovuara nga MPPT. Përveç sa më sipër, këto mjete gjatë operimit duhet të plotësojnë dhe kushte të tjera që lidhen me sigurinë e udhëtarëve dhe komoditetin e udhëtimit të tyre si më poshtë:

Shërbimi taksi është transport rrugor publik që siguron transport të menjëhershëm të udhëtarëve dhe bagazheve të tyre deri në destinacion, duke zgjedhur itinerarin më të shkurtër, me mjete sipas nenit 3, pika 3.6 e ligjit.

Vendet e qëndrimit dhe nisjes së taksive përcaktohen me vendim të Këshillit të Bashkisë dhe organeve të tjera kompetente si ato të aeroporteve, hekurudhave, porteve dhe agjensive të transportit interurban dhe ndërkombëtar brenda juridiksionit të tyre. Automjetet taksi në këto terminale zënë vend sipas rradhës së ardhjes së tyre.

Vendet e caktuara nga Bashkitë janë të destinuara si vend nisjeje vetëm për taksitë në juridiksionin e këtyre Bashkive dhe të licencuara si të tilla.

Taksitë e Bashkive të tjera mund të lënë udhëtarë në këto vendqëndrime, por nuk mund të marrin udhëtarë prej andej.

Këshilli Bashkiak përveç dispozitave të Ligjit dhe këtij udhëzimi mund të përcaktojë me vendim të tij rregulla të tjera specifike me synim përmirësimin e këtij shërbimi, rregulla që kanë fuqi vetëm brenda juridiksionit përkatës.

Transporti i udhëtarëve i kryer në linjë të rregullt me anë të shërbimit taksi është i ndaluar. Autoveturat taksi nuk lejohet të qëndrojnë në stacionet e autobusëve të linjave të rregullta rrethqytetëse ose ndërqytetëse, por mund të marrin ose të sjellin udhëtarë, me qëllim shërbimin brenda qytetit. Ndalohet qëndrimi i autoveturave taksi dhe marrja e udhëtarëve në stacionet e autobusëve të linjave qytetëse.

Në rastin kur autovetura taksi kryen udhëtime jashtë rrethit, ku ajo është e regjistruar, pika e nisjes së autoveturës taksi është brenda juridiksionit të bashkisë, ku ajo është licencuar.

Kur autovetura taksi kryen shërbime jashtë rrethit, ku është e regjistruar, ajo lejohet të marrë në kthim:

  • udhëtarë vetëm në rrethin e regjistrimit të saj;
  • të njëjtët udhëtarë, të cilët e kanë prenotuar ose rezervuar më parë, në vajtje, dhe që kanë hipur në rrethin e regjistrimit të saj.

Autovetura taksi mund të prenotohet nga udhëtari, nëpërmjet agjencisë, ose drejtpërsëdrejti nga ai, në vendqëndrimin e taksive, ose në ecje e sipër etj.

Subjekti transportues që ofron shërbimin taksi përvec plotësimit të kërkesave në dispozitat e ligjit “Për transportet rrugore”, “Kodi Rrugor” dhe dispozitave të tjera ligjore për marrjen e licencës, duhet të plotësojë edhe këto kërkesa:

  • Të ofrojë shërbim të qytetëruar dhe marrdhënie korrekte me udhëtarët.
  • Të mbajë pastër në cdo kohë mjetin/mjetet etij.
  • Të sigurojë “Dëshminë e taksistit”nëpërmjet zyrave të shërbimit të DPShTRr-së mbasi t’i jenë nënshtruar një testimi ku të demonstrojë aftësitë e tij në:
    • Njohuri mbi ligjet në fushën e transportit dhe aktet në zbatim të tyre.
    • Njohuri mbi ndihmën e shpejtë në rast aksidentesh ose arsye të tjera.
    • Të ketë dhe të njohë mirë hartën e qytetit ku kryen aktivitetin kryesor, si dhe adresat e institucioneve kryesore publike, hotelet, qëndrat shëndetësore, turistike etj.
  • Njohuritë minimale për një gjuhë të huaj ndërkombëtare (preferohet ajo angleze) janë një avantazh përzgjedhës.

DPSHTRr-ja merr masat për hartimin e procedurave në zbatim të pikës 5, gërma “c” të këtij kreu.

Dëshmia e drejtuesit të autoveturës taksi është pjesë përbërëse e dokumentave për efekt licencimi në transportin e udhëtarëve me taksi. Për marrjen e dëshmisë, drejtuesi i autoveturës taksi i nënshtrohet një provimi në përputhje me programin e hartuar nga DPSHTRr-ja.

Dëshmia e drejtuesit të autoveturës të licencuar taksi mund të pezullohet ose hiqet gjatë ushtrimit të aktivitetit të profesionit dhe, ose refuzohet në rastin e rinovimit të saj nga autoriteti kompetent, që e ka lëshuar atë, kur:

  • hiqet licenca në shërbimin taksi;
  • drejtuesi i autoveturës shkel dispozitat e ligjit nr 8308, datë 18.03.1999   “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, ligjit 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor”, e këtij udhëzimi, e akteve nënligjore në zbatim të ligjeve të mësipërme;
  • vërtetohet se drejtuesi i autoveturës taksi kryen shkelje ndaj detyrimeve në trajtimin e udhëtarëve;

Afati i vlefshmërisë së Dëshmisë së drejtuesit të autoveturës taksi mund të jetë deri në tre vjet, ose për një periudhë më të vogël se i vlefshmërisë së licensës në shërbimin taksi. Në këtë rast autoriteti kompetent para testimit për lëshimin për herë të parë ose rinovimin e dëshmisë, i kërkon drejtuesit të autoveturës taksi, certifikatën mjeksore të lëshuar nga komisioni mjeko-ligjor.

3.Kushtet e veçanta të automjetit “Taksi”

Automjetet e shërbimit taksi përvec plotësimit të kushteve teknike për sigurinë e qarkullimit rrugor sipas dispozitave të Kodit Rrugor dhe akteve në zbatim të tij, duhet të plotësojnë dhe këto kërkesa të vecanta:

  • Të kenë taksimetër në gjëndje pune, të regjistruar dhe plumbosur nga zyra e tatim taksave të rrethit.
  • Të kenë ngjyrën e përcaktuar nga bashkia e cila lëshon licensën. Ngjyra e taksive të rretheve fqinje nuk mund të jetë e njëjtë.
  • Për mjetet që janë pronë ose punojnë me qera për llogari të shoqërive transportuese, të shënohet në mesin e dyerve emri i shoqërisë dhe nr, i telefonit. Lartësia e shkronjave të jetë mbi 90 mm.
  • Mbi pjesën e sipërme të automjetit në krahun e drejtuesit të tij, vendoset përpendikularisht me aksin e tij, një tabelë e ndricuar me fushë të verdhë me mbishkrimin “TAKSI” me ngjyrë të zezë në të dyja anët me përmasa 350×150 mm. Nuk lejohet fiksimi maknetik ose pneumatik i tabelës.
  • Të ketë në cdo kohë kutinë e ndihmës së shpejtë dhe trekëndëshin e sinjalizimit për raste difekti në rrugë.
  • Në kushtet e udhëtimit në borë ose akull në rrugë, të jetë i pajisur me zinxhirë të paktën për një rrotë.
  • Sistemi i ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar, nëse ka të instaluara sipas konstruksionit të firmës prodhuese, të jenë në gjëndje funksionale.
  • Shërbimi taksi me mjete me kabinë të zgjatur dhe me portobagazh në kontakt apo mundësi kontakti me udhëtarët është i ndaluar.
  • Komisioni Teknik pranë DRShTRr-së, pas verifikmit në plotësimin e kushteve të Kap. IV “Kushte të veçanta të automjetit “Taksi”, lëshojnë për autoveturën taksi dokumentin në përputhje me Aneksin 3 të këtij udhëzimi. Akt – Vlerësimi i Kushteve në Shërbimin Taksi për autoveturën taksi lëshohet çdo vit, pasi autovetura ka kaluar kontrollin teknik dhe është pajisur me modelin 020 të kontrollit teknik sipas udhëzimit nr.3413, datë 16.07.2003 “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”
  • Akt–Vlerësimi i Kushteve në Shërbimin Taksi është pjesë përbërse e procedurës së licencimit. Ky dokument mund të pezullohet ose hiqet gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe/ose refuzohet lëshimi i tij derisa këto kushte të plotësohen.
  • Në aneksin 4 bashkëlidhur këtij udhëzimi, jepen modeli i kapakut të bllokut të dokumentit të udhëtimit, faqja e përparme dhe e pasme e kapakut me dispozitat e përgjithshme dhe aneksi 4a, që përfaqëson modelin e dokumentit të udhëtimit për shërbimin taksi me grup të prenotuar/rezervuar më parë.
  • Në aneksin 5 bashkëlidhur këtij udhëzimi jepen modeli i kapakut të regjistrit të dokumentit të udhëtimit dhe aneksi 5a, që përfaqëson modelin e faqes së brendëshme të regjistrit në të cilin regjistrohet dokumenti i udhëtimit për shërbimin taksi me grup të prenotuar/rezervuar më parë.
  • Dokumentat e përmendura në pikat 10 dhe 11 të këtij kapitulli, në bazë të pikës 1.8 të VKM nr. 473, datë 29.07.1998 “Për rregullat kryesore të veprimtarisë së agjensive të transportit të udhëtarëve dhe të transportuesve, që kryejnë transport me autobus”, ruhen nga agjensitë e transportit të udhëtarëve për pesë vjet.

