Targë Jashtë Serie

You are here

DPSHTRR, në kuadër të luftës kundër informalitetit, sjell online sistemin e rezervimit për targat jashtë radhe.

Ky rezervim është pjesë e sistemit të targave të veçanta dhe përfshin kategorinë IV me tarifë 10 000 Lekë me TVSH, për ato targa të automjeteve për të cilat qytetari apo subjekti dëshiron një numër jashtë radhe (nga ajo që gjen ne sportel) ose një numër preferencial i cili lidhet me një simbolikë të caktuar për aplikuesin. Në këtë kategori përfshihen targa me numra si 010, 123, 256, 895, 554, 322, 979, etj. Shkronjat fundore që mund të zgjidhni variojnë nga YS-ZZ (psh AA 548 YZ, AA 434 YS, etj).

Përjashtohen nga kjo kategori targat të cilat cilësohen si të veçanta dhe gjenden në sistemin tjetër të targave me përzgjedhje që gjeni në linkun: http://rezervim.dpshtrr.gov.al.

Shënim:
Ky shërbim ofrohet vetëm për Automjete dhe përveç vlerës së shërbimit, do të aplikohen edhe tarifat standarde për pajisjen me targë/regjistrim mjeti pranë DRSHTRR-ve për automjetet*.
*Për automjetet nuk përfshihen tarifa RBS, Kalim Pronësie ose ndryshim formati targe nga drejtkëndëshe në katrore. 
Të gjithë aplikantët e këtij shërbimi do të kenë prioritet në kryerjen e procedurave, pa pritur në rradhë. 

Plotëso formularin, dërgo kërkesën për rezervim, qëndro në pritje të konfirmimit.
Adresa email duhet të jetë e saktë pasi do të përcillet konfirmimi. Nëse emaili rezulton jo i saktë, rezervimi i targës do të anullohet. Një adresë email nuk mund të përdoret më shumë se dy herë.

Përzgjidhni numrat dhe dy shkronjat fundore nga AA 010 YS deri te AA 998 ZZ.

Në këtë kategori përfshihen targa me numra si 010, 123, 256, 895, 554, 322, 979, etj. Shkronjat fundore që mund të zgjidhni variojnë nga YS-ZZ (psh AA 548 YZ, AA 434 YS, etj).

Përjashtohen nga kjo kategori targat të cilat cilësohen si të veçanta dhe gjenden në sistemin tjetër të targave me përzgjedhje që gjeni në linkun: http://rezervim.dpshtrr.gov.al.

Kërkesa juaj do të verifikohet dhe ju do të njoftoheni me e-mail për disponibilitetin e targës

Kujdes: Kërkesa për verifikim targe nuk konsiderohet si prenotim. Ju duhet të qëndroni në pritje të konfirmimit që kërkesa juaj të konsiderohet e vlefshme. Pasi emaili të konfirmohet ju mund të paraqiteni pranë Drejtorisë Rajonale përkatëse në datën e njoftuar.

Për çdo problem me rezervimin na shkruani në adresën: targajashteserie@dpshtrr.gov.al