Transparenca

You are here

Programi i Transparencës

Në përputhje me nenin 7 të ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës DPSHTRR (Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. DPSHTRR (Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor) do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së këtij institucioni nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.dpshtrr.gov.al, si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të Programit të Transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e DPSHTRR është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë, në format lehtësisht të kuptueshëm dhe aksesueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.