4.Normat e sjelljes gjatë ushtrimit të veprimtarise së sherbimit taksi

Drejtuesit e mjeteve ‘’Taksi’’ duhet të jenë pajisur me “Leje drejtimi” sipas dispozitave të Kodit Rrugor për këtë lloj shërbimi dhe

a.Të mos kundërshtojë pajtimtarët përvec se kur:

  1. Ata duan të transportojnë lëndë toksike ose janë të dehur dhe nuk shoqërohen nga një i afërm i tyre.
  2. Ka pajtimtarë më shumë se numri i vendeve të automjetit
  3. Të mos bëjë faturim ose arkëtojë vlera në kundërshtim me ligjin. Të mos kërkojë parapagim, me përjashtim kur vihet në dispozicion të personave zyrtarë ose privatë si, vdekje, dasma dhe kur kërkohet rezervimi i taksisë.
  4. Të mos bëjë seleksionim udhëtarësh në vend pritje me përjashtim kur në rradhët e tyre ka invalidë, të verbër, të sëmurë, gra shtatzëna, pamvarësisht nga rradha e udhëtarëve që presin.
  5. Të ndërpresë udhëtimin kur e kërkon udhëtari duke qëndruar në anë të rrugës për jo më shumë se 15 minuta, përvec shkaqeve të rënda.
  6. Të jetë i sjellshëm, i gatshëm dhe i shpejtë, me paraqitje të jashtme të pranueshme dhe të ndihmojë udhëtarët në ngarkim-shkarkimin e bagazheve.
  7. Të shërbejë në rrugën më të shkurtër, me përjashtim kur udhëtari zgjedh një rrugë tjetër.
  8. Të ndërpresë funksionimin e taksimetrit kur ndalon ose devijon rrugë për shkaqe furnizimi me karburant apo servisi të domosdoshëm.
  9. Të dorëzojë në polici ose te poseduesi cdo gjë që lihet ose harrohet në automjet.
  10. Të disponojë mjaftueshëm lekë për kthim restoje.
  11. Drejtuesit e dy automjeteve të para taksi në rradhë të parë, në vendqëndrime, janë të detyruar të qëndrojnë brenda tyre, ose pranë tyre në vend të dukshëm.
  12. Të vendosë përkrah taksimetrit në vend të dukshëm licencën.
  13. Të kërkojë ndihmën e organeve të policisë kur i kërkohet shërbimi jashtë kushteve të përcaktuara me ligj dhe në rrugë të papërshtatshme që sigurojnë udhëtimin dhe mjetin dhe ka mosmarrveshje me udhëtarin.
  14. Në asnjë rast nuk i lejohet sjellje e pahijshme ndaj udhëtarëve. Denoncimi i tyre është objekt i shqyrtimit nga organet e shqyrtimit të kundërvajtësve dhe organeve të tjera të parashikuara me ligj.
  15. Të paraqesë kur kërkohet me shkrim nga organet kompetente, licencën dhe kur nuk është në përputhje me dispozitat ligjore ta dorëzojë atë brenda 5 ditëve nga dita e lajmërimit.
  16. Në rast aksidentesh që i ndodhin atij, është i detyruar të qëndrojë menjëherë në vendin e aksidentit dhe të veprojë sipas dispozitave të Kodit Rrugor. Të japë ndihmën e nevojshme dhe të transportojë të aksidentuarit edhe në aksidentet ku ai nuk është i përzier.

Udhëtari duhet të shmangë të gjitha mundësitë që mund të sjellin probleme në sigurinë e udhëtimit dhe vecanërisht duhet:

  • Të mos pengojë me lëvizjet e tij drejtuesin e mjetit gjatë udhëtimit.
  • Të mos përpiqet të hipë apo të zbresë kur mjeti është në lëvizje.
  • Të mos pijë duhan pa aprovimin e drejtuesit të mjetit.
  • Të mos hapë dritaret pa aprovimin e drejtuesit të mjetit.
  • Të jetë i rregullt në kohën kur bën pajtimin.
  • Të mos bisedojë me drejtuesin e mjetit për tema të papërshtatëshme gjatë udhëtimit.
  • Të mos ngacmojë asgjë që ka të bëjë apo që sjell pasoja në funksionimin e mjetit.
  • Të kujdeset gjatë transportimit për fëmijët dhe bagazhet e hapura, si dhe invalidët, gratë shtatzëna, të verbërit etj gjatë udhëtimit të përbashkët, ose tu japë atyre përparësi në udhëtim.
  • Të tregojë dokumentin e identitetit si dhe biletën apo faturën e udhëtimit kur e kërkojnë organet e kontrollit ose policia.

5.Shërbimi taksi jashtë territorit të rrethit,

Në rastin kur autovetura taksi kryen shërbime jashtë territorit të rrethit ku është e regjistruar, ajo lejohet të marrë në kthim:

  • udhëtarë vetëm në rrethin e regjistrimit të saj;
  • të njëjtët udhëtarë, të cilët e kanë pronotuar dhe/ose rezervuar më parë në vajtje dhe që kanë hipur në rrethin e regjistrimit të saj.

Nuk lejohet krijimi i stacioneve të taksive në stacionet qytetëse dhe ndërqytetëse të autobusëve, për të kryer transport të udhëtarëve në linja te rregullta

Shërbimi taksi jashtë territorit të rrethit, sipas shkronjës “b)”, kryhet vetëm nëpërmjet agjensive të licencuar për “Agjensi transporti udhëtarësh me taksi brenda vendit”, në përputhje me udhëzimin e licencimit.

Në këtë rast autovetura taksi duhet të pajiset edhe me dokumentin e udhëtimit në përputhje me Aneksin 3a të këtij udhëzimi.

Agjensia pajis me dokumentin e udhëtimit vetëm autoveturat e licencuara në shërbimin taksi.

Gjithashtu, organet e kontrollit në rrugë, në rastin e shërbimit me grup të prenotuar/rezervuar më parë janë të detyruara të kontrollojnë edhe dokumentat e identifikimit të udhëtarëve që përbëjnë grupin.

Autovetura taksi është e ndaluar të përdoret për qëllime personale të subjektit.

Autovetura e licencuar taksi, e cila kryen udhëtime bosh jashtë rrethit të regjistrimit të saj, me qëllim zëvendësimin e autoveturave të licencuara taksi, që prishen ose dëmtohen gjatë udhëtimit të tyre, lejohet të marrë udhëtarët e autoveturës së licencuar taksi të dëmtuar, ose të prishur. Në këtë rast, dokumenti i udhëtimit plotësohet me shënimet përkatëse nga agjensia nisëse, dhe miratohet gjatë udhëtimit të kthimit nga organet e kontrollit në rrugë.

Në rastin kur një person kryen shërbimin taksi i papajisur me licencë, ose me licencë të vjedhur, ose të falsifikuar, ose me dokumente të udhëtimit të falsifikuar, organet e kontrollit në rrugë marrin licencën dhe mbajtësi i saj dënohet në përputhje me pikën 2, të nenit 85, të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”.

Cilido subjekt i licencuar nga autoriteti kompetent në veprimtarinë e shërbimit taksi dhe që operon në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, dënohet në përputhje me nenin 8 ose 68 të këtij ligji dhe pikën 3, të nenit 85, të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”.

Licenca, Akt-Vlerësimi i Kushteve në Shërbimin Taksi, Dëshmia e taksistit dhe Dokumentit të udhëtimit, në origjinal, do të mbahen gjithmonë me vete nga drejtuesi i autoveturës taksi dhe u paraqitet organeve të kontrollit në rrugë sa herë kërkohet nga ata.

Dokumenti i udhëtimit dhe numri i udhëtimeve në muaj në operacionet taksi me kthim plot. Blloku i udhëtimit dhe regjistri i dokumentit të udhëtimit.

