Objekti i Veprimtarisë

You are here

Misioni dhe Detyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor

Objekti i veprimtarisë së DPSHTRR-së është shërbimi ndaj subjekteve fizike dhe juridike, shtetërore dhe private, në veprimtarinë e transportit rrugor si:

  • Regjistrimi i mjeteve (pajisja e tyre me targa dhe leje qarkullimi, regjistrimi i pronarëve të tyre dhe pajisja me certifikatë pronësie).
  • Lëshimi i kartës së memories tahografit digjital.
  • Lëshimi i Certifikatës ATP për mjetet izotermike.
  • Lëshimi i Certifikatës për Transport Ndërkombëtar Mallrash për të Tretë dhe me Qira.
  • Lëshimi i Certifikatës së kontrollit teknik CEMT.
  • Lëshimi i Certifikatës së miratimit ADR për mjetet që transportojnë lëndë të rrezikshme.
  • Licencimi për transport të mallrave jashtë norme.
  • Monitorimi i kualifikimit të drejtuesve të mjeteve rrugore dhe pajisja e tyre me lejedrejtimi, rinovimi, rimarrja dhe konvertimi i lejedrejtimit.
  • Kontrolli i veprimtarisë së autoshkollave.
  • Krijimi i regjistrit kombëtar të mjeteve dhe drejtuesve të tyre (transmetimi i menjëhershëm i të dhënave që kërkohen nga organet e përcaktuara me ligj).
  • Organizimi, shtypja dhe shpërndarja e dokumentacionit bazë për transportin rrugor.
  • Kryerja e veprimtarisë së agjentit tatimor, sipas përcaktimeve ligjore.
  • Lëshimi i dëshmive të taksistëve, instruktorëve të praktikës dhe teorisë etj.
  • Trajnimi i specializuar në transportin rrugor për pajisjen e aplikantëve me Dëshminë e Aftësisë Profesionale.
  • Kontrolli shtetëror i operatorëve të transportit rrugor dhe mbikqyrja e kualifikuar gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre si dhe çdo objekt tjetër veprimtarie të lejuar nga legjislacioni në fuqi dhe që nuk bie në kundërshtim me aktet ligjore të cituara më sipër dhe me rregullat e përcaktuara në Statut.