Autovetura e licencuar taksi, që kryen shërbimin jashtë rrethit të regjistrimit të saj, pajiset me dokumentin e udhëtimit nëpermjet agjensive të licencuara për transport udhëtarësh.

 

Dokumenti i udhëtimit duhet të plotësohet në të gjithë kërkesat që përfshin, si: -numrin e licensës së agjesnsisë;

  • emrin ose emrin tregtar të subjektit transportues;
  • kodin dhe numrin e serisë së subjektit transportues;
  • emërtimin e bashkisë;
  • emrat e personave që udhëtojnë në grup;
  • numrat e dokumentave të identifikimit;
  • emri i agjentit dhe nënshkrimi i tij;
  • numri i telefonit dhe vula e agjensisë.

Dokumenti i udhëtimit lëshohet nga agjensia, subjektit në shërbimin taksi, mbi bazën e një marrëvëshje kontraktuale ndërmjet tyre, ajo nuk ka të drejtë t’i lëshojë dokument udhëtimi subjekteve në shërbimin taksi të pa kontraktuar. Subjekti në shërbimin taksi nuk ka të drejtë të kërkojë dokument udhëtimi nga agjensia, me të cilat nuk ka lidhur marrveshje kontraktuale.

Rastet e evidentuara në kundërshtim me paragrafin më sipër përbëjnë arsye deri në heqjen e licencës, për subjektin agjensi dhe atë në shërbimin taksi.

Agjensia është përgjegjëse për saktësinë dhe korrektësinë e plotësimit të listës së udhëtarëve. Drejtuesi i autoveturës taksi nuk mund të pranojë dokumentin e udhëtimit me korigjime.

Drejtuesi i autoveturës taksi, pas kryerjes së shërbimit të prenotuar/rezervuar, kthen dokumentin e udhëtimit në agjensinë ku e ka tërhequr atë, menjëherë me përfundimin e shërbimit, duke ruajtur për vehte një fotokopje të saj. Në rast se drejtuesi i autoveturës taksi nuk kthen dokumentin e udhëtimit, agjensia që e ka lëshuar këtë dokument, njofton zyrtarisht organet e kontrollit të cilat marrin masa në plotësimin e këtij kushti.

Blloku i udhëtimeve me kopjet e listës së udhëtarëve qëndron në agjensi dhe në cdo moment është subjekt kontrolli nga autoriteti kompetent që licencon agjensinë, DPShTRr-ja që lëshon bllokun e udhëtimit, si dhe organet e autorizuara me ligj.

Agjensitë e transportit të udhëtarëve janë të detyruara të dërgojnë informacion, Drejtorisë Rajonale të DPShTRr-së dhe bashkisë përkatëse, me listën për subjektet taksi, të cilat kanë kryer operacione të kthimit plot sipas shkronjës “b”, të pikës 4, të kapitullit III, të këtij udhëzimi, në dhjetëditëshin e parë të cdo muaji, për muajin paraardhës.

Organet e kontrollit në rrugë, në mënyrë të vecantë, duhet të ushtrojnë kontrolle nëse procedurat e operimit të autoveturës taksi janë të rregullta, ndaj të gjitha autoveturave taksi, të cilat në kthim, mbajnë në bordin e tyre udhëtarë.

DPShTRr-ja, si autoritet kompentet, pajis me bllokun e udhëtimit, që përmban 25 fletë në dy kopje, agjencitë e transportit të udhëtarëve.

Çdo bllok dhe dokument i udhëtimit do të kenë të njëjtin numër. Fletët e bllokut krahas numrit të series, do të shoqërohen edhe me numrat nga 1 deri 25.

  • Të dhënat që kërkohen për tu vendosur në kapakun dhe dokumentin e udhëtimit do të bëhen me shkrim të kuptueshëm dhe me shkronja kapitale.
  • Faqja e parë e kapakut të bllokut të udhëtimit (shiko aneksin 4) duhet të plotësohet, nga autoriteti kompetent që e lëshon, sipas të gjitha kërkesave që përfshihen mbi atë.

Blloku i udhëtimit lëshohet në emër të një agjencie dhe nuk mund të transferohet te një subjekt tjeter agjencie.

Autoriteti Kompetent (DPShTRr-ja) që lëshon bllokun e udhëtimit do të regjistrojë të gjithë elementët si vijon:

  • Emërtimin e subjektit;
  • Adresën e vendndodhjes së agjencisë;
  • Kodin dhe numrin e serisë së licencës për veprimtarinë në shërbimin agjenci;
  • Emrin e njësisë vendore që ka lëshuar licencën në shërbimin taksi;
  • Numrin e telefonit dhe/ose faksit të agjencisë.

Blloku i udhëtimeve mund të pezullohet ose hiqet subjektit gjatë ushtrimit të veprimtarisë në shërbimin agjenci dhe\ose refuzohet rilëshimi i një blloku të ri udhëtimesh nga autoriteti kompetent në rastin kur:

  • hiqet licenca në shërbimin agjenci;
  • vërtetohet se subjekti agjenci nuk përmbush direkt ose indirekt detyrimet për zbatimin e legjislacionit në transportin rrugor dhe në mënyrë të veçantë atë për mënyrën e operimit të autoveturës taksi;
  • provohet se subjekti agjenci ka furnizuar me informacion jo të saktë dhe/ose të falsifikuar në lidhje me të dhënat e kërkuara nga organet e kontrollit ose autoritetet kompetente të licencimit.

Blloku i ri i udhëtimit i lëshohet çdo subjekti agjenci të licencuar, vetëm, pasi ai kthen bllokun e udhëtimit të përfunduar në organin përkatës që e ka lëshuar atë me 25 fletët kopje të dokumenteve të udhëtimit/listave të udhëtarëve.

DPShTRr-ja pajis agjensitë me regjistër të vecantë vetëm për shërbimin taksi, me grup të prenotuar/rezervuar më parë.

  • Regjistri përmban 50 fletë, dhe shërben vetëm për regjistrimin e të gjithë autoveturave të licencuara në shërbimin taksi që kryejnë operacione sipas shkronjës “b”, pika 4, të kapitullit III, me grup të prenotuar/rezervuar më parë.
  • Regjistri plotësohet në të gjithë kërkesat që përshin, si: numrin e bllokut dhe dokumentit të udhëtimit; emrin ose emrin tregtar të autoveturës së licensuar taksi dhe të drejtuesit të saj; kodin dhe numrin e serisë së licensës së subjektit taksi; itenerarin e udhëtimit; datën e nisjes dhe të kthimit etj.

Krijimi i regjistrit kombëtar të subjekteve në shërbimin taksi.

Me qëllim zbatimin e Udhezimit të MTI Nr. 1649, Datë 16/08/1999 “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve”, krijohet regjistri kombëtar për subjektet e licencuara në shërbimin taksi.

Rregjistri kombëtar vendoset pranë DPShTRr-së. Të dhënat që përmban rregjistri kombëtar trajtohen dhe mbikqyren vetëm nga personat përgjegjës të caktuar për këtë qëllim, në përputhje me ligjin nr. 8517, datë 22.07.1999 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Informacioni i grumbulluar, për shkeljet në mënyrën e operimit të autoveturave taksi, ose shkelje të tjera serioze, nga organet e kontrollit në rrugë, autoritetet kompetente të licencimit, etj., i dërgohet DPShTRr-së, e cila i hedh në regjistër.

Rregjistri kombëtar do të përmbajë të dhënat si më poshtë vijon:

  • emrin dhe formën juridike të subjektit në shërbimin taksi;
  • adresën e vendndodhjes së subjektit taksi;
  • emrin e drejtuesit të autoveturës taksi;
  • numrin e serisë së licensës;
  • numrin, kategorinë dhe llojin e shkeljeve serioze dhe shkelje të vogla të përsëritura

Gjithashtu në rregjistër, do të hidhen të dhënat në lidhje me një subjekt në shërbimin taksi, licenca e të cilit është pezulluar ose anulluar. Në këtë rast këto të dhëna duhet të shoqërohen në rregjistër me arsyet e pezullimit ose anullimit të licencës.

  1. Zbatimi i çmimeve dhe itarifave në sherbimin taksi

(Udhëzimin e përbashkët me nr. 2348, date 28/03/2008, të MPPTT dhe nr. 1726/3, date 21/04/2008, të MF, ‘’Për caktimin e çmimeve dhe tarifave në shërbimin taksi’’).

 

Taksimetri

Me “Taksimetër” nënkuptojmë një pajisje elektronike e cila mbledh në vazhdimësi dhe tregon në çdo moment të udhëtimit shumën e pagueshme nga përdoruesi i mjetit publik si një funksion i distancës së udhëtuar (rrugës së përshkruar) dhe i shpejtësisë së caktuar ose të ndërrimit – funksion i kohëzgjatjes së përdorimit.

Taksimetrat duhet të jenë në përputhje me specifikimet e përgjithshme e të veçanta me kushtet e vendosura nga Organizata Ndërkombëtare e Metrologjisë Legale. Ata duhet të jenë në përputhje me modelin e miratuar, nga Drejtoria e Përgjithshme e Kalibrimit dhe Metrologjisë.

Qëllimi kryesor i taksimetrit është mbrojtja e klientit (e udhëtarit) nga pagesat më të mëdha se ato të caktuara, që mund t’i kërkoj drejtuesi i taksisë udhëtarit.

Kërkesat teknike e metrologjike dhe procedurat e kontrollit për taksimetrat janë subjekt për kontrollin e tyre nga autoritetet përkatëse.

Njësitë e matjeve të miratuara për taksimetrat janë si më poshtë vijon:

  • metri ose kilometri, për distancën;
  • sekonda, minuta ose ora, për kohën;
  • lekun, si monedhë e vendit.
  • Karakteristikat metrologjike të taksimetrit

Për qëllime të zbatimit të këtij udhëzimi është e nevojshme njohja me karakteristikat metrologjike të taksimetrit, qëllimit të të cilit i shërbejnë edhe përkufizimet e mëposhtme:

“Pagesa e udhëtimit” nënkupton shumën monetare e llogaritur, e treguar dhe e shfaqur si pagesë nga taksimetri, e nevojshme për një udhëtim taksie të bazuar mbi një pagesë (tarifë) fillestare fikse dhe/ose gjatësinë dhe/ose kohëzgjatjen e udhëtimit.

“Pagesa (Tarifë) fillestare e marrjes me qira” nënkupton shumën fikse, që paguan udhëtari, pavarësisht kohës ose distancës së udhëtimit.

“Shpejtësi e caktuar ose e ndërrimit (km/h)” nënkupton vlerën e shpejtësisë që përcaktohet nga raporti i vlerës tarifë kohë ndaj vlerës tarifë distancë të aplikueshme.

“Distancë fillestare” nënkupton distancën me të cilën udhëtohet në përputhje me tarifën për pagesën fillestare të marrjes me qira, duke marrë parasysh vetëm llogaritjen – distancë.

“Kohë fillestare” nënkupton periudhën gjatë të cilës autovetura taksi përdoret si pagesë fillestare e marrjes me qira, duke marrë parasysh vetëm llogaritjen – kohë.

“Llogaritja distancë – kohë” nënkupton metodën llogaritëse në të cilën dy komponentët e pagesës rriten njëkohësisht, njëri në proporcion me kohëzgjatjen e udhëtimit dhe tjetri në proporcion me distancën e udhëtuar.

“Tarifë” nënkupton vendosjen e vlerave të tarifës (që përfshin kohën fillestare/distancën fillestare), e cila përfaqëson një listë të taksave ose vlerave, të cilat do të veprojnë në taksimetër për një pozicion tarife të specifikuar.

“Vlera e tarifës” nënkupton vlerat prej të cilës taksimetri llogarit pagesën.

“Vlera e tarifës distancë” nënkupton vlerën e tarifës të shprehur si një shumë e parave për një distancë të dhënë.

“Vlera e tarifës kohë” nënkupton vlerën e tarifës të shprehur si një shumë e parave për një periudhë kohe të dhënë.

“Pozicion tarife” nënkupton pozicionin në të cilin taksimetri rregullohet për pozicionin “e marrë me qira” (e okupuar).

“Rregullimi i tarifës” nënkupton një rregull, i cili vendos tarifat dhe shtesat që janë për t’u zbatuar sipas kushteve të specifikuar.

“Pozicioni i operimit” nënkupton pozicione të ndryshme të operimit në të cilat taksimetri plotëson role të ndryshme të funksionit të tij, dhe të cilat dallohen nga treguesit si vijon:

  • “jepet me qira (e lirë)” nënkupton pozicionin që taksimetri nuk është duke llogaritur pagesën dhe asnjë udhëtar nuk është duke kryer udhëtim.
  • “e marrë me qira (e okupuar)” nënkupton pozicionimin që taksimetri është duke treguar dhe llogaritur një pagesë, e cila bazohet në një detyrim (taksë) qiramarrje të mundshme dhe një tarifë për kohën e udhëtimit dhe/ose distancës së udhëtuar.
  • “e ndaluar” nënkupton pozicionin e udhëtimit, i cili ka përfunduar dhepagesa në lidhje me rritjen e kohës është ndërprerë, ndërsa llogaritja – distancë funksionon.

Kërkesa teknike

Përshtatshmëria e përdorimit

Taksimetri do të caktohet për t’u përshtatur metodës së operimit dhe mjetit për të cilin ai është i destinuar. Ai do të jetë prej një konstruksioni përshtatshmërisht të fortë, me qëllim, që ai të ruaj karakteristikat e tij metrologjike.

Llogaritja e pagesës

“Mënyra e llogaritjes normale D (aplikimi i dyfishtë i tarifës)” nënkupton llogaritjen e pagesës të bazuar në zbatimin e njëkohshëm të tarifës kohë dhe tarifës distancë gjatë gjithë udhëtimit.

“Mënyra e llogaritjes normale S (aplikimi veçantë i tarifës)” nënkupton llogaritjen e pagesës të bazuar në zbatimin e “tarifës kohë” poshtë shpejtësisë së caktuar të ndërrimit dhe zbatimit të tarifës distancë mbi shpejtësinë e caktuar të ndërrimit.

Ndërrimi automatik i tarifave

Ndërrimi automatik i tarifave mund të jetë i menjëhershëm për:

  • distancën e udhëtimit;
  • kohëzgjatjen e udhëtimit;
  • kohën e ditës;
  • ditën e javës; ose
  • të dhëna të tjera të specifikuara në përputhje me rregulloren kombëtare.
  • Shpenzimet për montimin e taksimetrit

Shpenzimet që kryhen për instalimin, kalibrimin, plumbosjen, verifikimin, përballohen nga vetë subjekti taksi.

Rekomandime mbi caktimin e çmimeve dhe tarifave nga këshilli bashkiak

Qëllimi kryesor i bashkisë është që t’i krijojë lehtësira sa më të mëdha klientëve në zgjedhjen e pagesës në shërbimin taksi, si dhe për të mos lejuar grabitjen në mënyrë të pandershme nga drejtuesit abuzivë të autoveturave taksi, kjo sidomos për klientët e pambrojtur, në të cilët bëjnë pjesë personat me moshë të madhe, personat e paaftë fizikisht, mundësitë e të cilëve janë të pakta në zgjedhjen e transporteve alternative; në rritjen e sigurisë për persona që janë të detyruar të udhëtojnë natën, si dhe personat që nuk e njohin zonën, ku dëshirojnë të udhëtojnë, kryesisht turistët.

Faktorët që duhet të merren parasysh më shumë në shqyrtimin ose rishqyrtimin e tarifave të taksisë janë kryesisht blerja e mjetit dhe kostot e operacionit, ose ndryshimet në kostot e blerjes për shkak të rishikimit në specifikimet e mjeteve ose në kushtet e licencës, si dhe ndryshimet në fitimin mesatar.

Këshilli bashkiak merr vendim në caktimin e vlerave të tarifave, që përfshin vlerën e tarifës fillestare, në përputhje me formulën e pranuar nga të dy palët, bashkia dhe përfaqësuesit e shërbimit taksi. Vlerat e tarifave rishikohen në mënyrë të rregullt çdo vit.

Në caktimin e vlerës së tarifës, këshilli bashkiak dhe përfaqësuesit e taksistëve duhet të kenë parasysh se vlera shumë e lartë e saj do të çoj drejt radhëve të gjata të taksive, që qëndrojnë në pritje të klientëve, ndërsa vlera shumë e ulët e tarifës do të çoj drejt radhëve të gjata të klientëve që rrinë në pritje të taksive.

Në taksimetër regjistrohen të gjithë llojet e tarifave si:

  1. tarifa fillestare e marrjes së autoveturës taksi me qira për distancën në metra ose kilometra, për udhëtimin ditën ose natën;
  2. për ditët e zakonshme të javës, ose për ditët e pushimit të javës dhe ditët e festave që janë pushim;
  3. për udhëtime brenda zonës urbane, ose jashtë zonës urbane, etj.

Rekomandohet që tarifat e pagesë të përfaqësojnë një vlerë maksimale dhe nuk duhet të vendosen tarifa pagese fikse ose minimale. Për këtë, taksistët janë të lirë, që të kalibrojnë taksimetrat e tyre me tarifa poshtë vlerës maksimale duke zgjedhur tarifa më të ulta, si dhe t’i japin klientëve mundësinë e negocimit për uljen e këtyre pagesave.

Bashkia pas vendimit të marrë nga këshilli bashkiak, në lidhje me caktimin e vlerave të tarifave, njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Kalibrimit dhe Metrologjisë, Inspektoratin e kontrollit në rrugë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Policinë Rrugore, Policinë Tatimore, si dhe njofton komunitetin e tij me anë të medieve me shkrim dhe asaj elektronike lokale të paktën dy javë para vendimit.

Bashki të ndryshme mund të kenë nivele të ndryshme të çmimeve, të cilat varen nga një numër faktorësh lokal, si pranimi i diskutimeve të çmimit nga taksistët, niveli i jetesës së përdoruesve të taksisë, si dhe koston e shërbimit taksi.

Në Aneksin 1 jepen dy tabela, në të cilat rekomandohen komponentët e tarifës mesatare në shërbimin taksi. Vlerat e tarifave të dhëna në tabelat Nr.1 dhe Nr.2 janë orientuese e rekomanduese. Këto vlera duhet të përcaktohen sipas pikës 3, të këtij kapitulli.

Në aneksin 1 jepen vlerat për periudhën e punës së natës nga ora 22.00 deri në orën 6.00 dhe ditën e diel ose ditët e festave që janë pushim, një vlerë prej 5% do t’i shtohet tarifës fillestare. Për udhëtimin e mëtejshëm, brenda tarifës A do të shtohet një vlerë prej 20% dhe brenda tarifës B do të shtohet një vlerë prej 10%. Tarifa C nuk ka rritje.

Në bazë të nenit 36, të ligjit 8308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore”, të ndryshuar niveli dysheme i tarifave të shërbimit taksi, nuk mund të jetë më pak se dyfishi i çmimeve të shërbimeve e njëjta me autobusë, në të cilin përfshihen, shërbimet qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës.

Tarifat afishohen në një vend të dukshëm brenda taksisë, si dhe në pjesën e jashtme anësore të saj, të dallueshme nga një largësi prej 2 metra.

Në nisje pagesa e taksisë llogaritet për gjithë numrin e vendeve të saj, pavarësisht nga numri i udhëtarëve. Për çdo udhëtarë shtesë drejtuesi i mjetit taksi mund të kërkoj lekë shtesë, vlerën e të cilës e cakton bashkia. Dy fëmijë të moshës nën 12 vjeç bëjnë një udhëtarë të rritur, ndërsa një fëmijë nën moshën 12 vjeç nuk paguan.

Kur autovetura taksi kryen shërbime jashtë rrethit, ku është e regjistruar, ajo lejohet të marrë në kthim:

  1. udhëtarë vetëm në rrethin e regjistrimit të saj;
  2. të njëjtët udhëtarë, të cilët e kanë prenotuar ose rezervuar më parë, në vajtje, dhe që kanë hipur në rrethin e regjistrimit të saj.

Pagesa sipas mënyrës së operimit, të shkronjës “a”, të kësaj pike, bëhet jo kundrejt të gjithë vendeve të taksisë, por për çdo udhëtarë.

Drejtuesi i autoveturës taksi, gjatë gjithë udhëtimit dhe qëndrimit, përgjigjet për bagazhet e udhëtarit.

Tarifa për bagazhet është 10 lekë për çdo 25 kg dhe pas 25 kg të para deri në një maksimum prej 50 lekësh. Këto vlera mund të pasqyrohen dhe t’i shtohen vlerave në tabelat e mësipërme. Në rast dëmtimi të bagazheve, drejtuesi i autoveturës taksi shpërblen udhëtarit kundërvleftën e dëmit.

Nëse udhëtimi ndërpritet për forcë madhore, ose kur drejtuesi i autoveturës taksi nuk përfundon udhëtimin jo për arsye të udhëtarëve, ai siguron kthimin e tyre në vendnisje, pa pagesë, ose në pamundësi ta kryejë atë vetë, siguron një mjet tjetër për të mundësuar udhëtimin në destinacion ose anasjelltas.

Blloku i faturave

1.Drejtuesi i autoveturës taksi duhet të jetë i pajisur me një bllok faturash, dhe për çdo udhëtim ai është i detyruar t’i japë klientit faturën për udhëtimin e kryer kur kërkohet nga prej tij. Fatura duhet të plotësohet nga ai në të gjithë elementët që janë vendosur në të.

2.Blloku i faturave prodhohet nga DPSHTRR-ja dhe u shpërndahet nëpërmjet Drejtorive Rajonale vetëm subjekteve fizik ose juridik të licencuar në shërbimin taksi. Çdo bllok faturash shoqërohet me regjistrimin e emrit të subjektit fizik/juridik të cilit i është lëshuar.

3.Blloku i faturave përbëhet nga 25 fletë në 2 kopje. Modeli i bllokut të faturave është paraqitur në Aneksin 2.

4.Funksionimi i taksimetrit është subjekt kontrolli nga organet e kontrollit në rrugë. Nëse drejtuesi i autoveturës taksi vëren se taksimetri nuk është në gjendje pune (dëmtuar/mosfunksionim) ai duhet të paraqitet brenda 7 ditëve në qendrën e instalimit/të riparimit të taksimetrit ose zëvendësimin e tij me një taksimetër të ri. Nëse organet e kontrollit në rrugë konstatojnë se drejtuesi i autoveturës taksi nuk ka marrë masat e nevojshme brenda periudhës së caktuar për riparimin ose ndërrimin e taksimetrit, ai gjobitet në përputhje me shkronjën “a”, të nenit 68, të ligjit nr.8308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore”, të ndryshuar.

VI.UDHËZIM Nr 12, date 19/ 07/ 2007(i ndryshuar me udhëzimin nr. 4, datë 25/04/2008) “Per percaktimin e numrit te autoveturave taksi, shtypjen dhe emetimin e licencave, bllokut te udhetimit dhe regjimit të sherbimit taksi

          1.Numri i licencave të lëshuara, në shkallë vendi, për shërbimin taksi me autovetura 4+1 vende do të jetë i pakufizuar;

          2.Numri i licencave të lëshuara për shërbimin taksi me autoveturat taksi me 8+1 vende, lejohet deri në 10% e numrit të autoveturave taksi me 4+1 vende;

          3.Numri i licencave të autoveturave taksi me 8+1 vende të përcaktuara sipas udhëzimit nr.12, datë 19.07.2007, për vitin 2008 nuk ndryshon.

          4.Me qëllim rritjen e standardeve të sigurisë në rrugë dhe të emetimit të gazrave, zyrat e transportit në bashki, në përputhje me rregulloren e miratuar nga këshilli bashkiak, i japin përparësi autoveturave, që kanë më pak vite nga regjistrimi i parë i tyre.

.(pikat: nga 1 deri tek pika 6 perfshi edhe piken 6, te udhezimit bazë, janë zevendesuar me udhezimin e ndryshuar me pikat nga 1 deri ne piken 4)

7.Zyrat e Transportit në bashki dërgojnë pranë Drejtorive Rajonale përkatëse, të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, listën me emrat e subjekteve transportuese në shërbimin taksi, të përzgjedhur për t’u licencuar.

8.Zyrat e Transportit në bashki dërgojnë, pranë degëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit (DPMK) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në rrethe, listën me emrat e subjekteve transportuese në shërbimin taksi, të përzgjedhur për t’u liçencuar, për vendosjen, kolaudimin dhe plumbosjen e taksimetrit të shoqëruar me numrin e serisë për çdo subjekt.

9.Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) merr masat e nevojshme për kryerjen e veprimeve dhe lëshimin e Aktit të Vlerësimit për autoveturat taksi në përputhje me Udhëzimin nr 1649, datë 16.08.1999, “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarë”, të ndryshuar, vetëm pasi subjekti është pajisur me taksimetër në gjendje pune sipas pikës 8, dhe emri i tij të jetë i përfshirë në pikën 7 më sipër.

10.Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor të marrë të gjitha masat e nevojshme për shtypjen e kuotës bazë dhe rezervë të liçencave të autoveturave në shërbimin taksi. Shpërndarja kryhet në bazë qarku, sipas Aneksit 1, bashkëlidhur këtij Udhëzimi.

11.Liçencat në shërbimin taksi shtypen me numër serie dhe të jenë të pajisura me elementë sigurie, në mënyrë që të përjashtohet mundësia e kopjimit ose falsifikimit të tyre.

12.Përdorimi i kuotës rezervë të licencave kryhet në përputhje me Udhëzimin 1649, datë 16.08.1999, “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarë”, të ndryshuar.

13.Drejtoria e Politikave të Transportit Rrugor të përgatisë modelin e Bllokut të Udhëtimit, i cili i lëshohet agjencive të transportit të udhëtarëve, dhe i cili përmban dokumentin e udhëtimit, për grup të prenotuar/rezervuar më parë, me të cilin duhet të pajisen autoveturat taksi gjatë udhëtimit.

14.Drejtoria e Politikave të Transportit Rrugor të përgatisë modelin e regjistrit të dokumentit të udhëtimit për shërbimin taksi, për grup të prenotuar/rezervuar më parë, me të cilin duhet të pajisen agjencitë e transportit të udhëtarëve.

15.Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) të shtyp dhe administrojë shpërndarjen e bllokut të udhëtimit dhe regjistrit të dokumentit të udhëtimit në përputhje me Udhëzimin 1649, datë 16.08.1999, “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarë”, të ndryshuar.

16.Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), të krijojë Regjistrin Kombëtar për subjektet në shërbimin taksi brenda 60 ditëve nga dalja e këtij Udhëzimi. Qëllimi i përdorimit të Regjistrit Kombëtar për subjektet taksi jepet në Udhëzimin 1649, datë 16.08.1999, “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarë”, të ndryshuar.

17.Zyrat e transportit në bashki, në përputhje me vendimin e këshillit bashkiak, dërgojnë në DPSHTRR kërkesat e tyre për shtypjen e licencave brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi. Me përjashtim të licencave rezervë, licencat e lëshuara nga zyrat e transportit në bashki sipas udhëzimit nr.12, datë 19.07.2007 mbesin në fuqi. Shtypja e licencave do të vazhdoj me numrin e serisë të shprehur në Aneksin 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi.

18.Licencat rezervë shtypen në përputhje me Aneksin 1 bashkëlidhur këtij udhëzimi.

19.Këshilli i qarkut përcakton bashkinë koresponduese për komunat e një rrethi që ka më shumë se një bashki.

20.Bashkitë mbajnë fotokopjen e licencës para lëshimit të saj me qëllim depozitimin e praktikës te çdo subjekti të licencuar.

21.Aneksi 1, dhe licencat rezervë të shtypura, sipas udhëzimit nr.12, datë 19.07.2007 “Për përcaktimin e numrit të autoveturave taksi, shtypjen dhe emetimin e licencave, bllokut të udhëtimit dhe regjistrit të shërbimit taksi”, i Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, shfuqizohen.”.

 

Testi përbëhet nga 10 pyetje të paraqitura në tre alternativa, pra gjithsej 30 pyetje që kërkojnë përgjigje.

Ndërtimi i testit bazohet në strukturën e mëposhtme:

Pyetja Permbajtja e temës rreth së cilës shtrohet pyetja
1 Licencimi. Kriteret bazë të licencimit, dokumentacioni, afatet dhe vlefshmëria.
2 Mënyra e organizimit të shërbimit taksi
3 Kushtet e veçanta që duhet të plotësojnë automjetet e sherbimit taksi
4 Normat e sjelljes gjatë ushtrimit të veprimtarisë së shërbimit taksi
5 Kryerja e shërbimit taksi, jashtë rrethit të regjistrimit
6 Zbatimi i çmimeve dhe I tarifave në shërbimin taksi
7 Sinjale rrugore treguese(Fig.166-306)
8 Hartat rrugore dhe përdorimi i tyre
9 Mënyra e veprimit në rast aksidenti
10 Sanksionet administrative ndaj drejtuesve të mjeteve taksi

Shënim:

Të gjitha pyetjet e mundshme të testit që përfshihen në pikat 1 deri në 6 dhe 10 të strukturës së tij, gjejnë përgjigje në materialet e mësipërme, ndërsa pyetjet 7, 8, dhe 9 përbëjnë njohuri që lidhen me nivelin e lejedrejtimit të kategorisë D dhe që normalisht janë përvetësuar nga drejtuesit e mjeteve që aplikojnë për dëshmi taksisti.

 

                                                                                                                                       Aneksi 1

Tabela 1

Komponentët e tarifës dhe tarifat mesatare rekomanduese në shërbimin taksi nga ora 06.00 deri në orën 22.00.
Në këtë rast, shpejtësia e caktuar e ndërrimit është marrë 21 km/h për zonat urbane, ndërsa për zonat jo urbane (rurale) 20 km/h.
Tarifa mesatare për distancën deri në 2 km 300 lekë
Tarifat mesatare për distancën mbi 2 km.
Tarifa për lajmërimin (thirrjen) e taksisë 50 lekë
Tarifa për distancën (për km) 90 lekë
Tarifa për kohën e pritjes (për orë) 1900 lekë
Tarifa e rezervimit me radio – taksi (vetëm në rastin kur përdoret radio – taksi) 60 lekë
Komponentët e tarifës mesatare  
Kilometrat e udhëtuar. 7 km
Minutat e kohës së pritjes. 3 min
Pjesa e rezervimit me radio. 50%
Tarifa e përgjithshme, mesatare. (Në këtë rast tarifa mesatare për distancën deri në 2 km nuk merret në konsideratë.) 805 lekë

Tabela 2

                                   Tarifat maksimale rekomanduese në shërbimin taksi.
Në këtë rast, shpejtësia e ndërrimit ose e caktuar e ndërrimit është marrë 21 km/h për zonat urbane, ndërsa për zonat jo urbane (rurale) 20 km/h.
Tarifat taksi maksimale të rekomandueshme brenda zonave urbane nga ora 06.00 deri në orën 21.00. Tarifat taksi maksimale të rekomandueshme jashtë zonave urbane (zonat rurale) nga ora 06.00 deri në orën 21.00.
Tarifa fillestare për dy kilometrat e para ose për 340 sekonda e para. 300 lekë Tarifa fillestare për dy kilometrat e para ose për 340 sekonda e para. 350 lekë

Tarifa A 14 km ose 40 minuta të tjera.

 

Deri në 1600 lekë

90 lekë për km

 

Ose 31.5 lekë për min.

Tarifa A 14 km ose 40 minuta të tjera.

 

Deri në 1350 lekë

70 lekë për km.

 

Ose 23.3 lekë për min.

Tarifa B 15 km ose 43 minuta të tjera.

 

Deri në 3400 lekë

118 lekë për km.

 

Ose 41.3 lekë për min

Tarifa B 15 km ose 43 minuta të tjera.

 

Deri në 2950 lekë

92 lekë për km.

 

Ose 30.6 lekë për min.

Tarifa C Mbi 30 km ose 86 minuta të tjera

 

Mbi 3400 lekë.

153 lekë për km.

 

Ose 53.5 lekë për min.

Tarifa C Mbi 30 km ose 86 minuta të tjera

 

Mbi 2950 lekë.

133 lekë për km.

 

Ose 44.3 lekë për min.

Shënim:

“Rezervim me telefon” i referohet detyrimit për rezervimin e një taksie përmes telefonit.

“Koha e pritjes” zbatohet kur vlera e shpejtësisë së caktuar ose e ndërrimit të autoveturës është rreth 21 km/h për zonat urbane dhe 20 km/h për zonat jo urbane.

 

Aneksi 2

Seria: 00         

Letër e trashë me ngjyrë të gjelbërt, format: DIN: A6 (105X148)

ANA E PARME E KAPAKUT TË BLLOKUT TË FATURAVE NË SHËRBIMIN TAKSI TË UDHËTARËVE

 

Nr.________, Datë ________

Emri i subjektit: ____________________________________

NIPT:                                                                                     Nr. i Licencës: _____________

Nipt:                  

 

Certifikatë e Trajnimit Profesional - ADR

Certifikata e Trajnimit Profesional ADR shërben për drejtimin e mjeteve qe transportojnë mallrat e rrezikshme, të cilën e përfitojnë të gjithë shtetasit që kanë mbushur moshën 21 vjeç dhe që kanë një vit që drejtojnë një mjet mbi 3.5 ton (kategoria "C1").

Pajisja për herë të parë me këtë Certifikatë bëhet duke dorëzuar, në DRSHTRR-në që ka në juridiksion vendbanimin e aplikuesit, dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Kërkesë për aplikim.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Fotokopje e lejes së drejtimit.
  • Fotografi (2 copë) në format 4.2 cm x 3.5 cm.
  • Mandat arkëtimi 500 Lekë (Autorizimi).

Aplikanti duhet të marrë pjesë në kursin e kualifikimit për fitimin e njohurive bazë prej 18 orësh, duke bërë për këtë një pagesë prej 7 200 Lekësh, pas të cilës do t’i nënshtrohet provimit përkatës dhe nëse shpallet fitues në këtë provim, të marr pjesë në kursin e kualifikimit për njohuritë speciale prej 12 orësh, duke bërë një pagesë prej 4 800 Lekësh si dhe t'i nënshtrohet provimit përkatës. Autorizimi është i vlefshëm vetëm për 1 vit dhe duhet të rinovohet nëse i skadon afati.

Provimet kryhen pa pagesë, ndërsa riprovimet (në rastet kur aplikanti nuk është shpallur fitues i provimit të rradhës) bëhen me pagesë 600 Lekë.

Për t’u pajisur me Certifikatën e Trajnimit Profesional ADR, pasi aplikanti është shpallur fitues në të dy provimet, duhet të bëjë një pagesë 3 600 Lekë.

Afati i  vlefshmërisë është 5 vjet. 


Rinovimi i Certifikatës ADR bëhet duke dorëzuar në DRSHTRR-në që ka në juridiksion vendbanimin e aplikuesit dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Kërkesë për aplikim.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Fotokopje e Certifikatës ADR.
  • Vërtetim banimi.
  • Fotokopje e lejes së drejtimit.
  • Mandat arkëtimi 500 Lekë (Autorizimi).

Aplikanti duhet të marrë pjesë në kursin e kualifikimit për rifreskimin e njohurive bazë dhe speciale prej 6 orësh, duke bërë për këtë një pagesë prej 2 400 Lekësh, pas të cilit do t’i nënshtrohet provimit përkatës. Autorizimi ka vlefshmëri 1-vjeçare dhe duhet të rinovohet nëse i skadon afati.

Për t’u pajisur me Certifikatën e Trajnimit Profesional ADR, të rinovuar, afati i vlefshmërisë të së cilës është për 5 vjet, pasi aplikanti është shpallur fitues në provimin e rinovimit, duhet të bëjë një pagesë 3 600 Lekë.


Zëvendësimi i Certifikatës ADR

Dokumentacioni i nevojshëm për zëvendësimin e Certifikatës ADR si rezultat i dëmtimit, të humbjes ose vjedhjes është:

  • Kërkesë me shkrim.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Certifikata e mëparshme ADR (në rastin e dëmtimit).
  • Fotografi (2 copë) me ngjyra me përmasa 3.5 cm x 4.2 cm.
  • Mandat arkëtimi 800 Lekë.
Certifikatë e Kompetencës Profesionale - CKP

Certifikata e Kompetencës Profesionale CKP është dokument që provon se personi zotëron njohuri të mjaftueshme juridike, tregtare, financiare dhe teknike për drejtues veprimtarie të ndërmarrjes së transportit rrugor për mallra dhe udhëtarë. Drejtues i Veprimtarisë së Ndërmarrjes së Transportit Rrugor është personi fizik i cili drejton efektivisht dhe vazhdimisht veprimtarinë e transportit të ndërmarrjes.

Certifikatat e Kompetencës Profesionale në transportin rrugor ndahen në 4 lloje:

  • brenda vendit të udhëtarëve, e cila përfitohet nga kandidatët që kanë mbaruar arsimin e mesëm,
  • brenda vendit të mallrave, e cila përfitohet nga kandidatët që kanë mbaruar arsimin e mesëm,
  • ndërkombëtar të udhëtarëve, e cila përfitohet nga kandidatët që kanë mbaruar arsimin e mesëm dhe që vërtetojnë se kanë një eksperiencë pune si administrator ose drejtor (për një periudhë 3-vjeçare, pa ndërprerje) në një ndërmarrje transporti rrugor, si dhe kandidatët që kanë mbaruar studimet e ciklit të parë në arsimin e lartë,
  • ndërkombëtar të mallrave, e cila përfitohet nga kandidatët që kanë mbaruar arsimin e mesëm dhe që vërtetojnë se kanë një eksperiencë pune si administrator ose drejtor (për një periudhë 3-vjeçare, pa ndërprerje) në një ndërmarrje transporti rrugor, si dhe kandidatët që kanë mbaruar studimet e ciklit të parë në arsimin e lartë.

Aplikimi për herë të parë

Aplikimi për CKP bëhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR-ve) ku ka vendbanimin aplikanti, duke dorëzuar dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë për pajisje me CKP për kategorinë përkatëse.
  • Fotokopje e noterizuar e Diplomës të Shkollës, sipas kategorisë për të cilën aplikon.
  • Fotografi (6 copë) në format 4.2 cm x 3.5 cm.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Vërtetim banimi.

Detyrime në sportel:

  • pagesa për zhvillimin e kursit të trajnimit, sipas arsimit përkatës të kandidatitit.

Organizimi i trajnimit për herë të parë

Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale (Sektori i Kualifikimeve Profesionale), organizon trajnimin e kandidatëve për Drejtues veprimtarie të ndërmarrjeve të transportit rrugor të mallrave e udhëtarëve sipas Udhëzimit Nr. 1, datë 28.01.2009 të Ministrisë së Punëve Publike e Transportit, me dy nivele:

  • 96 orë mësimi për transport brenda vendit për mallra e udhëtarë,
  • 120 orë mësimi për transport ndërkombëtar për mallra e udhëtarë.

Përkatësisht ndarja në orë mësimi:

  • pjesa teknike 40 orë,
  • pjesa ekonomike 28 orë,
  • pjesa juridike 28 orë,
  • transporti ndërkombëtar 24 orë.

Rinovimi i CKP-së

Certifikata e Kompetencës Profesionale ka afat 5-vjeçar dhe aplikimi për rinovim bëhet të paktën 3 muaj para përfundimit të afatit të vlefshmërisë.

Kandidati përjashtohet nga provimi, por jo nga trajnimi. Aplikimi bëhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR-ve) ku ka vendbanimin aplikanti, duke dorëzuar dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë për rinovimin e CKP-së për kategorinë përkatëse.
  • Fotokopje e noterizuar e Diplomës të Shkollës, sipas kategorisë për të cilën aplikon.
  • Fotografi (6 copë) në format 4.2 cm x 3.5 cm.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Vërtetim banimi.
  • Ekstrakt i QKB-së (për të vërtetuar se ka ushtruar për 3 vjetët e fundit veprimtarinë e tij pa ndërprerje).
  • Certifikatat origjinale (CKP).
  • Mandat arkëtimi 800 Lekë për çdo Certifikatë.
  • Pagesa e zhvillimit të kursit të trajnimit, sipas arsimit përkatës dhe eksperiencës në punë që vërtetohet me ekstraktin e QKB-së.

Detyrime në sportel:

  • pagesa për zhvillimin e kursit të trajnimit, sipas arsimit përkatës të kandidatit.

Organizimi i trajnimit për rinovim:

Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale (Sektori i Kualifikimeve Profesionale), organizon trajnimin e reduktuar për kandidatët që paraqesin kërkesën e tyre për rinovimin e CKP-së me programe të hartuara sipas Udhëzimit Nr. 5, datë 27.05.2015 të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. Trajnimi (si më poshtë) do të kryhet mbi bazë të veprimtarisë që ka ushtruar personi që zotëron CKP-në:

  1.  Mbajtësi i CKP që vërteton që ka ushtruar veprimtarinë e tij pa ndërprerje në 3 vitet e fundit, i nënshtrohet trajnimit të reduktuar prej 24 orësh të ndara si më poshtë:
  • pjesa teknike 7 orë,
  • pjesa ekonomike 6 orë,
  • pjesa juridike 6 orë,
  • transporti ndërkombëtar 5 orë.

       2.  Mbajtësi i CKP që nuk vërteton që ka ushtruar veprimtarinë e tij pa ndërprerje në 3 vitet e fundit, i nënshtrohet trajnimit të reduktuar prej 48 orësh të ndara si më poshtë:

  • pjesa teknike 14 orë,
  • pjesa ekonomike 12 orë,
  • pjesa juridike 12 orë,
  • transporti ndërkombëtar 10 orë.

Zëvëndësimi i CKP-së

  • në rast dëmtimi - kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe të shoqërohet me certifikatë origjinale.
  • në rast humbje ose vjedhje - kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe të përmbaj sqarime të hollësishme mbi humbjen e saj.
  • në rast ndryshimi të emrit - kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe të shoqërohet me certifikatën origjinale si dhe dokument zyrtar që identifikojnë të njëjtin person.

Dokumentacioni i nevojshëm për zëvëndësimin e CKP-së është si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Certifikata e mëparshme (në rastin e dëmtimit apo të ndryshimit të emrit).
  • Vërtetim banimi.
  • Fotografi me ngjyra me përmasa 3.5 cm x 4.2 cm sipas numrit të CKP-vë që do zëvëndësojë.
  • Mandat arkëtimi 800 Lekë për çdo Certifikatë.
Tipet e Certifikatave të Aftësimit Profesional - CAP

Certifikata e Aftësimit Profesional - CAP, është dokument personal, pjesë e dokumentacionit të qarkullimit të mjetit, e vlefshme vetëm për përdorimin e mjeteve të përcaktuara në kategoritë e shënuara të cilat në të gjitha rastet duhet të jenë në përputhje me kategoritë e lejes së drejtimit të mbajtësit të saj. 

CAP është një dokument që vërteton aftësimin profesional të përdoruesve të mjeteve rrugore që drejtohen me lejedrejtimi të kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, në përputhje me kërkesat e direktivës BE-2003/59/KE dhe me rregullat dhe kërkesat e reja që dalin nga zhvillimi i tregut të transportit rrugor të mallrave dhe udhëtarëve.

Modeli CAP, është pjesë e udhëzimit të Ministrit dhe e njëjtë me atë që parashikon Direktiva BE 2003/59/CE, prodhohet dhe shpërndahet nga strukturat e DPSHTRR-së.

Këto Certifikata lëshohen nga DRSHTRR-të, në varësi të kërkesës dhe lejes së drejtimit dhe janë 2 llojesh:

  • CAP për transportin e mallrave, për drejtuesit e mjeteve të destinuara për transporte specifike të mallrave me peshë maksimale të autorizuar mbi 3.5 ton, të pajisur me lejedrejtimi të kategorisë C1, C1E, C dhe CE,
  • CAP për transportin e udhëtarëve, për drejtuesit e mjeteve të destinuara apo autorizuara për transportin e udhëtarëve dhe nxënësve të shkollave, të pajisur me leje drejtimi të kategorisë D1, D1E,  D dhe DE.

Cilido që zotëron një CAP dhe është i pajisur me lejedrejtimi të kategorive C1 dhe D1 ose C dhe D, si dhe me ato që pasohen nga shtrirja e tyre, mund të kërkojë të pajiset me të dyja llojet e CAP, pasi të ketë kryer një trajnim periodik të veçantë dhe të jetë shpallur fitues i provimit përkatës teorik.


Pajisja me CAP

Përgatitja e kandidatëve që do të kërkojnë të pajisen për herë të parë me CAP, për transportin e mallrave ose për transportin e udhëtarëve, apo do të rinovojnë atë kur ti ketë mbaruar afati i vlefshmërisë, do të realizohet vetëm nëpërmjet kualifikimit fillestar dhe trajnimeve periodike, që do të kryhen në subjektet Autoshkollë të licencuara nga QKL-ja.

Procedurat e pajisjes me CAP janë të përcaktuara nga Udhëzimin, Nr. 3606/2, datë 28.10.2011 “Për pajisjen e përdoruesve të mjeteve rrugore të kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, me Certifikatën e Aftësimit Profesional”, të ndryshuar, dhe Rregullores së DPSHTRR-së, Nr .7, datë 11/12/2015, “Për administrimin e aktivitetit të kualifikimit dhe testimit të kandidatëventëve që do të pajisen me Certifikatën e Aftësimit Profesional (CAP).

Për regjistrimin e kandidatëve, autoshkolla paraqet në zyrën e pranimit të DPSHTRR-së një kërkesë me shkrim sipas formularit model 04 CAP, si dhe dokumentacionin e kandidatit.

Dokumentacioni nevojshëm për regjistrimin në kursin e kualifikimit fillestar:

  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Fotokopje e lejedrejtimit.
  • Certifikatë mjekësore e lëshuar jo më herët se 6 muaj nga data e aplikimit (origjinal).

Dokumentacioni nevojshëm për regjistrimin në kursin e trajnimit periodik:

  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Certifikatë mjekësore e lëshuar jo më herët se 6 muaj nga data e aplikimit (origjinal).

Shkarko Pyetësorin CAP.

Vërtetim i Aftësisë Profesionale për ushtrimin e veprimtarisë së Agjencisë - VAP

Për t'u dhënë mundësi të gjithë të interesuarve për t'u pajisur me Vërtetim të Aftësisë Profesionale (VAP) të Titullarëve të Agjencive të Trajtimit të Praktikave të qarkullimit të mjeteve me motor, DPSHTRR ka përgatitur gjithë infrastrukturën e nevojshme për regjistrimin, testimin dhe pajisjen me VAP në plotësim të detyrimeve që rrjedhin nga:

  • Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura për veprimtaritë që lidhen me to”, i ndryshuar,
  • Sipas këtij ligji, Përgjegjësi Teknik është detyrim për të gjitha subjektet që kërkojnë të licencohen për kryerjen e veprimtarisë që përfshihet në kategorinë me kodin VII.3.B.4 dhe Titullari i Agjencisë, sipas nenit 23 të këtij ligji, është detyrim për të gjitha subjektet që kërkojnë të licencohen për ushtrimin e veprimtarisë së Agjencisë për Praktikat e Qarkullimit të Mjeteve me Motor dhe/ose rimorkiove.
  • Udhëzimi Nr. 1547, datë 29.03.2016 “Agjencitë që trajtojnë praktikat e qarkullimit të mjeteve rrugore me motor dhe/ose rimorkiove”

Kërkesa të nevojshme

Aplikanti që kërkon të pajiset me VAP, në përputhje me përcaktimet sa më sipër, duhet të plotësojë këto kërkesa:

  • të jetë Inxhinier Mekanik,
  • të mos jetë dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera në ushtrimin e veprimtarive të përmendura në pikën 2, të nenit 3, të këtij ligji,
  • të ketë aftësi fizike për të kryer këtë veprimtari, të vërtetuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:

Aplikantët që plotësojnë kushtet sipas nenit 4 të kësaj rregulloreje, për t’u pajisur me Vërtetimin e Regjistrimit, duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rugor (DRSHTRR) ku kanë vendbanimin, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesën në formë deklarate për pajisje me VAP (ku të ketë përcaktuar edhe nënkategorinë/ritë e kërkuara), sipas modeli 001S.
  2. Kopjen e kartës së identitetit.
  3. Kopje e noterizuar e Diplomës (Inxhinier Mekanik)
  4. Dokumentacionin teknik justifikues (origjinal ose fotokopje të noterizuar) për atë që është e paraqitur si veprimtari e kryer prej tij, në CV, që kanë lidhje me fushën e veprimtarisë së nënkategorisë përkatëse.
  5. Vetëdeklarim i personit, në lidhje me gjendjen e tij me organin e gjykatës, që nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera në ushtrimin e veprimtarive të përmendura në pikën 2, të nenit 3, të Ligjit  Nr.9573, datë 03.07.2006.
  6. Vërtetim për aftësitë fizike për të kryer veprimtarinë e kërkuar, të vërtetuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit ku banon.

Përgatitja teorike e aplikantëve për VAP

DPSHTRR-ja, ashtu si dhe është përcaktuar në Ligjin Nr. 9573, datë 03.07.2006, për përgatitjen teorike të aplikantëve që do të kërkojnë të pajisen me DAP ose VAP, organizon kurse kualifikimi, sipas programeve të miratuara nga Ministri Përgjegjës për Transportin, me shkresë Nr. 7449/1, datë 22.10.2007.

Aplikantët që kerkojnë të bëhen titullar të Agjencisë për veprimtarinë e trajtimit të praktikave të qarkullimit të mjeteve me motor (kodi VII.3.B.4) duhet të kryejnë trajnim për programin teorik prej 30 orësh, ndaj:

  • Aplikantët e pajisur me Vërtetim Aplikimi, sipas nenit 6 të kësaj rregulloreje, duhet t’i nënshtrohen kursit të detyruar teorik të kualifikimit, në datat e programuara nga DPSHTRR-ja, pasi të jenë pajisur më parë me programin përkatës, i cili është pjesë përbërëse e kësaj rregulloreje. Kurset e trajnimit do të organizohen të programuara nga Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale, nëpërmjet specialistëve të fushës.

Provimi i njohurive

  1. Në provim merren aplikantët që janë të pajisur me autorizim dhe që kanë marrë pjesë në kursin përkatës të trajnimit.
  2. Aplikantët për pajisje meVAP, merren në provim një herë në vit.

Rinovimi i VAP bëhet:

  • në rast dëmtimi - subjekti dorëzon dokumentin e vjetër të dëmtuar, dokumentin e identifikimit, 2 fotografi, mandat pagesën dhe plotëson kërkesën sipas modelit 001S.
  • në rast shkatërrimi, humbje ose vjedhje - subjekti duhet të paraqesë dokumentin e identifikimit, të dorëzojë 2 fotografi, mandat pagesën dhe plotëson kërkesën sipas modelit 001S së bashku me deklarimin përkatës për arsyen e rinovimit.